02/09/2026
📍 Në pritje të fillimit të vitit të ri shkollor, ZVAP Shkodër zhvilloi një takim me drejtuesit e IAP, ku u diskutuan masat konkrete për nisjen e vitit të ri shkollor.
Atmosfera e bashkëpunimit solli në vëmendje përmirësimet e infrastrukturës së shkollave, sigurinë e nxënësve me mjedise të sigurta e mikpritëse, përshtatjen e kurrikulave të reja me nevojat e kohës, si dhe ndërtimin e një komunikimi të qëndrueshëm me prindërit dhe komunitetin.
🏫 Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt një viti shkollor të suksesshëm, ku ZVA Shkodër dhe drejtorët e IAP po finalizojnë përgatitjet, duke garantuar që çdo nxënës të ketë një përvojë të plotë, cilësore dhe të mbushur me energji pozitive.
29/07/2026
🇫🇷✨ Për tre javë me radhë, ambientet e shkollës sonë u mbushën me buzëqeshje, energji dhe frymën e frankofonisë!
Rreth 90 nxënës nga shkollat e Shkodrës, në kuadër të klasave verore frankofone të organizuara nga shoqata NECAL, përjetuan një eksperiencë të veçantë së bashku me animatorët francezë dhe mësueset e gjuhës frënge. 🎶🎨💃
Mes lojërave, këngëve, kërcimeve, krijimtarisë dhe miqësive të reja, ata mësuan frëngjisht në mënyrën më të bukur – duke u argëtuar! 💙🤍❤️
27/06/2026
✨ Një mbrëmje e mbushur me emocione, buzëqeshje dhe kujtime të paharrueshme! Me atmosferën festive, energjinë dhe entuziazmin e tyre, nxënësit tanë kurorëzuan një etapë të rëndësishme të rrugëtimit shkollor. Ishte një mbrëmje që festoi miqësinë, arritjet dhe ëndrrat për të ardhmen. Urojmë që këto kujtime t'i shoqërojnë gjithmonë dhe u dëshirojmë suksese në çdo hap të jetës! ❤️🎉
Shume suksese mini maturantë 😍
Urojme që të shkëlqeni gjithmonë 🌟
25/06/2026
🌟Tepër krenarë për nxënësen tonë! 👏
Amla një 🌟 I vërtet
Amla Demushi, një yll që premton në artin shqiptar - Probizz.al
Në një kohë kur talentet e reja po spikasin gjithnjë e më shumë, emri i Amla Demush*t po bëhet sinonim i pasionit, disiplinës dhe suksesit. Edhe pse ende në moshë të re, ajo ka arritur të ndërtojë një profil artistik dhe sportiv mbresëlënës, duke dëshmuar se mosha është vetëm n...
18/06/2026
🎓✨ Një udhëtim i bukur 9-vjeçar arriti në stacionin e tij të fundit…
Me krenari dhe emocion përcjellim nxënësit e klasave të 9-ta, të cilët mbyllin një etapë të rëndësishme të formimit të tyre. Pas viteve të mbushura me dije, përkushtim, miqësi dhe kujtime të paharruara, nesër i pret sfida e parë e provimeve kombëtare.
Ju urojmë shume suksese , besim në vetvete dhe rezultate sa më të mira! Qoftë ky vetëm fillimi i shumë arritjeve të bukura. 🌟
Suksese mini maturante ! 😍
11/06/2026
❤️"Zemrat na këndojnë"🎤
🎙️Koncerti i nxënësve të klasave 1-5 që u zhvillua dje,ishte me të vërtetë si një festë e madhe gëzimi, paradë talentesh, ujëvarë buzëqeshjesh të lumtura në fytyrat e bukura të vogëlushëve debutues, por edhe shkëlqim në shpirtin e spektatorëve të vegjël që po i ndiqnin, të mësuesve, të prindërve e të ftuarve!👏
🎥Parë me sytë tanë si organizatore dhe spektatore njëkohësisht,ajo magji që buronte nga ata fëmijë ende të vegjël u përhap me shpejtësi dhe rrëmbeu secilin prej nesh: na rrëmbyen këngët🎶 ,recitimet🎤,kërcimet ritmike👯, vallet, dramatizimet🎭, numrat gjimnastikorë🤸 e shumë paraqitje të bukura skenike,- aqsa askush nuk i kurseu duartrokitjet!👏
U ndjemë pjesë e atij universi artistik për gati dy orë..!
Ndaj ju dërgojmë urimet më të mira artistëve të vegjël debutues ❤️❤️😍🥰mesueseve të tyre të palodhura e të përkushtuara: Albana Bilali,Luli Kaçirani,Fatbardha Troshani,Morsina Vadahi,Elmira Spahija,Brunilda Heqimi,Valtida XhakajAgovi, Enina Hoxha,Enkeleda Sokoli,Mimoza Boriçi,Dorela Rroji, A.S., Dinora Ibrahimi, Seada Toska, Lumi Hyseni,Dhurata Bushati, Majlinda Dyrmishi!🤩🤝
Respekt, mirënjohje dhe shumë dashuri nga organizatoret e shfaqjes, Dani Grishaj dhe Valtida Xhakaj Tida !
Festofshim gjithmonë, gjithnjë e më bukur!🎉
ZVAP Shkodër
Drap Lezhë
Ministria e Arsimit dhe Sportit
10/06/2026
"Zemrat na këndojnë"-Aktiviteti përmbyllës I vitit shkollor 2025-2026.
"Zemrat na këndojnë"
RTSH ShkodraWebsite: https://www.rtsh-shkodra.liveFacebook: http...