18/05/2026
🔥 U16 vazhdon rrugetimin drejt titullit!
Ekipi yne siguron kualifikimin ne fazen gjysmefinale.
10 ekipet pjesemarrese do te ndahen ne 2 grupe dhe do te zhvillojne ndeshjet perkatese per te percaktuar 4 skuadrat qe do te sigurojne nje vend ne fazen finale – Final Four.
💙🤍 Forca Dinamo!
04/01/2026
✍️ Zyrtare | Mirë se vjen Kacia Brown! ✨
🔷 Dinamo Volej forcohet me volejbollisten amerikane Kacia Brown, e cila i bashkohet ekipit tonë nga NCAA Division I, niveli më i lartë i volejbollit universitar në Shtetet e Bashkuara 🇺🇸.
Kacia shihet si një përforcim shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë, duke plotësuar me cilësi dhe eksperiencë vendin e lënë bosh nga largimi i volejbollistes braziliane Nayara Ferreira.
Afrimi i saj vjen falë bashkëpunimit shumë të suksesshëm përtej oqeanit 🇺🇸 mes menaxherit të ekipit tonë Andi Bareti dhe agjencisë ZMS Sports Management.
💙 Mirë se erdhe në familjen blu, Kacia!
31/12/2025
🎉 Gëzuar Vitin e Ri 2026!
Le të jete ky vit plot suksese, energji dhe fitore! 🏐💙🤍
26/12/2025
Vajzat e Akademisë Klub Volejboll Dinamo vazhdojnë rregullisht stërvitjen edhe në keto ditë të ftohta të fundvitit.
Ekipet e Grupmoshës U18 dhe U20 që kryesojnë grupet në përfundim të fazës së parë të Kampionatit Kombëtar te Volejbollit pa asnjë humbje , zhvilluan 2 ndeshje miqësore me Ekipin Kombëtar të Kosovës U18 i cili ishte në Tiranë këtë javë.
Vazhdojmë garën me objektiva drejt titullit kampion edhe gjatë fazës së dytë të Kampionatit Kombëtar që nis në Janar me të gjitha ekipet (Ekipi i Pare-U20-U18 dhe U16).
Eja edhe ti pranë Akademisë Klub Volejboll Dinamo sepse këtej dalin kampionet e së ardhmes në sport dhe në jetë !
Stërvitjet zhvillohen cdo ditë pranë Universitetit të Sporteve të Tiranës prej ores 17.00 deri në orën 20.00 për të gjitha grupmoshat e vajzave nga U8 deri U18.
Forca Dinamo !
11/12/2025
MATCH DAY – Kupa e Shqipërisë 🔵⚪️
Grupi B
Java 5
📅 12.12.2025
🕕 Ora 18:00
📍 Pallati i Sportit “Farie Hoti”