19/10/2026
🇦🇱🥊 SOT NË RING – BIORDI ÇEKINI PËR SHQIPËRINË!
Ditën e sotme, boksieri ynë Biordi Çekini, pjesë e Kombëtares Shqiptare të Boksit, do të zhvillojë ndeshjen e tij të parë në Kampionatin Evropian të Boksit, që po mbahet në Trabzon të Turqisë.
🥊 Ndeshjet e këtij grupi do të nisin në orën 14:30, dhe pikërisht Biordi Çekini do të jetë boksieri që do të hapë garën!
🇦🇱 Në kategorinë e peshës 46 kg, ai do të përballet me boksierin rumun Auras Ioan Rusu Cantar, në një sfidë ku do të përfaqësojë me krenari ngjyrat kuqezi.
📺 Ndeshjen mund ta ndiqni drejtpërdrejt në linkun e mëposhtëm, RINGU A : https://www.youtube.com/live/Rq0oT6o5nC8?si=9u2MIYKFK600WBPY
I urojmë shumë fat, forcë dhe sukses kampionit tonë, Biordi Çekini! 🇦🇱🥊
Forca Biordi! Forca Shqipëria! ❤️🖤