26/05/2024
Egnatia është ekipi kampion i Shqipërisë për herë të parë në histori. Rrogozhinasit triumfuan në finalen e madhe të “Final Four” ndaj Partizanit me rezultatin minimal 1-0. Sfida u vendos nga një gol i Ibrahimoglu në minutën e 35-të.
Në një atmosferë elektrizuese, në stadiumin “Air Albania” u zhvillua një finale e madhe, teksa drejtësi në fushë vendosi gjyqtari i mirënjohur anglez, Anthony Taylor.
Të dyja ekipet u shfaqën mirë në fushë duke krijuar raste të rrezikshme por gjithçka u vendos nga Ibrahimoglu në minutën e 35-të i cili realizoi një gol spektakolar duke i dhënë avantazhin Egnatias.
Edhe në fraksionin e dytë të dyja ekipet patën disa raste të mira shënimi por asgjë nuk ndryshoi në rezultat. Në fund sfida u mbyll 1-0 për Egnatian, që fitoi titullin e parë në histori.
Një sezon fantastik për rrogozhinasit që përmbyllet me titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë, teksa do të përfaqësojnë edhe Shqipërinë për herë të parë në histori në turin e parë eliminator të Champions League.
Pas përfundimit të ndeshjes finale në stadiumin “Air Albania” u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit të medaljeve dhe titullit kampion ku të pranishëm ishin Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i dorëzoi medaljet dhe titullin kampion ekipit të Egnatias.
14/05/2024
Egnatia shpallet ekipi fitues i Kupës së Shqipërisë për të dytin sezon radhazi. Rrogozhinasit mundën në finale Kukësin me rezultatin minimal 1-0, teksa sfidën e vendosi Edison Ndreca me golin e shënuar në minutën e 38-të.
Një finale mjaft e luftuar nga të dyja ekipet që prodhuan lojë të bukur e me raste të pastra shënimi. Pas disa insistimeve në portën kundërshtare, Egnatia zhbllokoi rezultatin në të 38-ën me Edison Ndrecën. Kaq mjaftoi për pjesën e parë.
Në fraksionin e dytë, të dyja skuadrat shpërdoruan disa raste të pastra shënimi.
Në të 79-ën Egnatia pati mundësinë e artë për të dyfishuar rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë. Gjuajtja e Fernandos u ndal nga portieri Tafas.
Në fund ndeshja u mbyll me rezultatin 1-0 për Egnatian që fiton për herë të dytë radhazi trofeun e Kupës së Shqipërisë.
Në fund të ndeshjes u zhvillua edhe ceremonia e dhënies së medaljeve dhe Kupës së Shqipërisë, që iu dorëzuan Egnatias nga Zv.Presidenti i FSHF-së, Lutfi Nuri.
Finalja e Kupës së Shqipërisë
Kukësi – Egnatia 0-1
Shënues: Edison Ndreca
11/05/2024
Ka përfunduar java e fundit e kampionatit të rregullt në “Abissnet Superiore” teksa janë vendosur të gjitha verdiktet e sezonit, ndërsa tani i gjithë fokusi do të jetë në “Final Four”.
Egnatia e mbylli në vendin e parë me 63 pikë, po aq sa Partizani i vendit të dytë por rrogozhinasit kryesojnë falë avantazhit në ndeshjet direkt. Vllaznia u rendit e treta ndërsa Skënderbeu ja doli mbanë të siguronte vendin e katërt. Këto janë katër skuadrat që do të luftojnë për titullin kampion të këtij sezoni, teksa shorti për “Final Four” do të hidhet të hënën në stadiumin “Air Albania”, në orën 12:00.
Erzeni dhe Kukësi në sezonin e ardhshëm do të luajnë në Kategorinë e Parë, ndërsa Laçi do të përballet në “play out” me fituesin e fazës “play off” të Kategorisë së Parë.
Përsa i përket rezultateve të javës së fundit, Egnatia u mund nga Tirana me rezultatin 0-3,
Partizani fitoi me Erzenin 4-0, ndërsa Skënderbeu triumfoi ndaj Vllaznisë 5-1.
Sfida Teuta – Dinamo City u mbyll me fitoren e durrësakëve 1-0, ndërsa takimi Laçi – Kukësi u mbyll me triumfin e laçianëve 2-0.
09/05/2024
AF Elbasani është kurorëzuar sot ekipi kampion i Kategorisë së Parë për sezonin 2023/2024 duke siguruar edhe ngjitjen në “Abissnet Superiore”.
Së bashku me AF Elbasanin në sezonin e ardhshëm pjesë e kampionatit elitar të Shqipërisë do të jetë edhe ekipi i Bylisit që e ka mbyllur në vendin e dytë këtë sezon në Kategorinë e Parë.
Të dyja skuadrat kanë dominuar këtë sezon në kampionat dhe përsa i përket vendit të parë gjithçka u vendos vetëm në javën e parafundit, ku AF Elbasani siguroi matematikisht vendin e parë në renditje.
Në stadiumin “Elbasan Arena” ishte një festë e vërtetë ndeshja e fundit e kampionatit mes AF Elbasanit dhe Bylisit, që përfundoi me rezultatin 3-2 për verdheblutë.
Pas përfundimit të takimit u organizua edhe ceremonia për kurorëzimin e ekipit kampion nga Federata Shqiptare e Futbollit ku i pranishëm ishte Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i dorëzoi medaljet dhe titullin kampion ekipit të AF Elbasanit.
08/05/2024
Java e 35-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u zhvillua ditën e sotme, teksa të gjitha takimet u luajtën në të njëjtin orar, 16:00.
Egnatia triumfoi në stadiumin “Elbasan Arena” ndaj Dinamo City me rezultatin 1-0, duke mbyllur edhe llogarit për vendin e parë.
Partizani mori fitoren e radhës në “Kukës Arena” ndaj Kukësit, pasi triumfoi 0-1 dhe ngjitet në vendin e dytë në kampionat.
Klasikja e futbollit shqiptar Tirana – Vllaznia, që u zhvillua në stadiumin “Air Albania” përfundoi në barazim pa gola 0-0. Vllaznia zbret në vendin e tretë në kampionat, ndërsa Tirana renditet e pesta me pikë të barabarta me Teutën dhe Dinamo City.
Po sot, Teuta mundi Erzenin me rezultatin e thellë 3-0, ndërsa sfida Skënderbeu-Laçi, përfundoi në barazim 1-1.
Skënderbeu ndodhet në vendin e katërt me një pikë më shumë se Tirana, Teuta dhe Dinamo City, teksa gjithçka do të vendoset në javën e fundit për vendin e katërt që do të marrë pjesë në “Final Four”.
04/05/2024
Ka përfunduar java e 34-të e kampionatit “Abissnet Superiore”. Vllaznia dhe Partizani siguruan matematikisht pjesëmarrjen në “Final 4”.
Në stadiumin “Loro Boriçi” Vllaznia fitoi 1-0 me Dinamo City, ndërsa në “Arenën e Demave” Partizani triumfoi me të njëjtin rezultat 1-0 ndaj Skënderbeut.
Teuta mori një fitore të rëndësishme në shtëpi, pasi mposhti Egnatian e vendit të parë në “Niko Dovana” me rezultatin minimal 1-0.
Edhe Laçi ja doli mbanë të fitonte ndaj Tiranës 1-0 në Laç. Ndërsa takimi Erzeni – Kukësi përfundoi në barazim 3-3.
28/04/2024
Java e 33-të e kampionatit “Abissnet Superiore” uli siparin me derbin e kryeqytetit Tirana – Partizani. Në stadiumin “Air Albania” fituan të kuqtë me rezultatin 2-1.
Po sot u luajtën edhe dy takime të tjera. Vllaznia ja doli mbanë të merrte një fitore tepër të rëndësishme pasi mposhti Egnatian në “Egnatia Arena” me rezultatin minimal 1-0.
Teuta triumfoi në “Kukës Arena” ndaj Kukësit me rezultatin 2-0. Një trepikësh shumë i rëndësishëm për Teutën që ngjitet në vendin e shtatë me 41 pikë.
Të shtunën u zhvilluan edhe dy takimet e tjera të javës së 33-të. Skënderbeu fitoi në shtëpi ndaj Erzenit me rezultatin minimal 1-0.
Ndërsa ndeshja Dinamo City – Laçi përfundoi në barazim pa gola 0-0.
Rezultatet e javës së 33-të në kampionatin “Abissnet Superiore”:
Skënderbeu – Erzeni 1-0
Dinamo City – Laçi 0-0
Kukësi – Teuta 0-2
Egnatia – Vllaznia 0-1
Tirana – Partizani 1-2
24/04/2024
dhe janë dy ekipet finaliste të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2023/2024. Të dyja ekipet do të përballen së bashku në finalen e madhe të 14 majit në stadiumin .
Tirana fitoi sfidën e kthimit ndaj Kukësit me rezultatin 1-0, megjithatë verilindorët ja dolën mbanë të siguronin finalen pas triumfit në takimin e parë 2-0. Kjo do të jetë finalja e pestë në histori për Kukësin që e ka fituar dy herë trofeun e Kupës së Shqipërisë.
Në stadiumin “Loro Boriçi”, Vllaznia fitoi 1-0 ndeshjen e kthimit ndaj Egnatias dhe sfida shkoi në shtesë, pasi rrogozhinasit kishin triumfuar në takimin e parë me të njëjtin rezultat.
Në pjesën e parë të kohës shtesë, Egnatia barazoi rezultatin me Montenegron dhe deri në fund nuk ndryshoi asgjë. Rrogozhinasit siguruan finalen e dytë në histori, pas asaj të sezonin 2022/2023 ku fituan edhe për herë të parë trofeun e Kupës së Shqipërisë.
Finalja e Kupës së Shqipërisë 2023/2024 mes Kukësit dhe Egnatias do të luhet më datën 14 maj, në ora 19:00, në stadiumin “Air Albania”.
# LigaProfefsioniste
20/04/2024
Ka përfunduar java e 32-të e kampionatit .
falë fitores në ndeshjen e sotme ndaj në transfertë me rezultatin 2-1 siguroi matematikisht pjesëmarrjen në “Final Four”.
Po sot u luajtën edhe dy ndeshje të tjera, – dhe – . Në të kuqtë u rikthyen te fitorja në kampionat pasi fituan 2-0.
Ndërsa në takimi – përfundoi në barazim pa gola 0-0.
Të premten fituan në takimet e tyre edhe e . Bardheblutë triumfuan ndaj në 2-0. Ndërsa fitoi në ” 2-0.
10/04/2024
e do të luhet në fundjavë. Tre takime janë të programuara për t’u zhvilluar të shtunën ndërsa dy të dielën.
– do të jetë sfida hapëse e kësaj jave. Ky takim do të luhet në stadiumin në ora 15:00.
Të shtunën në orën 18:00 do të luhen edhe dy takime të tjera. Në stadiumin , do të luajë ndaj , ndërsa në Korçë, do të përballet me .
Të dielën do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e fundit. – është sfida më interesante e javës, ku do të vihet përballë dy nga skuadrat pretendente. Ndeshja do të luhet në stadiumin në ora 15:00.
do të mbyllet me takimin, – . Kjo ndeshje do të luhet në ora 18:00.
Të gjitha ndeshjet e transmetohen live në kanalet dhe .
06/04/2024
Pas përfundimit të takimeve të para gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, do të zbresë në fushë për të luajtur .
Sfida e parë e kësaj jave është – . Ky takim do të luhet në në ora 15:00. Të dy ekipet vijnë me moralin e lartë në këtë ndeshje, pasi hodhi një hap të rëndësishëm drejt finales të Kupës së Shqipërisë, ndërsa fitoi sfidën e prapambetur me Teutën dhe u ngjit në vendin e katërt.
Në ora 18:00 do të luhet takimi – . Kjo sfidë do të zhvillohet në stadiumin dhe të dyja skuadrat kanë si objektiv rikthimin te fitorja në kampionat.
Dita e dielë do të kulmojë me takimin – në stadiumin në ora 20:00. Një ndeshje që premton spektakël, pasi për të dyja skuadrat do të jetë një provë e vërtetë para sprintit final të kampionatit .
Të hënën në orën 18:00 do të luhen dy takimet e fundit të kësaj jave. - në stadiumin , ndërsa takimin – do të zhvillohet në stadiumin e Korçës.
31/03/2024
-të e u mbyll me sfidën, – . Kjo ndeshje u fitua nga Dinamo City me rezultatin 2-0.
– u mbyll në barazim me rezultatin 1-1.
Të premten u luajtën tre takimet e tjera ku u rikthye te fitorja, pasi mposhti në 1-0. Rrogozhinasit shënuan golin e fitores që në startin e ndeshjes dhe më pas administruan rezultatin.
fitoi ndaj në ” me rezultatin 2-1. Djemtë e detit zhvilluan një paraqitje shumë të mirë dhe morën tri pikë tepër të rëndësishme në këtë sfidë.
barazoi në stadiumin 1-1 me . Shkodranët morën të parët avantazhin, ndërsa shijakasit barazuan brenda pjesës së parë. Në fraksionin e dytë nuk pati ndryshim në rezultat dhe ndeshja përfundoi 1-1.