🤸♀️ Bëhu Pjesë e Familjes Tonë të Madhe! 🤸♂️
✨ Regjistrimet për sezonin e ri kanë filluar! ✨
Për të gjithë fëmijët nga mosha 4 vjeç!
Në Gjimnastika Vllaznia, fëmijët zhvillojnë aftësitë e tyre përmes ushtrimeve të specializuara që ndikojnë në: 🤸 Fleksibilitet
💪 Forcë dhe rezistencë
⚡ Shkathtësi
🎯 Koordinim
⚖️ Ekuilibër
🌟 Përfitimet e gjimnastikës:
Përmirëson shëndetin dhe mirëqenien fizike.
Zhvillon aftësitë sociale dhe bashkëpunimin.
Ndihmon në krijimin e një stili jetese aktiv.
Rrit vetëvlerësimin dhe vetëbesimin.
Forcon muskujt dhe kockat.
Përmirëson qarkullimin e gjakut.
Ndihmon në formimin dhe zhvillimin harmonik të trupit.
🏆 Pjesëmarrje në aktivitete dhe gara kombëtare e ndërkombëtare! 🌍
Ejani të rritemi, të stërvitemi dhe të shkëlqejmë së bashku!
⭐ JU MIRËPRESIM! ⭐
Regjistrime Femije Gjimnastike
Akademia E Gjimnastikes Vllaznia
Sport
069 55 75 106
21/08/2026
Një takim i veçantë për gjimnastikën Shkodrane🤸♀️🇦🇱
Krenari dhe kënaqësi të mirëpresim në palestrën tonë Presidentin e Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, z. Leonard Lulaj, së bashku me personalitete të rëndësishme të gjimnastikës ndërkombëtare:
🇨🇭 Jérôme Hübscher – Drejtor i Përgjithshëm i Federatës Zvicerane të Gjimnastikës dhe Zv.President i Federatës Botërore të Gjimnastikës për të Gjithë.
🇨🇭 Beni Boos – Anëtar i Komitetit Drejtues të Federatës Zvicerane të Gjimnastikës.
Ky takim është një mundësi e bukur për të ndarë eksperienca, për të forcuar bashkëpunimin dhe për të diskutuar për të ardhmen e gjimnastikës.
🙏 Një falënderim i veçantë për Federatën Zvicerane të Gjimnastikës për donacionet e sjella ndër vite, të cilat kanë qenë një mbështetje e rëndësishme për zhvillimin e sportit tonë dhe për krijimin e kushteve më të mira për sportistët.
Mirënjohje për miqësinë, bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme! 🇦🇱🤝🇨🇭
Krenaria e Shqipërisë në EUROGYM 2026! 🇦🇱
20/07/2026
🇦🇱 EUROGYM 2026!
Ekipi jone gjimnastika vllaznia me krenari përfaqësoi Shqipërinë në EUROGYM 2026, duke përjetuar ditë të mbushura me emocione, performanca, miqësi dhe kujtime që do të na shoqërojnë për një kohë të gjatë.
Shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për Presidentin e Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, z. Leonard Lulaj, për mbështetjen e vazhdueshme dhe besimin ndaj ekipit tonë.
Një falënderim të veçantë shkon edhe për Bashkinë Shkodër për mbështetjen.
Faleminderit gjithashtu të gjithë prindërve për besimin dhe përkrahjen e tyre, si edhe çdo personi që ishte pjesë e këtij rrugëtimi të jashtëzakonshëm.
Kthehemi me më shumë motivim dhe krenari për të përfaqësuar denjësisht Shqipërinë.
Shihemi në sfidat e radhës! 🖤🇦🇱❤️
18/07/2026
Gjimnastët shqiptarë bëhen pjesë e “EuroGym 2026”, festivalit më të madh evropian të gjimnastikës Ekipi Kombëtar Shqiptar i gjimnastikës është bërë pjesë e festivalit më të madh evropian të gjimnastikës për të rinj, “EuroGym 2026”, që po zhvillohet në Pistoia të Italisë. Aktiviteti ka mbledhur …
17/07/2026
Një takim i veçantë me Kryetarin e Bashkisë së Pistoias, Giovanni Capecchi, në kuadër të EuroGym 2026
🇦🇱Ekipi jone ne hapjen e ceremonise se “EuroGym 2026 “ Pistoia , Itali.
EuroGym 2026 beri bashke 4218 gjimnaste nga 21 shtete, ku me shume se sa gare do te jete nje festival.
Per te ndjekur ceremonine e hapjes ishin te pranishem Presidenti i FSHGJ z. Leonard Lulaj si edhe Presidenti i KOKSH z. Fidel Ylli.
Ekipi drejtohet nga traineri Izmir Kashi dhe perbehet nga; Gresa Dragani, Klea Marku, Gjoela Neziri, Amatia Lleshi, Merili Islami, Mishela Bitanji, Angela Preka, Sara Moleci, Luara Dopalaj dhe Maria Zefi. 🤸🏽
Ekipi ne ditet ne vazhdim do te performoje disa here.
14/07/2026
12/07/2026
🤸 Eja në Gjimnastikë! 🤸
Eja në gjimnastikë dhe zbulo botën e lëvizjes, argëtimit dhe suksesit!
✅ Zhvillon forcën dhe fleksibilitetin
✅ Përmirëson koordinimin dhe ekuilibrin
✅ Rrit vetëbesimin dhe disiplinën
✅ Ndihmon në një zhvillim të shëndetshëm fizik dhe mendor
✅ Krijon miqësi dhe kujtime të bukura
Eshtë sporti që ndërton kampionë dhe formon karakterin!
Mos vono! Bëhu pjesë e ekipit tonë dhe hidh hapin e parë drejt një jete më aktive, më të shëndetshme dhe plot energji.
Eja në Gjimnastikë – aty ku talenti, puna dhe ëndrrat bëhen realitet!
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Contact the business
Telephone
Website
Address
Shkodër