FHF - Zyra e Këshillimit të Karrierës

FHF - Zyra e Këshillimit të Karrierës

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from FHF - Zyra e Këshillimit të Karrierës, Rruga e Elbasanit, Tirana.

Zyra e Karrierës është një shërbim Career Desk - konsulencë për qasjen aktive të studentëve me tregun e punës, për të ndërtuar në mënyrë të vetëdijshme një CV profesionale, dhe për të krijuar në mënyrë efektive vetë-marketingun.

11/06/2026

📢 Të nderuar studentë dhe kërkues shkencorë të rinj,

Si anëtare e grupit kërkimor-shkencor të projektit SA SKILLS, bashkëfinancuar nga Programi Interreg IPA South Adriatic 2021–2027, ku partner është edhe Qarku Durrës, ju ftoj të shfrytëzoni këtë mundësi të vlefshme për zhvillimin tuaj akademik dhe profesional duke aplikuar në International Summer School – Sustainable Development of the Yachting and Cruise Industry, e organizuar në kuadër të projektit.

📍 Kotor, Mali i Zi
📅 29 Qershor – 4 Korrik 2026

Kjo shkollë verore ndërkombëtare, e zhvilluar në gjuhën angleze, synon të përgatisë brezin e ri të profesionistëve dhe studiuesve në fushën e Ekonomisë Blu dhe zhvillimit të qëndrueshëm të rajonit të Adriatikut. Programi organizohet nga institucionet prestigjioze të Universitetit të Malit të Zi, në bashkëpunim me Portin e Kotorrit dhe Porto Montenegro Marina.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre në tema me rëndësi për zhvillimin territorial dhe ekonomik të rajonit, si:

🌍 Gjeografia dhe zhvillimi territorial i zonave bregdetare
🌱 Qëndrueshmëria mjedisore dhe menaxhimi i burimeve detare
🔵 Ekonomia Blu dhe inovacioni në sektorët detarë
🏖️ Turizmi detar dhe zhvillimi i qëndrueshëm i destinacioneve turistike
⚓ Menaxhimi bashkëkohor i marinave dhe porteve turistike
💡 Transformimi digjital dhe zgjidhjet inteligjente në sektorin detar

Programi akademik përfshin shtatë module tematike të fokusuara në:
• Zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit nautik dhe të kroçerave
• Menaxhimin e marinave dhe porteve të kroçerave
• Sigurinë dhe mbrojtjen në infrastrukturat portuale
• Planifikimin dhe zhvillimin e infrastrukturës detare
• Parametrat e lundrimit dhe navigimit
• Marinat dhe portet inteligjente (Smart Marinas)
• Marinat dhe portet e gjelbra (Green Marinas)
VIJON NE KOMENT:

11/06/2026

📸 Të Gjitha Ngjyrat e UNINOVIS – Konkursi i Fotografisë!

🙂Studentë të Universitetit të Tiranës, është momenti të tregoni se si e shihni universitetin tuaj!

👉Nga 8 deri më 30 qershor, ftoheni të kapni në një fotografi identitetin, frymën dhe jetën universitare në Universitetin e Tiranës, për një mundësi për të fituar 3 muaj Spotify Premium.

🔹 Si të merrni pjesë?
• Të jeni student i Universitetit të Tiranës
• Të ndiqni uninovis.eu
• Të postoni foton tuaj publikisht në Instagram
• Të bëni tag uninovis.eu
• Të përdorni hashtagun
• Të dorëzoni foton tuaj deri më 30 qershor

📷 Fotografia juaj duhet:
🎨Të pasqyrojë identitetin, ngjyrat, aktivitetet ose frymën e Universitetit të Tiranës;
🤳🏻Të jetë origjinale dhe e realizuar nga ju;
✨Të ketë vetëm redaktime bazë (prerje, ndriçim dhe korrigjim ngjyrash).

🏆 Punimet do të vlerësohen për kreativitetin, cilësinë vizuale, rrëfimin e historisë dhe lidhjen me identitetin universitar.

Na tregoni Universitetin e Tiranës përmes objektivit tuaj dhe bëhuni pjesë e konkursit !

StudentLife PhotoContest StudyInEurope UniversityPhotography InternationalStudents

09/06/2026

Bëhuni pjesë e rrjetit Alumni të Universitetit të Tiranës!

😀Jemi të lumtur të lidhemi me ju dhe duam të mësojmë më shumë për rrugëtimin tuaj pas diplomimit. Kontributi juaj do të jetë i vyer për forcimin e rrjetit tonë të alumni,përmirësimin e programeve tona dhe nxitjen e bashkëpunimit brenda komunitetit tonë.

🎯Ju lutemi të na kushtoni vetëm 5 minuta për të plotësuar këtë pyetësor dhe për t’u bërë pjesë e rrjetit Alumni – UT.

👉Përgjigjet tuaja do të ndihmojnë në krijimin e një baze të dhënash dinamike për alumni dhe në krijimin e mundësive për rrjetëzim.

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSelUiF2v_IqMP9Qi-ajQeMVVsHC7oV0ZHPrPLwfbFPVQwVejA/viewform

🔐Të dhënat do të përdoren vetëm nga Universiteti i Tiranës, me dhënien e dakortësisë tuaj.

🙂Ju falënderojmë për kohën dhe kontributin tuaj!

02/06/2026

📚Suksese në maturë dhe mirë se të vini në auditor!

🎯Rreth 26,600 maturantë në të gjithë Shqipërinë kanë filluar sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, duke shënuar fundin e një etape të arsimimit dhe fillimin e një etape tjetër.
Maturantët I nënshtrohen sot provimit të Gjuhës së Huaj, për të vijuar me Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë, Matematikën dhe provimin me zgjedhje.

🏫Universiteti i Tiranës, institucionit më të madh dhe më të vjetër të arsimit të lartë në vend, me 6 fakultete dhe një gamë të gjerë programesh studimi që i përgjigjen interesave dhe ambicieve tuaja profesionale, ju mirëpret të bëheni pjesë e tij.

✨ E ardhmja fillon me zgjedhjet që bëni sot. Ne ju presim në Universitetin e Tiranës për të ndërtuar së bashku rrugën drejt suksesit!

Photos from Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë - Faqja zyrtare's post 31/05/2026
28/05/2026

🛎️Faktoje.al hap aplikimet për programin e Fellowship, një përvojë 3-mujore e paguar për dy studentë, të sapodiplomuar ose të rinj të përkushtuar ndaj gazetarisë, fact-checking dhe kërkimit investigativ.
ℹ️Gjatë fellowship-it studentët e përzgjedhur do të angazhohen në investigime "fact-checking", në monitorim të trendeve të dezinformimit në media dhe rrjeteve sociale, në krijimin e përmbajtjeve multimediale dhe artikujve verifikues, si dhe do të mësojnë teknika të gazetarisë investigative e mjete digjitale verifikimi.
📖Programi fokusohet në tema me interes publik si qeverisja, integrimi europian, ndikimi i huaj, edukimi mediatik dhe zhvillimet socio-ekonomike.
⏳Afati i aplikimit: 28 maj 2026, ora 23:59.
👉Merr info pranë zyrës së Karrierës ose apliko në: https://forms.gle/14ëAo5H9n9UEM2AYA
Për më shumë informacion: 👇
https://faktoje.al/bashkohu-me-fellowship-in-e-faktoje/?fbclid=IwY2xjawSE4uBleHRuA2FlbQIxMQBicmlkETFadnlCSWN1bkczVGpqZXhnc3J0YwZhcHBfaWQQMjIyMDM5MTc4ODIwMDg5MgABHun3jR6Z54DZWo2il-XjR9SThZN_XlYu4naQcVpsB6gxTjHR4e67OKYSCXYQ_aem_5AFeiMKwG8S0JKyaRJswVg

20/05/2026

🎙️ RadioLAB – radio e Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit - në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, hap zyrtarisht dyert me prodhimet e para radiofonike të studentëve të gazetarisë!
📍Ju ftojmë të vizitoni nga afër RadioLAB-in, të na bashkoheni për të festuar së bashku dhe për të trokitur një gotë në festën e hapjes.
📅 E enjte, 21 maj
🕛 Ora 12:00
📍 Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë
🎉 “Kemi FESTË N’KORRIDOR!!!”🔔
Ju mirëpresim!👩🏼‍🎓🧑🏼‍🎓

Photos from FHF - Zyra e Këshillimit të Karrierës's post 19/05/2026

🎯Mbyllet me sukses “Java e Këshillimit të Karrierës 2026” në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, me ceremoninë e certifikimit të studentëve pjesëmarrës.
➡️Përgjatë katër ditëve intensive të seksioneve të këshillimit në fushën e karrierës, studentët u bënë pjesë e një serie aktivitetesh të fokusuara në orientimin profesional, njohjen me sfidat që paraqet sot tregu i punës, si edhe informimin mbi mundësitë konkrete për punësim dhe zhvillim profesional.
👉Aktivitetin përmbyllës të “Javës së Këshillimit të Karrierës” e përshëndeti Dekani i Fakultetit, Prof. Dr. Mark Marku, i cili theksoi rëndësinë që kanë sot zyrat e karrierës në orientimin profesional të studentëve, nevojën për një lidhje sa më të ngushtë të universitetit me tregun e punës, si edhe domosdoshmërinë që studentët të pajisen me aftësi praktike dhe kompetenca bashkëkohore për t’iu përgjigjur zhvillimeve të reja të tregut.
👉Ndërsa këshilluesja e karrierës së fakultetit, Blerina Gega, bëri një pasqyrim të tematikave të trajtuara gjatë kësaj jave, duke u ndalur veçanërisht te rëndësia e zhvillimit të aftësive personale dhe profesionale për studentët, në një treg pune gjithnjë e më dinamik dhe konkurrues, sidomos përballë ndryshimeve të mëdha që po sjell inteligjenca artificiale në profesionet e së ardhmes.
🛎️“Java e Këshillimit të Karrierës” krijoi edhe një hapësirë të vlefshme komunikimi dhe bashkëpunimi mes studentëve dhe lektorëve profesionistë të ftuar, nga ku u trajnuan rreth 40 studentë të Fakultetit.
🥂Ceremonia përmbyllëse u shoqërua me ndarjen e certifikatave në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të ndanin eksperiencat dhe përshtypjet e tyre nga kjo përvojë.


19/05/2026

🔔Shihemi pas pak!
🕛 12:00 📌Salla e Bibliotekës.
në Ceremoninë e shpërndarjes së Certifikatave të
“Javës së Këshillimit të Karrierës” 2026! 🥂👩‍🎓

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Rruga E Elbasanit
Tirana
1001