"Loro Boriçi" sot duhet të flasë kuqeblu! 🔴🔵
Përballë kemi Partizanin, një nga emrat më të mëdhenj të futbollit shqiptar. Një ndeshje e madhe kërkon një stadium të madh, një atmosferë të madhe dhe mbi të gjitha të gjithë ne bashkë, si një trup i vetëm!
Le t’i tregojmë edhe një herë forcën e Shkodrës, dashurinë për Vllazninë dhe qytetarinë që na karakterizon. Të mbështesim ekipin nga minuta e parë deri në të fundit, me zë, me zemër dhe me respekt.
Nuk luajnë vetëm 11 futbollistë. Luajmë të gjithë!
🏟️ Loro Boriçi
⏰ 18:30
🔴🔵 Të gjithë në stadium! FORCA VLLAZNIA!
KF Vllaznia - Faqja Zyrtare
Faqja Zyrtare e Klubit të Futbollit "Vllaznia"
Official page of "Vllaznia" Football Club Kjo lojë në fillim nuk quhej futboll por “top e kambë”.
Në Shkodër ka nisë të luhet më herët sesa të formohej shoqnia “Vllaznia”. Qysh më 1905, atëherë kur të rinj të lagjeve të ndryshme të qytetit, luanin me t**a lecke, ose me t**a që ishin të formuar nga mshikëza uji të lopëve apo kafshëve të tjera të mëdha. Pikërisht në këtë vit, na lagjen “Arra e Madhe” u ngrit skuadra “Leka I Madh”. Pas dy vitesh, në Shkodër do vinte në prift maltez. Quhej At Gutt
05/09/2026
𝐃𝐈𝐓𝐀 𝐄 𝐍𝐃𝐄𝐒𝐇𝐉𝐄𝐒 🔴🔵
⚽️ VLLAZNIA- Partizani
🏆 “Abissnet Superiore” 2026–2027, Java 3
🗓️ Sot, 05 shtator
⏱️ 18:30
🏟️ Stadiumi “Loro Boriçi”
Një jetë, dy ngjyra, një skuadër.
🔴🔵
04/09/2026
🔴🔵 DEKLARATË PËR SHTYP
Klubi i Futbollit Vllaznia ka marrë me shqetësim të thellë lajmin për dorëheqjen e z. Lazër Matija nga pozicioni i Kryetarit të Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër dhe nga drejtimi i Klubit të Futbollit të Femrave Vllaznia.
Për ne, ky nuk është thjesht lajmi i largimit të një drejtuesi. Është një mesazh tronditës për futbollin shqiptar dhe shkodran në veçanti, për të gjithë pasionantët dhe tifozët kuqeblu, si dhe një kambanë e fortë alarmi për të ardhmen e futbollit të femrave në Shkodër dhe në Shqipëri.
Me përkushtim të jashtëzakonshëm, sakrifica personale, punë profesionale dhe një pasion të rrallë, Vllaznia e Femrave u shndërrua në skuadrën simbol të futbollit shqiptar të femrave dhe arriti aty ku pak kush mund ta kishte imagjinuar: në skenën më të madhe të futbollit europian, duke u përballur në UEFA Women’s Champions League me emra të tillë si Real Madrid, Paris Saint-Germain dhe Chelsea.
Në këtë histori, emri i Lazër Matijës zë një vend të veçantë dhe të pazëvendësueshëm.
Ai nuk ka qenë thjesht drejtuesi i një skuadre futbolli, por arkitekti i një prej historive më të bukura dhe më të suksesshme të sportit shkodran dhe shqiptar.
Me vizion, karakter, këmbëngulje dhe një përkushtim që rrallë gjendet në sportin tonë, ai ndërtoi nga themelet një model që tejkaloi kufijtë e Shkodrës dhe të Shqipërisë.
Lazër Matija është një nga ata njerëz që futbollit i ka dhënë shumë më tepër sesa ka marrë prej tij.
Për 13 vite ai investoi jo vetëm financiarisht, por mbi të gjitha kohën, energjinë, reputacionin dhe pasionin e tij për t’u dhënë vajzave shkodrane mundësinë të ëndërrojnë, të zhvillohen dhe të konkurrojnë në nivelin më të lartë.
Nën drejtimin e tij, Vllaznia nuk u bë vetëm kampione e Shqipërisë. Ajo u bë një emër i respektuar në Europë, një ambasadore e Shkodrës dhe e Shqipërisë dhe një nga historitë më të bukura të sportit tonë në arenën ndërkombëtare.
Të ndërtosh një ekip fitues është e vështirë.
Ta mbash atë në majë për më shumë se një dekadë, në kushtet e futbollit shqiptar, kërkon diçka shumë më të madhe: kërkon lidership, vizion, karakter, sakrificë dhe dashuri të pakushtëzuar për qytetin dhe fanellën.
Pikërisht këto cilësi e bëjnë Lazër Matijën jo vetëm një drejtues të suksesshëm, por një figurë referimi për sportin shkodran dhe shqiptar.
Për KF Vllaznia, Lazër Matija nuk është thjesht një emër i lidhur me një periudhë suksesi.
Me atë që ka ndërtuar, me sakrificën, vizionin dhe përkushtimin e tij ndër vite, ai është NJË EMBLEMË E KLUBIT DHE NJË NGA FIGURAT MË TË RËNDËSISHME TË FUTBOLLIT SHQIPTAR.
Ai ka një vend të veçantë tek KF Vllaznia dhe emri i tij është i lidhur pazgjidhshmërisht me një nga kapitujt më të lavdishëm të historisë së klubit, si dhe me afirmimin e Vllaznisë dhe të futbollit shqiptar në arenën europiane.
Historia e Vllaznisë së Femrave nuk mund të shkruhet pa emrin e Lazër Matijës.
Titujt, pjesëmarrjet europiane, Champions League, brezat e vajzave që janë rritur me fanellën kuqeblu dhe respekti që Vllaznia ka fituar ndërkombëtarisht mbajnë fuqishëm gjurmën e punës së tij.
Për këtë kontribut, Shkodra dhe futbolli shqiptar i detyrohen jo vetëm mirënjohje, por respekt të veçantë.
Prandaj dorëheqja e tij nuk duhet të kalojë si një lajm i zakonshëm sportiv.
Ajo duhet të na bëjë të gjithëve të ndalemi dhe të pyesim:
ÇFARË DO TË NDODHË NESËR ME VLLAZNINË E FEMRAVE?
Federata Shqiptare e Futbollit, si institucioni që drejton dhe menaxhon futbollin e luajtur në Shqipëri, duhet ta lexojë me shumë seriozitet këtë situatë.
Futbolli i femrave nuk mund të ndërtohet dhe të mbahet në këmbë pafundësisht mbi sakrificën, pasionin dhe financimin e individëve të veçantë.
Kur një drejtues, i cili për 13 vite ka ndërtuar një prej historive më të suksesshme të futbollit shqiptar, arrin në pikën e largimit, atëherë ky duhet të shërbejë si sinjal alarmi për të gjithë sistemin.
Futbolli i femrave ka nevojë për një model të qëndrueshëm mbështetjeje.
Ka nevojë për investime në infrastrukturë, mbështetje financiare dhe logjistike, politika zhvillimi për vajzat dhe akademitë, si dhe mekanizma që klubet e futbollit të femrave të mos varen vetëm nga mundësitë ekonomike dhe sakrificat personale të një individi apo të një familjeje.
Figura si Lazër Matija nuk prodhohen nga sistemi.
Janë pikërisht njerëz të tillë që, me vizionin dhe sakrificën e tyre, e mbajnë sistemin në këmbë.
Liderë të tillë janë të rrallë.
Dhe pikërisht për këtë arsye duhet t’i vlerësojmë kur janë në futboll, t’i mbështesim kur ndërtojnë dhe t’i dëgjojmë kur japin sinjalin se sistemi nuk mund të vazhdojë më në të njëjtën mënyrë.
Prandaj, i kërkojmë Federatës Shqiptare të Futbollit që këtë moment ta konsiderojë jo vetëm si një mundësi për reflektim, por mbi të gjitha si një moment për veprim konkret dhe të menjëhershëm për garantimin e vazhdimësisë së Vllaznisë së Femrave dhe zhvillimin e qëndrueshëm të futbollit të femrave në Shqipëri.
Nga ana tjetër, kjo kambanë alarmi duhet të dëgjohet fort edhe në Bashkinë Shkodër, nga Kryetari i Bashkisë, z. Benet Beci, Këshilli Bashkiak dhe të gjitha strukturat vendore.
Mesazhi ynë për ta është i drejtpërdrejtë:
KËRKOHET NDËRHYRJE URGJENTE DHE KONKRETE.
VLLAZNIA E FEMRAVE NUK DUHET TË LIHET TË RREZIKOJË TË PUSHOJË SË EKZISTUARI!
Të gjithë duhet ta kuptojnë se nuk mjafton të jemi krenarë për Vllazninë vetëm kur ajo fiton tituj apo luan në Champions League.
Vllaznia ka nevojë për qytetin sidomos atëherë kur e ardhmja e saj vihet në pikëpyetje.
Ky ekip mban emrin e Vllaznisë, mban emrin e Shkodrës, mban fanellën kuqeblu dhe ka përfaqësuar këtë qytet dhe Shqipërinë në stadiumet më prestigjioze të Europës.
Prandaj Bashkia Shkodër duhet të aktivizojë të gjithë mekanizmat institucionalë dhe financiarë që ka në dispozicion dhe, së bashku me FSHF-në, komunitetin e biznesit dhe aktorët e tjerë, të gjejë një zgjidhje që garanton vazhdimësinë, financimin, infrastrukturën dhe konkurrueshmërinë e ekipit të femrave.
Standardet e futbollit europian po e bëjnë gjithnjë e më të rëndësishëm zhvillimin dhe mbështetjen e futbollit të femrave nga klubet që synojnë të konkurrojnë në Europë.
Prandaj dobësimi apo, edhe më keq, rreziku i zhdukjes së Vllaznisë së Femrave nuk është vetëm problem i ekipit të femrave.
Ai prek drejtpërdrejt të ardhmen, zhvillimin dhe ambiciet europiane të gjithë Klubit të Futbollit Vllaznia.
Kjo është arsyeja pse sot çështja e Vllaznisë së Femrave duhet të na bashkojë të gjithëve.
KF Vllaznia u bën thirrje publike Federatës Shqiptare të Futbollit, Bashkisë Shkodër, institucioneve, komunitetit të biznesit dhe të gjithë atyre që e duan dhe e mbështesin futbollin shkodran që të reagojnë urgjentisht.
Duhet të ulemi së bashku.
Duhet të gjejmë zgjidhjet.
Duhet të ndërtojmë një model të qëndrueshëm që jo vetëm garanton vazhdimësinë e Vllaznisë së Femrave, por i jep asaj mundësinë të vazhdojë të jetë krenaria e Shkodrës dhe e Shqipërisë në futbollin europian.
LAZËR MATIJA NDËRTOI NJË HISTORI.
DETYRA JONË ËSHTË QË AJO HISTORI TË VAZHDOJË.
🔴🔵 VLLAZNIA E FEMRAVE DUHET TË VAZHDOJË.
DUHET TË MBËSHTETET.
DUHET TË MBETET KRENARIA E SHKODRËS!
NA JENA QYTETI!
NA JENA FUTBOLLI!
NA JENA VLLAZNIA! 🔴🔵
Në hyrje të fushës sportive “Resh*t Rusi”, aty ku çdo ditë stërviten dhe formohen brezat e rinj të Akademisë Vllaznia, tashmë qëndrojnë katër prej figurave më të mëdha të futbollit shkodran, Sabah Bizi, Ramazan Rragami, Medin Zhega dhe Paulin Ndoja.
Këta katër emra që kanë shkruar historinë e Vllaznisë dhe të futbollit shqiptar, sot janë pjesë e përditshmërisë së fëmijëve dhe të rinjve që ëndërrojnë të ndjekin të njëjtën rrugë.
Përkrah portreteve janë edhe fjalët që përcjellin filozofinë e tyre.
🔴 Medin Zhega:
“Në radhë të parë duhet me ken njeri dhe mandej sportist.”
🔵 Ramazan Rragami:
“Futbolli luhet me kry dhe jo me kambë.”
🔴 Paulin Ndoja:
“Dita ma e bukur e jetës teme ka ken kur kam lujt ndeshjen e parë me Vllazninë.”
🔵 Sabah Bizi:
“Futbollist e kangtar nuk bahesh me zor se ke me dal para publikut.”
Këto fotografi në hyrje të fushës ku stërviten dhe luajnë ndeshjet fëmijët dhe të rinjtë, janë histori, kujtesë, identitet dhe frymëzim për brezat që vijnë.
🙏 Një falënderim i veçantë për Presidentin e Vllaznisë, z. Alban Xhaferi, Drejtorin e Akademisë, z. Alban Neziri, si dhe Bashkinë Shkodër, për këtë vlerësim dhe përkushtim ndaj historisë së klubit dhe edukimit të brezave të rinj.
Falenderojmë edhe familjarët e katër emblemave të futbollit shkodran të cilët bashkëpunuan dhe morën pjesë në këtë ceremoni bashkë me futbollistët e vegjël të akademisë tonë.
Legjendat nuk largohen kurrë. Ato vazhdojnë të jetojnë aty ku lindin ëndrrat e reja. ❤️💙
03/09/2026
❤️💙 Karta e Anëtarësisë është kontributi yt për Vllazninë, por mbi të gjitha, është një shenjë përkatësie — identiteti yt zyrtar si pjesë e familjes Kuq e Blu.
Me Kartën e Anëtarësisë përfiton privilegje të veçanta dhe bëhesh zyrtarisht pjesë e klubit.
🎟️ SI MUND TA MERRNI?
📝 Plotësoni formularin me të dhënat tuaja:
🏪 Te Dyqani Universal
🌐 Online në shop.vllaznia.al
💳 Çmimi: 1,500 Lekë
❤️💙 Bëhu Anëtar. Bëhu pjesë e Vllaznisë!
02/09/2026
⚽️VLLAZNIA - Partizani
🗓️5 SHTATOR 2026 | ⏰ 18:30
🏟️Stadiumi “Loro Boriçi”
🎟️BILETAT NË SH*TJE⏬️
➡️ Biletaria e Stadiumit “Loro Boriçi“
✅ Të premten (Ora 10:00 - 14:00 | 17:00 - 19:00)
✅ Të shtunen (Ora 10:00 - 19:00)
➡️ Duke filluar nga sot, biletat mund ti gjeni:
✅ Dyqani UNIVERSAL (Rrugica krah Ambulancës)
✅ Market Vllaznia
➡️ ONLINE: https://shop.vllaznia.al/biletat/
📸Behind the scenes
🔴🔵Photoshoot
01/09/2026
NDESHJA E RRADHËS 🔴🔵
⚽️ VLLAZNIA- Partizani
🏆 “Abissnet Superiore” 2026–2027, Java 3
🗓️ E shtunë, 05 shtator
⏱️ 18:30
🏟️ Stadiumi “Loro Boriçi”
Një jetë, dy ngjyra, një skuadër.
Sot, në mbledhjen e zgjeruar dhe të hapur me drejtuesit e klubit, stafet e Akademisë, mediat, tifozët dhe dashamirësit e Vllaznisë, ritheksuam një parim themelor: Pa drejtësi sportive nuk ka garë të ndershme!
Ne jemi Shkodra, qyteti ku lindi futbolli shqiptar, dhe kemi detyrimin të mbrojmë futbollin, lojën e pastër dhe respektin për çdo klub e çdo garues.
Por përtej reagimit ndaj episodeve të veçanta, duhet të ndërtojmë së bashku me institucionet përkatëse një sistem më transparent, profesional dhe të mbikëqyrur, ku çdo vendim të ketë përgjegjësi dhe ku mundit, investimit dhe djersës së gjithsecilit t’i jepet haku.
Kjo është beteja që ia vlen për futbollin shqiptar. 🔴🔵
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Contact the business
Telephone
Website
Address
Rruga Djepaxhijej 2
Shkodra
4001