K.F Maliqi

K.F Maliqi Klubi Futbollit Maliq Faqja Zyrtare

01/09/2026

🔮âšȘ K.F. MALIQI | SEZONI 2026–2027 âšœ

Sezoni i ri na gjen gati!

Me shumĂ« punĂ«, pĂ«rkushtim dhe ambicie, K.F. Maliqi hyn nĂ« sezonin 2026–2027 me njĂ« grup tĂ« konsoliduar, tĂ« pĂ«rforcuar me afrime cilĂ«sore qĂ« i bashkohen lojtarĂ«ve qĂ« prej vitesh mbajnĂ« peshĂ«n e fanellĂ«s kuqezi.

Bërthama e ekipit vazhdon me lojtarë si R. Mucollari, Sh.Tako, L. Ndoci, M. Bregu, R. Lipo, F. Demollari, Ibrahim Deen dhe O. Elmas, të cilët do të jenë sërish pjesë e objektivave tanë.

Përforcimet e reja

* K. Myslymi vjen me një eksperiencë të madhe nga Sopoti, duke sjellë një vlerë të shtuar në mesfushën tonë.
* Falë bashkëpunimit shumë të mirë me K.F. Pogradecin, ekipit i bashkohen në formë huazimi M. Mertkola dhe O. Spaho.
* Bashkëpunimi me A.F. Elbasanin vazhdon për të dytin vit radhazi, duke sjellë në ekip J. Samsiano dhe A. Lukani.
* E. Oliveira vjen nga Butrinti, duke shtuar cilësi dhe eksperiencë në repartin e mesfushës.

Një rikthim dhe një afrim ndërkombëtar

* J. Qeleshi rikthehet te K.F. Maliqi pas eksperiencës me Burrelin, duke veshur sërish fanellën tonë,pjesë e së cilës ka qenë edhe disa sezone më parë.
* D. Santiago vjen nga Kolumbia, njĂ« lojtar me cilĂ«si shumĂ« tĂ« mira, i cili pritet t’i japĂ« ekipit forcĂ«, ritĂ«m dhe kreativitet nĂ« repartin e mesfushĂ«s.

Ky sezon nis me besim, unitet dhe dëshirën për të përfaqësuar me dinjitet qytetin e Maliqit.

ËshtĂ« hedhur nĂ« “ShtĂ«pinĂ« e Futbollit” shorti pĂ«r kalendarin e kampionatit tĂ« KategorisĂ« sĂ« DytĂ« pĂ«r sezonin 2026-2027. ...
18/08/2026

ËshtĂ« hedhur nĂ« “ShtĂ«pinĂ« e Futbollit” shorti pĂ«r kalendarin e kampionatit tĂ« KategorisĂ« sĂ« DytĂ« pĂ«r sezonin 2026-2027.

Skuadra ka mësuar tashmë rrugëtimin që do të ndjekë në edicionin e ri futbollistik.

FORCA MALIQI đŸș

PĂ«rfundon miqĂ«sorjaMaliqi-KukĂ«si 1-3Golin pĂ«r skuadrĂ«n tonĂ« e realizoi Rejan Lipo nĂ« minutĂ«n e 37-tĂ«.PARA MALIQI đŸ’Ș
08/08/2026

Përfundon miqësorja

Maliqi-Kukësi 1-3
Golin për skuadrën tonë e realizoi Rejan Lipo në minutën e 37-të.

PARA MALIQI đŸ’Ș

08/08/2026

Goli i mbrojtĂ«sit Rajan Lipo, i shĂ«nuar nĂ« miqĂ«soren ndaj KukĂ«sit đŸ’Ș

PARA MALIQI đŸș

Sot në orën 17:30 në stadiumin "Jovan Asko" të Maliqit zhvillohet testi i parë miqësor kundër Kukësit të Bledi Kadiut, q...
08/08/2026

Sot në orën 17:30 në stadiumin "Jovan Asko" të Maliqit zhvillohet testi i parë miqësor kundër Kukësit të Bledi Kadiut, që militon në Kategorinë e Parë.

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar ndarjen e skuadrave pjesëmarrëse në sezonin futbollist...
06/08/2026

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar ndarjen e skuadrave pjesëmarrëse në sezonin futbollistik 2026/27.

FORCA MALIQI đŸș

Kampionati “Kategoria e DytĂ«â€ do tĂ« fillojĂ« mĂ« datĂ« 12.09.2026 dhe tĂ« mbarojĂ« nĂ« datĂ«n 25.04.2027
25/06/2026

Kampionati “Kategoria e DytĂ«â€ do tĂ« fillojĂ« mĂ« datĂ« 12.09.2026 dhe tĂ« mbarojĂ« nĂ« datĂ«n 25.04.2027

FT: Butrinti-Maliqi 2-0Përfundon këtu aventura e Maliqit për sa i përket fazës "Play Off". Kjo ishte dhe ndeshja e fundi...
25/04/2026

FT: Butrinti-Maliqi 2-0

Përfundon këtu aventura e Maliqit për sa i përket fazës "Play Off". Kjo ishte dhe ndeshja e fundit për sezonin 2025-2026, një edicion pozitiv që e mbyllëm në vendin e pestë.

DITA E NDESHJESSot në orën 15:00, në qytetin e Sarandës, do të zhvillohet dueli i vlefshëm për fazën "Play Off". Vetëm f...
25/04/2026

DITA E NDESHJES

Sot në orën 15:00, në qytetin e Sarandës, do të zhvillohet dueli i vlefshëm për fazën "Play Off". Vetëm fitorja na kualifikon në raundin pasardhës.

FORCA ÇUNA đŸ’Ș

Address

Maliq
MALIQ

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when K.F Maliqi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category