ASAD-sport

ASAD-sport

Share

Shoqata Shqiptare e Sport e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë.

Photos from ASAD-sport's post 21/05/2026

Më datë 17 Maj 2026, Shoqata Shqiptare e Sportit për Njerezve që Nuk Dëgjojnë (ASAD) organizoi pranë ambienteve të Hotel Mondial Tirane, Asamblenë e 2-të të Përgjithshme.

Gjatë asamblesë, ndër të tjera, u zgjodh edhe Bordi i ri Drejtues i ASAD për periudhën 2026 – 2030, i përbërë nga:

Presidente:
* Ernisa Blini

Anëtarë të Bordit:
* Xhihan Nozlli
* Redi Taka
* Dhimitër Bojaxhi
* Anisa Ramazani

I urojmë suksese Bordit të ri Drejtues të ASAD

18/05/2026

Shoqata Shqiptare e Sport e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë përfaqësoi Shqipërinë në Maribor, ku u organizua një aktivitet sportiv për personat që nuk dëgjojnë. Ky aktivitet kishte si qëllim promovimin e sportit, bashkëpunimit dhe përfshirjes së tyre aktive në shoqëri

29/04/2026

📢 Njoftim

Shoqata Shqiptare e Sportit për Personat që Nuk Dëgjojnë (ASAD) njofton të gjithë anëtarët të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme.

📅 Data: 17 maj 2026
🕘 Ora: 10:00 – 13:00
📍 Vendi: Hotel Mondial

📌 Afati për paraqitjen për Bordin e ri Drejtues të ASAD Sport është data 11 maj 2026.

Pas përfundimit të asamblesë, për të gjithë anëtarët me kuotizacion, ASAD ka rezervuar një drekë për të festuar së bashku zgjedhjen e Bordit të ri Drejtues 2026–2030.

Ju mirëpresim! 🤝

28/05/2025

Shoqata Shqiptare e Sportit për Njerëzit që Nuk Dëgjojnë pati kënaqësinë të marrë pjesë në aktivitetin ndërkombëtar “EDSO – Lidershipi i Grave në Sport”, i cili u zhvillua në Stamboll, Turqi, nga data 1 deri më 4 maj 2025.

Ky aktivitet mbledhi së bashku gra të shquara nga e gjithë Europa – të angazhuara në drejtimin dhe organizimin e sportit për njerëzit që nuk dëgjojnë – me qëllim fuqizimin dhe përgatitjen e tyre për rolet drejtuese në komunitetet e tyre.

Qëllimi kryesor i programit ishte zhvillimi i aftësive lidershipi për gratë që nuk dëgjojnë, duke rritur pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e tyre aktiv në fushën e sportit dhe duke i pajisur me njohuritë e nevojshme për të përballuar sfidat e menaxhimit dhe drejtimit në nivele lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Pjesëmarrja jonë në këtë event është një hap tjetër drejt barazisë, përfshirjes dhe fuqizimit të grave brenda komunitetit të njerëzve që nuk dëgjojnë – një dëshmi e angazhimit tonë për të ndërtuar një të ardhme më gjithëpërfshirëse në sport.

24/12/2024

Te dashur miq dhe kolegët!
Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2025!
Urojme për ju nje vit te mbarë!
Gëzuar 2025!

Photos from ASAD-sport's post 22/04/2024

"Shqipëria fitoi vendin e tretë në konkursin e gatimit "Ushqim tradicional nga vendet e Ballkanit", i cili u zhvillua në Ohër të Maqedonisë së Veriut nga data 5 deri më 7 prill 2024.

Ky konkurs promovoi kuzhinën tradicionale të Ballkanit dhe ofroi një eksperiencë të re për gratë qe nuk degjojne në gatim.

Ishte një sukses për kuzhinën dhe kulturën kulinare të Shqipërisë!"

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Address


Https://www. Google. Com/maps?ll=41. 324531, 19. 805874&z=17&t=m&hl=en-GB&gl=US&mapclient=embed&cid=7304699560142783078
Tirana