Klubi Shumësportësh Elbasani

Klubi Shumësportësh Elbasani Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Klubi Shumësportësh Elbasani, Sports Team, Liman Kaba, Tirana.

21/09/2026

🏋️‍♂️ KS ELBASANI, NËNKAMPION I KUPËS SË REPUBLIKËS U20 & U23! 🥈💛💙

Dje, më 20 shtator, në Tiranë, u zhvillua Kupa e Republikës U20 & U23 në Peshëngritje, ku Klubi Shumësportësh Elbasani u përfaqësua me tre sportistë, nën drejtimin e trajnerit Ilir Çela, duke arritur rezultate të shkëlqyera.

🥇 Kejdi Tafani, në kategorinë U20, realizoi 70 kg në stilin e shkëputjes dhe 98 kg në stilin e shtytjes. Me një paraqitje të jashtëzakonshme, ai theu 6 rekorde kombëtare dhe u shpall kampion absolut!

🥇 Franko Ferra, në kategorinë +110 kg, ngriti 130 kg në stilin e shkëputjes dhe 165 kg në stilin e shtytjes, duke u shpallur gjithashtu kampion absolut!

🥈 Kristi Muça, në kategorinë 70 kg, realizoi 85 kg në stilin e shkëputjes dhe 100 kg në stilin e shtytjes, duke fituar medaljen e argjendtë!

Falë këtyre rezultateve, ekipi i KS Elbasanit u shpall nënkampion i Kupës së Republikës U20 & U23! 🏆

Urime sportistëve tanë për përfaqësimin dinjitoz, rekordet dhe medaljet e fituara! Një urim dhe falënderim i veçantë shkon për trajnerin Ilir Çela, për punën, përkushtimin dhe kontributin e tij në arritjen e këtyre rezultateve të larta.

Krenarë për ju! 👏💛💙

Mirëmëngjes nga familja verdheblu! 💛💙🏀Java nis me energjinë e basketbollit, pasi djemtë tanë hapin zyrtarisht sezonin e ...
21/09/2026

Mirëmëngjes nga familja verdheblu! 💛💙🏀

Java nis me energjinë e basketbollit, pasi djemtë tanë hapin zyrtarisht sezonin e ri me pjesëmarrjen në Kupën e Federatës – Meshkuj.

Sfida e parë na vendos përballë Apolonisë:

📅 23 shtator 2026
🕕 Ora 18:00
📍 Pallati i Sportit “Apolonia”

Një sezon i ri, sfida të reja dhe i njëjti pasion për ngjyrat tona! Suksese çunave verdheblu! 🔥🏀

Përpara Elbasani! 💛💙

💛💙

MATCH GALLERY | KS Elbasani – Studenti 🏐Elbasani 0–3 StudentiSot rezultati nuk ishte ai që dëshironim, por rrugëtimi i k...
19/09/2026

MATCH GALLERY | KS Elbasani – Studenti 🏐

Elbasani 0–3 Studenti

Sot rezultati nuk ishte ai që dëshironim, por rrugëtimi i kësaj skuadre sapo ka nisur. Çdo stërvitje dhe çdo ndeshje na ndihmon të bëhemi më të bashkuar.

Kokën lart, çuna! Punojmë së bashku dhe kthehemi më të fortë në fushë.💪🏻💛💙

18/09/2026

🏐 Përfundon ndeshja e parë e Kupës së FSHV-së!

KS Tirana 3–1 KS Elbasani

Ekipi ynë u kompletua vetëm tri ditë më parë dhe tashmë ka nisur procesi i harmonizimit dhe konsolidimit të lojës në grup. Pavarësisht kohës së shkurtër, djemtë verdheblu treguan përkushtim dhe dëshirë për të luftuar deri në fund. 💙💛

Vazhdojmë drejt ndeshjeve të radhës me më shumë punë, përkushtim dhe besim te njëri-tjetri! 🔥🏐

🏆🏐KUPA E FEDERATËS – MESHKUJKlubi Shumësportësh Elbasani nis zyrtarisht sezonin e ri me pjesëmarrjen në Kupën e Federatë...
17/09/2026

🏆🏐KUPA E FEDERATËS – MESHKUJ

Klubi Shumësportësh Elbasani nis zyrtarisht sezonin e ri me pjesëmarrjen në Kupën e Federatës, në kategorinë e meshkujve.

Skuadra verdheblu është shortuar në Grupin B, së bashku me ekipet:

• KS Tirana
• Skënderbeu
• Studenti

📍 Të gjitha ndeshjet e Grupit B do të zhvillohen në shtëpinë tonë, në Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani”, Elbasan.

🏐🇦🇷 MIRË SE VJEN, LUCAS CORVALAN! 💙💛Klubi Shumësportësh Elbasani zyrtarizon afrimin e volejbollistit argjentinas Lucas S...
15/09/2026

🏐🇦🇷 MIRË SE VJEN, LUCAS CORVALAN! 💙💛

Klubi Shumësportësh Elbasani zyrtarizon afrimin e volejbollistit argjentinas Lucas Sebastián Corvalan në ekipin e volejbollit për meshkuj.

Sportisti aktivizohet si sulmues krahu/universal dhe vjen me eksperiencë nga volejbolli argjentinas, ku është aktivizuar me Unión Vecinal de Fomento General Belgrano.

Me cilësitë, eksperiencën dhe energjinë e tij, besojmë se Lucas do të jetë një përforcim i rëndësishëm për skuadrën në arritjen e objektivave të sezonit të ri.

🇦🇷🤝🇦🇱 ¡Bienvenido a Elbasan, Lucas!
Suksese me fanellën verdheblu! 💙💛

13/09/2026

Good vibes, energji pozitive dhe fjalë që na motivojnë!😊✨💛🩵

Komisioni i ACES Europe vlerësoi punën tonë, u largua me përshtypjet më të mira dhe me falënderime për mikpritjen. Elbasani vazhdon përpara, me sportin në zemër dhe sytë drejt vitit 2027! 🏆🇪🇺

̦ESEurope

Address

Liman Kaba
Tirana
1020

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klubi Shumësportësh Elbasani posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Klubi Shumësportësh Elbasani:

Shortcuts

Share

Category