27/08/2026
🏀 LEADERS BASKETBALL ACADEMY KËRKON STAF!
Trajner / Trajnere Basketbolli
Kërkojmë persona me eksperiencë në basketboll ose ish-lojtarë/lojtare, të cilët kanë dëshirë të punojnë me fëmijë dhe të rinj dhe të bëhen pjesë e stafit tonë.
Vlerësojmë profesionalizmin, përgjegjshmërinë, përkushtimin dhe mbi të gjitha pasionin për basketbollin dhe zhvillimin e brezave të rinj.
📩 Të interesuarit mund të na kontaktojnë ose të dërgojnë CV-në në:
📞 069 644 3697
📧 [email protected]
Bëhu pjesë e ekipit Leaders! 🏀
21/08/2026
🏀 SEZONI I RI 2026–2027 PO FILLON!
Pas një viti shumë të suksesshëm, plot zhvillim, ndeshje, turne dhe rezultate, Leaders Basketball Academy hap dyert për sezonin e ri!
VAJZA & DJEM | 5–17 VJEÇ ⛹🏻♀️⛹️♂️
Mirëpresim çdo fëmijë dhe të ri, nga fillestarët deri tek ata me eksperiencë, të bëhet pjesë e akademisë sonë.
Basketbolli është më shumë se një sport. Ai zhvillon disiplinën, vetëbesimin, punën në ekip dhe shpirtin e garës, duke i ndihmuar fëmijët të rriten brenda dhe jashtë fushës.
📍 Shkolla 9vjecare “7 Marsi” – Stacioni i Trenit
📍 Pallati i Sportit “Asllan Rusi”
📍 Shkolla 9vjecare “Marie Logoreci” – Shkozë
📍 Universiteti i Sporteve të Tiranës
STËRVITJET RIFILLOJNË TË HËNËN, MË 31 GUSHT!
Regjistrimet kanë filluar!
Bëhu pjesë e Leaders.
GOOD, BETTER, BEST. 🏀
10/08/2026
🇬🇷 Për të tretin vit radhazi, Leaders rikthehet në Tzioni Summer Camp!
10 ditë plot sport, det, argëtim, miqësi të reja dhe kujtime që zgjasin gjatë. ☀️🏀🌊
Miq të Leaders, ju ftojmë të bëheni pjesë e kësaj aventure dhe të krijojmë së bashku kujtime të paharrueshme edhe këtë verë! 🤍
26/07/2026
🌟 JAVA 7 – MBYLLIM NJË TJETËR SEZON TË SUKSESSHËM!
Një verë plot sport, aventura, miqësi dhe momente të bukura po shkon drejt fundit. Faleminderit të gjithë fëmijëve dhe prindërve që ishin pjesë e këtij sezoni të jashtëzakonshëm të Leaders Summer Camp.
Nëse ende nuk keni qenë pjesë e kampit, kjo është mundësia e fundit! Ju presim në Javën 7 për ta mbyllur së bashku këtë verë të paharrueshme. ☀️
17/07/2026
🌞 Java e 6-të e Leaders Summer Camp po vjen me aventura të reja! 🤩
🎨 Aktivitete edukative, 🏊 pishinë, 🥾 hiking, 🎣 piknik & peshkim, 🗺️ kërkimi i thesarit, 🚒 vizita, sporte dhe shumë argëtim!
📣Regjistrimet janë të hapura!
10/07/2026
✨ Aventurat vazhdojnë!
Java e 5-të e Leaders Summer Camp është gati me plot aktivitete të reja, sport, aventura, argëtim dhe eksperienca që fëmijët do t’i mbajnë mend gjatë. ☀️🤍
📍 Bëhu edhe ti pjesë e verës më të bukur me Leaders Summer Camp!