Sport News Albania

Sport News Albania

Share

..

15/09/2020
15/09/2020

Partizani e ka të ndaluar të bëjë merkato pas dënimit të marrë nga FIFA për çështjen “Çinari”, por të kuqtë po ngushëllohen sadopak me rikthimin e lojtarëve që kanë pasur në huazim, si dhe me rinovimin e disa elementëve që mendohej se do të iknin me parametër zero.

Nisur nga realiteti aktual, i bie që Partizani ta ketë fituar betejën që pati me një nga xhevahirët e sezonit të titullit kampion, Esat Mala, kontradiktë e cila nisi për mosdakordësinë për rinovimin e kontratës, që u bë edhe shkak për pezullimin tremujor të 21- vjeçarit.

Tashmë kjo pjesë i përket së shkuarës, pasi mesfushori ka rinovuar me “demat” dhe mbetet një armë e fortë në duart e trajnerit Daja për sezonin e ri. Me rinovimin e kontratës, Partizani ka fituar kryesisht në aspektin moral dhe sportiv, pasi tani ka edhe klauzola për sh*tjen e tij. Gjithsesi, edhe vetë Esat Mala ka dalë i fituar me marrëveshjen e re, pasi nuk është se ka humbur ndonjë mundësi “të artë” për të luajtur në ndonjë ligë të fortë, sepse do të vijojë të jetë pjesë e një klubi me emër si Partizani, që e promovoi edhe në arenën ndërkombëtare, si dhe do të përfitojë edhe disa herë më shumë në aspektin financiar.

Me marrëveshjen e re mes palëve, Mala ka firmosur kontratë 1+1 me Partizanin. Me kontratën e re 21-vjeçari do të përfitojë më shumë se më parë, ku nga më pak të paguarit nga titullarët e tri sezoneve të fundit, tani parashikohet të marrë rreth 3 mijë euro rrogë mujore. Klubi i ka vënë edhe një klauzolë në rast të ndonjë kërkese nga jashtë vendit për një largim të parakohshëm.

Kështu, klubet që janë të interesuara për të bërë të tyrin Malën para përfundimit të kontratës me “demat” duhet të paguajnë 200 mijë euro dëmshpërblim për kartonin e lojtarët për sa kohë ai do të jetë nën kontratë. Largimi me parametër zero do të ishte një goditje e madhe për Partizanin, pasi në skenë mund të dilnin fantazmat e rastit “Amir Rrahmani” që i iku nga duart pa asnjë përfitim, i cili së fundmi është blerë nga Napoli për shifrën e 14 milionë eurove.

Photos from Sport News Albania's post 15/09/2020

Cila skuadër ju befasoi në këtë javë të parë? .albania

13/09/2020

Kylian Mbappé ka lajmëruar PSG se dëshiron të largohet nga skuadra në fund të sezonit.

albania

13/09/2020

Japonezja Naomi Osaka arriti të shtunën të shpallej fituese e turnet US-Open në tenis. Njëzetedyvjeçarja arriti të mundë 2-1 me përmbysje bjellorusen Victoria Azarenka dhe të fitojë kështu turneun e tretë Grand Slam në karrierën e saj.

Në një ndeshje që zgjati rreth dy orë, Osaka e nisi keq setin e parë, të cilin e humbi 6-1, por mundi të rikuperojë në dy setet e tjera, të cilat i fitoi të dy me rezultatin 6-3.

Azarenka, e cila zhvillonte finalen e parë në një turne madhor që prej vitit 2013, u duk e sfilitur pas gjysmës së setit të dytë. Tridhjetenjëvjeçarja lëshoi shumë në fund duke i mundësuar japonezes suksesin e radhës.

Më parë Osaka e pati fituar US-Openin në vitin 2018, ndërsa vitin e shkuar triumfoi edhe në Australian Open. Tashmë ajo ka një seri fitoresh në finale ende të pathyer duke premtuar për më shumë suksese në të ardhmen.

Suksesi i parë i japonezes është ai i vitit 2018 në Flushing Meadows kundër kampiones amerikane Serena Williams.

Njëzetedyvjeçarja e rritur në Shtetet e Bashkuara me prindër nga Japonia dhe Haiti ka fituar popullaritet të gjerë për faktin se ka mbështetur protestat kundër dhunës dhe diskriminimit racor në SHBA.

Në nisje të US Open ajo mbajti një maskë, që kishte mbishkrim emrin e Breonna Taylor, një grua afroamerikane e cila qe vrarë nga policia në muajin mars, ndërkohë që disa javë më parë ajo u largua nga turneu Southern-Open në shenjë proteste ndaj dhunës së ushtruar kundër Jacob Blake nga policia e Wisconsin.

Photos 24/08/2020
Photos 21/08/2020

⚪️🔴 Sevilla= kampionë për herë të pestë! .albania
Tag tifozët e Inter😂

Photos 21/08/2020

Pas fitores kundër Dinamo Tbilisi, Tirana të martën në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania”, pret ndeshjen KF Tirana- Crvena Zvezda. Kjo sfidë është e vlefshme për raundin e dytë kualifikues në Champions League. Ndonëse një përballje e vështirë, ekipi është i gatshë moralisht dhe fizikisht të zbresi në fushë për të dhënë maksimumin. Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, takimi do të luhet pa praninë e tifozëve. ⚪️🔵

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Tirana