Çdo të Dielë të Mallkuar
Faqe me lajme dhe humor nga futbolli dhe sporte të tjera
Portieri i Kepit të Gjelbër pasi mbajti portën e paprekur për 90 minuta kundër sulmeve të Spanjës.
15/06/2026
ITALIA GJEN (ose më mirë RIGJEN) TRAJNERIN E SAJ TË ARDHSHËM
Mancini ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i një skuadre në Katar për t'u rikthyer në drejtimin e kombëtares italiane.
I larguar pas fitimi të Euro 2020 por pas kualifikimit të munguar nga Botërori 2022, largimi i tij u pa si një tradhti sepse e la kombëtaren vetëm 1 vit para Euro 2024 për milionat e Arabisë Saudite.
Arsyeja që ai dha, konflikti me Federatën për mënyrën sesi duhej të drejtohej kombëtarja. Shumë tifozë nuk e pëlqejnë kthimin e tij.
15/06/2026
Pas ndeshjes USA - Paraguai, një video u bë virale që tregonte gjyqtarin e katërt pranë një koordinatori transmetimi.
Ky imazh u bë simbol i polemikave rreth të ashtuquajturës "Pushim Hidratimi", sepse personi pranë gjyqtarit të katërt ishte përgjegjës për t'i thënë atij se kur të rifillonte loja në mënyrë që reklamat të mund të përfundonin në TV.
FIFA i prezantoi këto pushime të detyrueshme jo aq shumë për t'u lejuar lojtarëve të pinin dhe të rikuperoheshin nga nxehtësia, por më tepër për të ndarë më tej ndeshjet dhe për t'u dhënë sponsorëve kohë për të shfaqur më shumë reklama.
Sipas ekspertëve të industrisë, përfshirë analistin Michael Johnson të S&P Global, i intervistuar nga Gazzella dello Sport, kjo do të gjeneronte miliona për transmetuesit: një hapësirë reklamimi mund të sjellë midis 7 dhe 9 milionë dollarëve.
Kjo po i zemëron si ata që shikojnë në shtëpi - sepse ndeshjet tani janë bërë si video në YouTube të shikuara pa abonim - ashtu edhe ata që luajnë.
Jurgen Klopp, si gjithmonë, është një nga të paktët që ka bërë një analizë të patëmetë të kësaj historie. Ai tha: "Duke parë lojtarët që rrinin duke pritur kohën e transmetimit televiziv, më bëri të pyesja veten: kujt i duhet vërtet Kupa e Botës? Tifozëve, lojtarëve apo reklamuesve?"
Me 90 minuta lojë plus kohë shtesë gjithnjë e më të gjatë dhe pushime të ndryshme, do të përfundojmë me ndeshje që fillojnë të shtunën dhe përfundojnë të dielën.
15/06/2026
Pas fitores 7-1 kundër Curacao, Gjermani bëhet kombëtarja me më më shumë gola në Botëror, duke kaluar Brazilin.
15/06/2026
FINAL 4 ANULOHET PËRFUNDIMISHT
pas disa sezonesh ku formula Final 4 ka dështuar, FSHF propozon formulën e re.
Një alternativë është që pas pjesës më të madhe të sezonit, kampionati të ndahet në dy grupe. Pesë të parat për të vendosur titullin kampion dhe Europën, ndërsa pesë ekipet e tjera për të mos rënë nga kategoria. Do të ishin 8 javë për t’u luajtur në total.
Por këtu nis një problem tjetër, aktualisht sezoni ka 36 ndeshje dhe me fazën e re do të kishim një total prej 44 ndeshjesh. Një nr shumë i madh për t'u përballuar.
Si do duken arbitrat në Botërorin e radhës po ju shtuan akoma aparate
13/06/2026
Protesta e madhe në Tiranë nuk ka lënë pa prekur edhe Botërorin.
11/06/2026
E di që ka erdhur koha e Botërorit kur rishfaqet Guillermo Ochoa.......Botërori i tij i 6.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Website
Address
Tirana