Academy Martial Arts Korçë, Albania

Academy Martial Arts Korçë, Albania

Share

Akademia e Arteve Marciale Korce është themeluar më 11 Nëntor 2013 "A.A.M.K" Dorian Potka mbas kthimit nga Greqia themeloi Akademine e Arteve Marciale Korce.

AKADEMIA E ARTEVE MARCIALE KORCE eshte themeluar me date 11/11/2013 Akademia e Arteve Marciale Korce,tani mjaft e njohur nga ky qytet dhe jo vetem,u themelua nga Dorian Potka. Deshira dhe pasioni i tij per Artet Marciale ishte i madh. Me shkuarjen e tij ne Greqi ne moshen 16 vjecare ai u be pjese e soprtit marcial Kung Fu Con Mok Pai dhe me vone ne Taekwondo & Kung fu Wing Chun ne qytetin e Janine

28/08/2026

NJOFTIM! – RIFILLOJMË SEZONIN E RI STËRVITOR! 🥋

📅 Më 02.09.2026 rifillojmë aktivitetin në Akademinë e Arteve Marciale Korçë!

🔥 Një tjetër sezon na pret, plot stërvitje, aktivitete, lojëra, disiplinë, energji dhe përkushtim!

!📝 REGJISTRIMET VAZHDOJNË!

Mos e humbisni mundësinë për t’i dhuruar fëmijës tuaj një fillim të bukur dhe një eksperiencë të vlefshme përmes sportit! 🥋🥊

🏆 TRAJNERË TË KUALIFIKUAR PROFESIONALISHT
⭐ Mbi 13 vite eksperiencë në mësimdhënje në artet marciale dhe stërvitjen sportive

Një ambient i sigurt dhe edukues, ku fëmijët dhe të rriturit zhvillojnë disiplinën, vetëbesimin, forcën, respektin dhe përgatitjen sportive. 💪

👦👧 Për fëmijë dhe të rritur – vajza dhe djem!

🌟 MIRË SE VINI NË AKADEMINË E ARTEVE MARCIALE KORÇË!
Ju presim me shumë energji dhe dashuri për një tjetër sezon të suksesshëm! 🥋🔥

📞 PËR ÇDO INFO: 069 78 78 572

🙏 JU FALEMINDERIT! 🤗🌟

21/07/2026

🏆 Kampionët e Sfidës Fizike 🏆

Fituesit sipas grupmoshave:

🥇 5–6 vjeç – Beshir Potka 🏆
🥇 6–7 vjeç – Dijan Çocka 🏆
🥇 7–8 vjeç – Amar Dajko 🏆
🥇 8–9 vjeç – Manuel Qaja 🥇

👏 Urime të gjithë kampionëve për performancën dhe përkushtimin e treguar! Këta ishin fituesit e Sfidës Fizike për secilën grupmoshë.

04/07/2026
Photos from Academy Martial Arts Korçë, Albania's post 02/07/2026

🥋 TESTIMI I BREZAVE ME NGJYRË

📅 Më datë 26 Qershor 2026, u zhvillua testimi i brezave me ngjyrë për një pjesë të sportistëve të Akademisë së Arteve Marciale Korçë.

👏 Të gjithë sportistët e përfshirë në testim e kaluan me sukses këtë provim, duke dëshmuar përkushtim, disiplinë dhe përgatitje të mirë teknike.

Gjatë testimit u vlerësuan:

🥋 Tul (format teknike)

👊 Dyluftime indirekte (Sparring)

💥 Teknika force

📝 Pyetje me shkrim mbi njohuritë teorike të Taekwondo-së

🏅 Ky sukses është rezultat i punës së vazhdueshme, stërvitjes së rregullt dhe përkushtimit të sportistëve dhe trajnerëve.

🎉 Urime të gjithë sportistëve për arritjen e tyre! Ju urojmë suksese edhe më të mëdha në sfidat e ardhshme.

02/07/2026

🌿 KA FILLUAR STËRVITJA NË NATYRË! ☀️

Gjatë muajve të verës, stërvitjet do të zhvillohen në ambient të hapur, duke kombinuar sportin me argëtimin.

✅ Argetim dhe loje sportive
🥋 Stervitje teknike (ITF Taekwondo)
👊 Sparing (ndeshje stervitore)
🥊 Stervitje boksi – teknike, levizje dhe kombinime
🏹 Stervitje ne shigjetari
🎯 Zhvillim i saktesise, perqendrimit dhe koordinimit
💪 Pergatitje fizike
🤝 Pune ne ekip, disipline dhe vetebesim
🌳 Atmosfere e kendshme ne natyre

📍 Te mirepresim cdo dite per nje vere aktive, plot sport, argetim dhe zhvillim!

07/06/2026

🥊 Nergi Dylmishi, Boksieri i Korçës! 🥊

Në eventin e boksit "Miq për Jetë", boksieri korçar Nergi Dylmishi u vlerësua nga juria me çmimin "Sportisti Më Luftarak", një vlerësim i merituar për guximin, përkushtimin dhe paraqitjen e tij në ring.

Ky sukses bëri krenar trajnerin e tij Dorian Potka dhe gjithë qytetin e Korçës, duke dëshmuar se puna dhe sakrifica shpërblehen.

🙏 Mirënjohje të veçantë për Antonet Rapushin, organizatorin e eventit "Miq për Jetë", për ftesën dhe mundësinë që na dha të ishim pjesë e këtij aktiviteti të shkëlqyer sportiv.

05/06/2026

🏆 Kampioni i ardhshëm në rrugën e duhur! 🥊

Me përkushtim, disiplinë dhe punë të palodhur, Nergi Dylmishi po ndërton hap pas hapi rrugën drejt suksesit. Çdo stërvitje është një hap më afër ëndrrave dhe objektivave të tij.

Vazhdon të tregojë karakter, vullnet dhe pasion për sportin, cilësi që dallojnë kampionët e vërtetë.

Sukseset e mëdha fillojnë me hapa të vegjël. E ardhmja është premtuese për Nergin! 💪🥇

05/06/2026

.d & .angelo 2 boksierat e Akademise ndeshen sot ne kete event ne Tirane !

Korçë, Dita Olimpike 2026 25/05/2026

Korçë, Dita Olimpike 2026 Enjoy the videos and music you love, upload original content, and share it all with friends, family, and the world on YouTube.

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Korçë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Address


ADRESA: Academy Martial Arts Korçë Albania. Rruga: Mitingu I Shkronjave
Korçë
7001

Opening Hours

Monday 14:30 - 21:00
Wednesday 14:30 - 21:00
Friday 14:30 - 21:00