Grupi_iii_bosa

Directions
😜😜😜πŸ’ͺπŸ’ͺ🍺🍺🍺🍺
04/02/2021

😜😜😜πŸ’ͺπŸ’ͺ🍺🍺🍺🍺

my family i love you so muchπŸ’–πŸ’žπŸ’žπŸ’žπŸ’žπŸ™πŸ™πŸ™πŸ™
20/01/2021

my family i love you so muchπŸ’–πŸ’žπŸ’žπŸ’žπŸ’žπŸ™πŸ™πŸ™πŸ™

my family i love you so muchπŸ₯°πŸ₯°πŸ’–πŸ’žπŸ’ž
20/01/2021

my family i love you so muchπŸ₯°πŸ₯°πŸ’–πŸ’žπŸ’ž

05/06/2020

Interviste per median Nacionale.info!

β€œTakimet sekrete ThaΓ§i – VuΓ§iΓ§ kanΓ« ndodhur; u bΓ«nΓ« pΓ«r ndarjen e KosovΓ«s”

Nga Nacionale - 5 Qershor 2020



IntervistΓ« ekskluzive e ish-presidentit shqiptar pΓ«r Nacionale, nΓ« lidhje me tranzicionin demokratik nΓ« ShqipΓ«ri, zhvillimet politike atje dhe bisedimet KosovΓ«-Serbi.

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri Berisha dhe lideri historik i tΓ« djathΓ«s nΓ« ShqipΓ«ri, njΓ« nga protagonistΓ«t kryesorΓ« tΓ« politikΓ«s sΓ« tranzicionit pΓ«rgjigjet nΓ« njΓ« sΓ«rΓ« pyetjesh qΓ« kanΓ« tΓ« bΓ«jnΓ« me gjendjen nΓ« ShqipΓ«ri, KosovΓ« dhe raportet mes kΓ«tyre dy shteteve.



Nacionale: Ju keni qenΓ« njΓ« nga protagonistΓ«t kryesore tΓ« politikΓ«s dhe tranzicionit demokratik nΓ« ShqipΓ«ri, pΓ«rgjatΓ« 30 viteve tΓ« fundit. Edhe pse ka pΓ«rparim e ndryshime tΓ« mΓ«dha, krahasuar me pikΓ«n e nisjes, pra shembjen e sistemit komunist, ShqipΓ«ria megjithatΓ« ende nuk e ka pΓ«rmbyllur fazΓ«n e tranzicionit, siΓ§ ka ndodhur me shumicΓ«n e vendeve tΓ« EvropΓ«s Lindore dhe Juglindore. Madje vitet e fundit duket se ka rΓ«nie tΓ« demokracisΓ«. Si shpjegohet ky tranzicion i gjatΓ«, cilat janΓ« pengesat kryesore?



Sali Berisha: ShqipΓ«ria ishte vite drite larg vendeve tΓ« lira. Por shtoj se ajo u rrit me 21 herΓ« deri nΓ« vitin 2013. Nisi udhΓ«n e saj nΓ« vitin 1992 me GDP pΓ«r frymΓ« vetΓ«m 204 dollarΓ« dhe nΓ« vitin 2008 arriti tΓ« futet nΓ« grupin e vendeve me tΓ« ardhura tΓ« mesme tΓ« larta. NΓ« vitin 2013 rroga mesatare e shqiptarΓ«ve ishte me e lartΓ« se sa e BullgarisΓ«, SerbisΓ«, RumanisΓ«, MaqedonisΓ«, KosovΓ«s dhe Malit te Zi. Ajo u anΓ«tarΓ«sua nΓ« NATO, luajti rol tΓ« pazΓ«vendΓ«sueshΓ«m nΓ« mbΓ«shtetjen e lirisΓ« dhe pavarΓ«sisΓ« sΓ« KosovΓ«s, mori rekomandimin e Komisionit Evropian pΓ«r statusin e vendit kandidat me kusht qΓ« tΓ« votoheshin tre ligjet tΓ« dakortΓ«suara nΓ« Γ§do fjalΓ« por qΓ« Edi Rama i bllokoi ato. Historia tregon se demokracia Γ«shtΓ« njΓ« proces i ri kthyeshΓ«m dhe kjo ka ndodhur me ShqipΓ«rinΓ« pas ardhjes sΓ« Edi RamΓ«s nΓ« pushtet. Pas ardhjes nΓ« pushtet, Edi Rama me lidhjet e tij me krimin dhe drogΓ«n: ShqipΓ«ria u shndΓ«rrua nΓ« KolumbinΓ« e EvropΓ«s, Narkoshtetin e vetΓ«m nΓ« EvropΓ«. NΓ« qendrΓ«n operacionale sipas DASH tΓ« organizatave kriminale tΓ« Rajonit, EvropΓ«s, Lidhjes sΓ« Mesme, AmerikΓ«s sΓ« Veriut dhe asaj tΓ« Jugut. Shteti ligjor u zΓ«vendΓ«sua me narkoshtetin. NΓ« 7 vite nΓ« ShqipΓ«ri nuk ka ardhur pΓ«r investime asnjΓ« kompani e huaj serioze. TΓ« gjitha janΓ« kontrata tΓ« qeverisΓ« sΓ« mΓ«parshme. KΓ«shtu rrogat dhe pensionet nuk u rritΓ«n. ShqipΓ«ria tani ka rrogat mΓ« tΓ« ulta nΓ« rajon dhe koston e jetesΓ«s mΓ« tΓ« shtrejtΓ«n nΓ« rajon! Nga ShqipΓ«ria janΓ« larguar mbi 410 mijΓ« shqiptar nΓ« katΓ«r vitet e fundit. Edi Rama u angazhua me Beogradin nΓ« njΓ« agjendΓ« kundΓ«r KosovΓ«s dhe Kombit shqiptar. Edi Rama shkatΓ«rroi nΓ« ShqipΓ«ri procesin zgjedhor, zhvilloi pΓ«r herΓ« tΓ« parΓ« nΓ« EvropΓ« pas rΓ«nies sΓ« perdes sΓ« hekurt zgjedhje moniste. Ai mbushi parlamentin dhe qeveritΓ« vendore me vrasΓ«s, trafikante, hajdute dhe pΓ«rdhunues. Me njΓ« fjalΓ« krimi, korrupsioni dhe droga e lidhur me qeverinΓ« shkatΓ«rruan dhe shkatΓ«rrojnΓ« demokracinΓ« nΓ« ShqipΓ«ri dhe mbyllen qΓ« nga 2015 dyert e Bashkimit Evropian pΓ«r ShqipΓ«rinΓ«.



Nacionale: NΓ« ShqipΓ«ri ka njΓ« klimΓ« shumΓ« tΓ« ashpΓ«r politike, ku partitΓ« kryesore nuk arrijnΓ« tΓ« gjejnΓ« gjuhΓ«n e pΓ«rbashkΓ«t pΓ«r asgjΓ«. Demokracia tashmΓ« duket se ka degjeneruar, pasi kemi njΓ« tΓ«rheqje tΓ« PD-sΓ« nga institucionet, dhe vetΓ«m njΓ« parti qΓ« drejton tΓ« gjitha shtyllat e pushtetit. A mendoni se veproi drejt PD me daljen nga parlamenti, dhe si rrjedhojΓ« humbi edhe komunat, pasi nuk mori pjesΓ« nΓ« zgjedhje? A do tΓ« ishte mΓ« mirΓ« qΓ« betejat tΓ« zhvilloheshin brenda nΓ« institucione?



Sali Berisha: NΓ« ShqipΓ«ri rezultatin e zgjedhjeve siΓ§ u dokumentua qartΓ« e pΓ«rcaktuan bandat, vrasΓ«sit, trafikantΓ«t e lidhur me Edi RamΓ«n. Krimi elektoral jo vetΓ«m qΓ« nuk u ndΓ«shkua por u shpΓ«rblye. ShqipΓ«ria nuk ka parlament legjitim, nuk zhvillon zgjedhje. Kjo ka pΓ«rcaktuar qΓ«ndrimet e PD.



Nacionale: VijmΓ« te situata nΓ« KosovΓ«. Ju jeni pΓ«rfshirΓ« nΓ« debate tΓ« ashpra me presidentin e KosovΓ«s, pΓ«r idetΓ« e tij, apo projektet pΓ«r ndarje tΓ« KosovΓ«s. Duke qenΓ« se keni mbajtur poste tΓ« larta shtetΓ«rore si kryeministΓ«r dhe president, a keni pasur kontakte me personalitete tΓ« larta evropiane e amerikane, nΓ« lidhje me Γ§Γ«shtjen e KosovΓ«s? Γ‡farΓ« thonΓ« dhe pse presidenti ThaΓ§i ka hyrΓ« nΓ« kΓ«tΓ« lojΓ«?



Sali Berisha:Ndarja e KosovΓ«s apo dhe shkΓ«mbimi i territoreve nuk Γ«shtΓ« ide e Hashim ThaΓ§it por Γ«shtΓ« ide e SerbisΓ« sΓ« Madhe e Beogradit qΓ« nga vitet 1990 deri sot. KΓ«tΓ« ide argati i Beogradit, Miladini shqipfolΓ«s pas ardhjes sΓ« Edi RamΓ«s nΓ« pushtet u bΓ« copa ta paraqiste si ide te tij. Ai damkosi veten si njΓ« vasal i Beogradit dhe habiti botΓ«n e dΓ«mtoi thellΓ«sisht KosovΓ«n. E gjitha kjo sepse Beogradi ka dosjet e tij tΓ« krimeve, tΓ« cilat i publikoi senatori Dick Marti. Personalisht nuk kam dijeni pΓ«r krimet e tij dhe kam kundΓ«rshtuar publikisht madje edhe nΓ« OKB raportin e Dick Martit. Kurse Miladini shqipfolΓ«s ndonΓ«se u zotua se do padiste senatorin ai nuk ngriti ndonjΓ«herΓ« padi penale apo civile ndaj tij.



Nacionale: Γ‹shtΓ« publikuar drafti i njΓ« marrΓ«veshjeje, nΓ« mΓ«nyrΓ« jo zyrtare, i cili praktikisht bΓ«nΓ« ndarjen e KosovΓ«s, e vendos kufirin nΓ« lumin IbΓ«r dhe madje parasheh edhe eksterritorialitet pΓ«r kishat e manastiret serbe, si dhe njΓ« nivle tΓ« tretΓ« tΓ« pushtetit pΓ«r asociacionin e Komunave. Po kΓ«shtu shkΓ«mbim tΓ« disa fshatrave nΓ« veri tΓ« KosovΓ«s me disa fshatra nΓ« LuginΓ«n e PreshevΓ«s. Γ‡farΓ« mendoni pΓ«r kΓ«tΓ« plan? Γ‡farΓ« do tΓ« sillte ky pΓ«r KosovΓ«n dhe shqiptarΓ«t?



Sali Berisha:Ai Γ«shtΓ« plani i SerbisΓ« sΓ« Madhe, i cili synon aneksimin e territoreve tΓ« KosovΓ«s, sakatimin pΓ«rfundimtar dhe pΓ«r rrjedhojΓ« ndarjen e KosovΓ«s midis SerbisΓ« dhe ShqipΓ«rise, fshirjen e saj nga harta e Ballkanit..

Nacionale: Γ‹shtΓ« folur edhe pΓ«r zhvillimin e takimeve sekrete mes presidentit te KosovΓ«s dhe atij tΓ« SerbisΓ«, nΓ«pΓ«r disa kryeqytete evropiane. Madje ish-ministri i jashtΓ«m i SerbisΓ« Jeremic, ka denoncuar publikisht se me 4 nΓ«ntor 2018 ThaΓ§i Γ«shtΓ« takuar nΓ« RomΓ« me VuΓ§iΓ§in. Γ‹shtΓ« fakt se pak ditΓ« mΓ« vonΓ«, presidenti i KosovΓ«s largoi ambasadoren tonΓ« nΓ« Itali nga detyra, pa ndonjΓ« arsye, gjΓ« qΓ« shtoi dyshimet se kΓ«tΓ« veprim e ndΓ«rmori pikΓ«risht pΓ«r shkak tΓ« takimit tΓ« fshehtΓ« me VuΓ§iΓ§in, pΓ«r tΓ« cilin ambasadorja nuk kishte pasur dijeni. Γ‡farΓ« peshe kanΓ« kΓ«to takime tΓ« fshehta mes pΓ«rfaqΓ«suesve tΓ« dy vendeve nΓ« konflikt? A duhet tΓ« zhvillohen nΓ« kΓ«tΓ« format dhe Γ§farΓ« dΓ«mesh i kanΓ« sjellΓ« KosovΓ«s?



Sali Berisha: Takimet e fshehta janΓ« reale. Ato kanΓ« ndodhur dhe kanΓ« pasur vetΓ«m njΓ« qΓ«llim; planin pΓ«r ndarjen e KosovΓ«s. NΓ« kΓ«to takime padroni ka patur dikΓ«, qoftΓ« dhe pΓ«r shΓ«nime,a kurse argatin e ka thirrur vetΓ«m, si dΓ«shmi e njΓ« akti varΓ«sie totale. Takimet e fshehta pΓ«r integritetin territorial tΓ« KosovΓ«s, sovranitetin e saj janΓ« akte antikushtetuese tΓ« tradhtisΓ« sΓ« lartΓ« kombΓ«tare.



Nacionale: Aktualisht administrata Trump-it kΓ«rkon njΓ« marrΓ«veshje mes KosovΓ«s dhe SerbisΓ«, por duket e paqartΓ« nΓ« lidhje me pΓ«rmbajtjen e saj. Sa i pΓ«rgatitur Γ«shtΓ« ky proces sipas jush, nga ana e diplomatΓ«ve amerikanΓ«?



Sali Berisha: EshtΓ« e vΓ«rtet qΓ« administrata e presidentit Trump ka dΓ«shmuar interes tΓ« veΓ§antΓ« pΓ«r njΓ« marrΓ«veshje KosovΓ« – Serbi. Kjo dΓ«shmohet edhe nga caktimi i njΓ«rit prej diplomateve dhe bashkΓ«punΓ«torΓ«ve mΓ« tΓ« besuar tΓ« Presidentit Trump, ambasadorit Richard Grenell. Mendoj se roli i SHBA-sΓ« Γ«shtΓ« jetik pΓ«r arritjen e kΓ«saj marrΓ«veshje dhe se administrata e SHBA-sΓ« ka pΓ«rcaktuar qartΓ« parimet e marrΓ«veshjes e cila duhet tΓ« jetΓ« e pranueshme nga tΓ« dy palΓ«t. PavarΓ«sisht nga pΓ«rpjekjet dhe mashtrimet e Miladinit shqipfolΓ«s dhe Baton Stanishiqit pΓ«r tΓ« sh*tur projektin e ndarjes sΓ« KosovΓ«s si projekt amerikan ose sΓ« paku tΓ« miratuar nga SHBA, pΓ«rfaqΓ«suesit e SHBA-sΓ« mΓ« parΓ« por edhe tani sΓ« fundi me deklaratΓ«n e pΓ«rbashkΓ«t Grenell-Palmer-Kosnnet kanΓ« bΓ«rΓ« tΓ« qartΓ« se qeveria e SHBA nuk ka projekt pΓ«r ndryshimin e kufijve apo ndarjen e KosovΓ«s.

Nacionale: A mendoni se Γ«shtΓ« moment i pΓ«rshtatshΓ«m pΓ«r njΓ« marrΓ«veshje pΓ«rfundimtare mes KosovΓ«s dhe SerbisΓ« tani, kur SHBA dhe BE kanΓ« pΓ«rplasje, ndΓ«rsa Rusia ka forcuar rolin e saj nΓ« arenΓ«n ndΓ«rkombΓ«tare dhe ka bΓ«rΓ« shumΓ« pΓ«rpjekje pΓ«r tΓ« shtrirΓ« influencΓ«n edhe nΓ« Ballkan?



Sali Berisha: Mendoj se mbΓ«shtetja qΓ« Miladini shqipfolΓ«si i dha projektit tΓ« SerbisΓ« sΓ« Madhe, nΓ« njΓ« kohΓ« kur ky ishte njΓ« projekt qΓ« nΓ« KosovΓ« ku pΓ«rveΓ§ Baton Stanishiqit nuk e pΓ«rkrahte njeri, Γ«shtΓ« shkaku mΓ« kryesor i bllokimit tΓ« marrΓ«veshjes KosovΓ« – Serbi. Argati i Beogradit bΓ«ri dhe bΓ«n gjithΓ§ka pΓ«r lΓ«kurΓ«n e tij pΓ«r t’i shpΓ«tuar gjykimit nga Haga. NΓ« kΓ«tΓ« kontekst ai Γ«shtΓ« pengesa me serioze pΓ«r arritjen e marrΓ«veshjes. Γ‹shtΓ« e vΓ«rtetΓ« qΓ« sot ka kundΓ«shtira transatlantike por nΓ« tΓ«rΓ«si pΓ«rsΓ«ri predominon bashkΓ«punimi transatlantik dhe shpresoj se ky bashkΓ«punim do konkretizohet edhe me njΓ« marrΓ«veshje tΓ« drejtΓ« KosovΓ«-Serbi.



Nacionale: Cilat do tΓ« duhej tΓ« ishin vijat e kuqe tΓ« KosovΓ«s nΓ« raport me nΓ«nshkrimin e njΓ« marrΓ«veshje? Cilat do tΓ« duhej tΓ« ishin kΓ«rkesat e saj nΓ« raport me SerbinΓ« dhe bashkΓ«sinΓ« ndΓ«rkombΓ«tare?



Sali Berisha: Kosova Γ«shtΓ« njΓ« vend i pavarur. Vijat e kuqe tΓ« KosovΓ«s dhe tΓ« Γ§do shteti tΓ« pavarur nΓ« negociata dhe marrΓ«veshje me njΓ« shtet tjetΓ«r janΓ« respektimi i integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarΓ«sisΓ« sΓ« vendit. Kosova pak vite mΓ« parΓ« ishte viktimΓ« e gjenocidit, krimeve monstruoze tΓ« kryera nga Beogradi me operacionin famΓ«zi gjakatar β€œPatkoi”. Ajo nuk i ka asnjΓ« borxh tΓ« asnjΓ« natyre SerbisΓ«. E kundΓ«rta Γ«shtΓ« e vΓ«rtetΓ«.



Nacionale: Cili do tΓ« duhej tΓ« ishte qΓ«ndrimi i ShqipΓ«risΓ« nΓ« raport me marrΓ«veshjen dhe Γ§farΓ« roli mund tΓ« luante shteti shqiptar nΓ« tΓ« gjithΓ« kΓ«tΓ« proces?



Sali Berisha: Edvin Kristaq Rama apo Zografi bis me qΓ«ndrimet e tij, rreshtimin e tij me presidentin ultra nacionalist serb VuΓ§iΓ§ pΓ«rbΓ«n nΓ« vete njΓ« rrezik tΓ« madh pΓ«r KosovΓ«n dhe marrΓ«veshjen e saj me SerbinΓ«. Ai pΓ«r shkak tΓ« lidhjeve tΓ« tij me Beogradin ka sulmuar haptas tΓ« gjithΓ« udhΓ«heqjen politike tΓ« KosovΓ«s pΓ«rveΓ§ Miladinit shqipfolΓ«s. Shkaku i luftΓ«s sΓ« tij tΓ« ftohtΓ« ndaj KosovΓ«s dhe udhΓ«heqjes sΓ« saj politike qΓ«ndron nΓ« kundΓ«rshtimin nga ana e udhΓ«heqΓ«sve tΓ« KosovΓ«s tΓ« projektit tΓ« SerbisΓ« sΓ« Madhe. QΓ«ndrimin e tij armiqΓ«sor tΓ« hapur ndaj KosovΓ«s dhe Kombit shqiptar ky Esat Toptan i ri e faktoi edhe me mbΓ«shtetjen e projektit tΓ« Mini JugosllavisΓ«, de fakto tΓ« SerbisΓ« sΓ« Madhe me njΓ« emΓ«r evropian.

https://nacionale.info/interviste-ekskluzive-me-z-sali-berisha-takimet-sekrete-thaci-vucic-kane-ndodhur-u-bene-per-ndarjen-e-kosoves/

25/07/2019
πŸ€”πŸ€”πŸ€”πŸ™ˆπŸ™ˆπŸ™ˆπŸ™ˆπŸ‘ŒπŸ‘Œβ˜οΈβ˜οΈπŸ˜œπŸ˜œπŸ˜œ
22/07/2019

πŸ€”πŸ€”πŸ€”πŸ™ˆπŸ™ˆπŸ™ˆπŸ™ˆπŸ‘ŒπŸ‘Œβ˜οΈβ˜οΈπŸ˜œπŸ˜œπŸ˜œ

πŸ˜πŸ˜πŸ˜πŸ˜πŸ˜πŸ˜πŸ˜πŸ€”πŸ€”πŸ€”πŸ€”
02/07/2019

πŸ˜πŸ˜πŸ˜πŸ˜πŸ˜πŸ˜πŸ˜πŸ€”πŸ€”πŸ€”πŸ€”

πŸ€˜πŸ€˜πŸ€˜πŸ‘ˆπŸ‘‰πŸ€˜πŸ‘ŒπŸ‘ŒπŸ‘πŸ‡¦πŸ‡±πŸ‡¦πŸ‡±πŸ‡¦πŸ‡±πŸ‡¦πŸ‡±πŸ‡¦πŸ‡±
18/06/2019

πŸ€˜πŸ€˜πŸ€˜πŸ‘ˆπŸ‘‰πŸ€˜πŸ‘ŒπŸ‘ŒπŸ‘πŸ‡¦πŸ‡±πŸ‡¦πŸ‡±πŸ‡¦πŸ‡±πŸ‡¦πŸ‡±πŸ‡¦πŸ‡±

πŸ™πŸ™πŸ™πŸ™πŸ‘¨β€πŸ‘©β€πŸ‘¦β€πŸ‘¦πŸ‘¨β€πŸ‘©β€πŸ‘¦β€πŸ‘¦πŸ‘¨β€πŸ‘©β€πŸ‘¦β€πŸ‘¦πŸ‘¨β€πŸ‘©β€πŸ‘¦β€πŸ‘¦πŸ‘¨β€πŸ‘©β€πŸ‘¦β€πŸ‘¦πŸ‘¨β€πŸ‘©β€πŸ‘¦β€πŸ‘¦πŸ’—πŸ’—πŸ’žπŸ’žπŸ’πŸ’–πŸ’–
12/06/2019

πŸ™πŸ™πŸ™πŸ™πŸ‘¨β€πŸ‘©β€πŸ‘¦β€πŸ‘¦πŸ‘¨β€πŸ‘©β€πŸ‘¦β€πŸ‘¦πŸ‘¨β€πŸ‘©β€πŸ‘¦β€πŸ‘¦πŸ‘¨β€πŸ‘©β€πŸ‘¦β€πŸ‘¦πŸ‘¨β€πŸ‘©β€πŸ‘¦β€πŸ‘¦πŸ‘¨β€πŸ‘©β€πŸ‘¦β€πŸ‘¦πŸ’—πŸ’—πŸ’žπŸ’žπŸ’πŸ’–πŸ’–

πŸ™πŸ™πŸ™πŸ‘¨β€πŸ‘©β€πŸ‘¦β€πŸ‘¦πŸ‘¨β€πŸ‘©β€πŸ‘¦β€πŸ‘¦πŸ‘¨β€πŸ‘©β€πŸ‘¦β€πŸ‘¦
12/06/2019

πŸ™πŸ™πŸ™πŸ‘¨β€πŸ‘©β€πŸ‘¦β€πŸ‘¦πŸ‘¨β€πŸ‘©β€πŸ‘¦β€πŸ‘¦πŸ‘¨β€πŸ‘©β€πŸ‘¦β€πŸ‘¦

Address

KrujΓ«
1995

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Grupi_iii_bosa posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share