Vllaznia Basketball Club - Faqja Zyrtare
Baskeball Club Vllaznia is a sports association which aims to promote tbasketball in Shkodra and beyond.
Sports activities are held at the Palace of Sport "Qazim Dervishi " https://goo.gl/maps/tb6Z8e29qv22
24/07/2026
🏀🇦🇱 Jordi Preka vazhdon të përfaqësojë me krenari Shqipërinë!
Lojtari i ekipit të parë dhe i ekipit U18 të KB Vllaznia, Jordi Preka, është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë U18 në Kampionatin Europian, Divizioni C, që po zhvillohet në Shkodër.
Në ndeshjen e parë të Shqipërisë ndaj San Marinos, Jordi dha kontributin e tij duke realizuar 5 pikë, ndërsa Kombëtarja siguroi kualifikimin në gjysmëfinale të kampionatit.
Jemi krenarë që një tjetër sportist i Vllaznisë përfaqëson ngjyrat kuqezi në arenën ndërkombëtare dhe i urojmë Jordit dhe gjithë Kombëtares suksese në vazhdim të garës.
❤️💙 Forca Jordi! Forca Shqipëria! Forca Vllaznia!
05/07/2026
Një tjetër moment krenarie për familjen e Vllaznia Basket!
Lojtari ynë, Samuel Bazhdari, i cili tashmë mban edhe rekordin si lojtari më i ri që ka debutuar ndonjëherë në Superligën Shqiptare, ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në karrierën e tij.
Mbrëmjen e djeshme, Samueli bëri debutimin me fanellën e Kombëtares së Shqipërisë, duke dhuruar një paraqitje mbresëlënëse. Në vetëm 17 minuta në parket, ai ishte lojtari më efikas i ndeshjes me:
🏀 20 pikë
💪 13 kërcime
⏱️ Vetëm 17 minuta lojë
Një performancë që konfirmon talentin, punën dhe potencialin e jashtëzakonshëm të një prej basketbollistëve më premtues të vendit.
Vllaznia Basket është krenare për rrugëtimin tënd dhe të uron edhe shumë suksese me fanellën kuqezi! 🇦🇱❤️
Vazhdo të punosh fort, Samuel. E ardhmja është e jotja!
20/06/2026
❤️💙 Shoqata e Basketbollit Vllaznia njofton se pritjet për të ndjerin Fatjon Taraboshi do të zhvillohen ditën e diel, nga ora 08:00 deri në 12:00, në hollin e Pallatit të Sportit “Qazim Dervishi”.
Një figurë e dashur e basketbollit shkodran, Fatjoni u rrit dhe u formua si sportist pikërisht në këtë pallat sporti, duke i dhuruar qytetit të Shkodrës emocione të mëdha dhe suksese të paharrueshme me fanellën e Vllaznisë, ku u shpall kampion 3 herë.
Shoqata Vllaznia Basketboll shpreh edhe një herë ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe miqtë e tij. Kujtimi dhe kontributi i Fatjon Tarabosh*t do të mbeten përherë pjesë e historisë së basketbollit shkodran.
🕊️ I paharruar qoftë kujtimi i tij.
18/06/2026
Me hidhërim të thellë morëm vesh lajmin e trishtë për ndarjen e parakohshme nga jeta të Fatjon Tarabosh*t.
Fatjoni ishte një sportist i mirë dhe një djalë shembullor për të gjithë ata që patën fatin ta njohin, brenda dhe jashtë fushës së sportit.
I shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjarëve të tij për këtë humbje të madhe.
Pusho në paqe, kampion. 🕊️
Përfunduam 3 ditët e try out-eve për grupmoshat U14, U16 dhe U18 ❤️💙🏀
Faleminderit të gjithë lojtarëve për pjesëmarrjen dhe përkushtimin gjatë këtyre ditëve. Ishin 3 ditë shumë pozitive për klubin tonë 🔥
Një tjetër ditë shumë pozitive në grumbullimin e U16 🔥🏀
Intensitet, disiplinë dhe shumë cilësi nga djemtë që morën pjesë në stërvitjen e sotme. Kënaqësi të shohësh kaq shumë talente të rinj me dëshirë për të punuar dhe për t’u përmirësuar çdo ditë ❤️💙
Rruga sapo ka nisur! 💪
07/05/2026
E mbyllim këtë sezon me sytë nga sezoni i ardhshëm.
Një sezon plot sfida, me ulje-ngritjet e veta, me momente të mira dhe të vështira, por pavarësisht gjithçkaje jemi munduar të japim më të mirën për këtë fanellë dhe për këtë qytet.
Falenderojmë stafin për përkushtimin maksimal gjatë gjithë sezonit, lojtarët për sakrificën dhe tifozët që nuk mungojnë kurrë dhe na mbështesin në çdo moment.
Shihemi sezonin e ardhshëm, më të fortë ❤️💙
Energji, pasion dhe shumë talent në stërvitjen e djeshme të U14 🔥🏀
Jemi shumë të kënaqur me pjesëmarrjen dhe përkushtimin e të rinjve që morën pjesë në grumbullim. U panë shumë lojtarë me potencial të madh dhe dëshirë për të punuar e për t’u rritur me fanellën e Vllaznisë ❤️💙
E ardhmja duket premtuese! 💪
Ju presim sot per seleksionimet e u16 ne oren 20:00 ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.
05/05/2026
📢 NJOFTIM PËR SELEKSIONIME – VLLAZNIA BASKETBALL 🔴🔵
Në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri dhe duke vazhduar fokusin te zhvillimi i moshave të reja, Shoqata e Basketbollit Vllaznia, së bashku me stafin e saj teknik, do të vijojë punën me elementin e ri shkodran për të ndërtuar themelet e së ardhmes së klubit.
🏀 Vllaznia Basketball hap thirrjen për seleksionime për grupmoshat:
🔹 U-14 – për fëmijët e lindur në vitet 2013, 2014, 2015
🔹 U-16 – për fëmijët e lindur në vitet 2011, 2012
🔹 U-18 – për fëmijët e lindur në vitet 2009, 2010
Ftojmë të gjithë fëmijët dhe të rinjtë nga qarku i Shkodrës dhe rrethinat, që kanë pasion për basketbollin apo e ushtrojnë atë, të bëhen pjesë e familjes së madhe të Vllaznisë dhe të kontribuojnë për ekipin që përfaqëson historinë dhe krenarinë e qytetit tonë.
👨🏫 Të pranishëm në seleksionime do të jenë:
* Trajneri i ekipit të parë: Eni Llazani
* Trajneri i U-18: Roni Gjeçaj
* Trajneri i U-16: Antonio Shabani
📅 Datat dhe oraret e seleksionimeve:
* U-14 – 6 Maj, ora 20:00
* U-16 – 7 Maj, ora 20:00
* U-18 – 8 Maj, ora 20:00
📍 Vendi: Pallati i Sportit “Qazim Dervishi”
📞 Kontakt: +355 69 453 2020
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Contact the business
Telephone
Website
Address
Rruga Kole Idromeno, Nd89, H3, AP30 Shkoder
Shkodër
4001