Manchester City ? - ? Barcelona
Joe Hart Victor Valdes
Vincent Kompany Gerard Piqué
Aleksandar Kolarov Javier Mascherano
Gael Clichy Jordi Alba
Martin Demichelis Daniel Alves
Javi Garcia Xavi Hernandez
Jesus Navas Andrés Iniesta
David Silva Sergio Busquets
Yaya Touré Cesc Fabregas
Alvaro Negredo Alexis Sanchez
Edin Dzeko Lionel Messi
coach :
Manuel Pellegrini Gerardo Martino
Vetem Futboll
Gjithcka rreth futbollit Ne kete faqe ju do te gjeni lajmet me te reja nga futbolli. Nese ju pelqej kjo faqe ju lutemi te ftoni dhe shoket tuaj.
Nese mundeni na ndihmoni qe te shkojme 1500 like ! Faleminderit per mirkuptimin :)♥
Juventus vs Roma
21/12/2013
Messi thumbon zv/drejtorin ekonomik të Barcelonës
Lionel Messi dhe Barcelona nuk janë larg vetëm fizikisht por nga dita në ditë duket sikur po krijojnë një distancë edhe më të madhe shpirtërore. Sikur të mos mjaftonte dëmtimi dhe zërat për oferta faraonike në drejtim të argjentinasit, mes palëve ka nisur një tjetër debat ku këtë herë bëhet protagonist zv/presidenti ekonomik, Javier Faus. Ky i fundit u shpreh pak kohë më parë se nuk arrin ta kuptojë kërkesën e një lojtari për rishikimin e kushteve të kontratës kur ai ka rinovuar vetëm pak muaj më parë. Një deklaratë qartazi e adresuar në drejtim të 4 herë fituesit të Topit të Artë, i cili nuk ngurron aspak për të thumbuar zyrtarin katalanas.
“Javier Faus nuk e njeh fare futbollin. Ai mendon se po menaxhon një biznes por Barcelona nuk është e tillë. Barcelona meriton të përfaqësohet nga njerëzit më të mirë”.
Duke vijuar në këtë linjë, Messi shtoi se nuk ka kërkuar asnjëherë rishikimin e kushteve të kontratës. Një moment delikat ky që po kalon sulmuesi argjentinas, i cili po bën llogaritë edhe me akuzat në drejtim të të atit, i cili akuzohet se ka ricikluar paratë e karteleve të drogës duke shfrytëzuar ndeshjet e bamirësisë të organizuara nga vetë lojtari argjentinas vitet e shkuara.
21/12/2013
Në një kohë që Reali i Madridit ka intensifikuar përpjekjet për rinovimin e kontratës së Xabi Alonsos, mediat soanjolle zbulojnë disa detaje që mund të rezultojnë vendimtare në të ardhmen e lojtarit te skuadra merengues. Sipas Radio “Cadena Ser”, klubi ka pak shpresa që mesfushori bask të hedhë firmën në kontratën e re, çka do të thotë se ai mund të largohet në fund të këtij sezoni kur i skadon edhe kontrata. Në këtë mënyrë, duke nisur që nga data 1 Janar, Xabi Alonso është i lirë të bisedojë me skuadrën që dëshiron, e cila mund ta finbalizojë transferimin në muajin qershor me parametra zero. Një prej arsyeve kryesore të bllokimit të bisedimeve është dëshira personale e lojtarit për të provuar një eksperiencë të re, por edhe dëshira për të fituar mes 8 dhe 10 milionë Euro neto në sezon, kërkesë që Reali nuk është i gatshëm t’ia përmbushë.
Në këto momente, tre janë klubet e interesuara për të fituar shërbimet e tij, Manchester City , Manchester United dhe Juventus. Dy skuadrat angleze janë të avantazhuara në këtë garë pasi Xabi Alonso e njeh shumë mirë Premier League për shkak të avanturës 5-vjeçare në radhët e Liverpool, ndërsa bardhezinjtë kryqëzojnë gishtat duke shpresuar në një vendim surprizë të lojtarit me origjinë baske.
21/12/2013
Ibra: S’jam kryeneç, respektoj cdo person
Sulmuesit i Paris Saint Germain Zlatan Ibrahimoviç, nuk pëlqejnë etiketimet e shumta të medias nël lidhje me karakterin e tij. 32-vjecari insiston se nuk është një futbollist “kryeneç” dhe se përceptimet mbi egon e tij janë të gabuara.
“Në fillim të karrierës sime mbaj mend që njerëzit filluam të më quanin kryeneç, arrogant dhe egoist. Por unë mendoj se nëse nuk ke ego nuk mund të fitosh 20 trofe. Ky është perceptimi i medias, është dicka me të cilën më duhet të jetoj. Unë respektoj cdo person, në vecanti futbollistët, sepse luajnë të njëjtën lojë si unë. Ajo që shkruan media është punë e medias.”
Gjiganti suedes udhëhoqi Paris Saint German drejt fitimit të titullit sezonin e kaluar, duke shënuar 30 gola në 34 ndeshje. Gjatë karrierës së tij me Ajaksin, Juventusin, Interin, Barscelonën, Milanin dhe së fundmi Paris Saint Germain ka fituar në total rreth 40 trofe. Këtë sezon Zllatan ka shënuar 22 gola në 23 takime me parizienët, ndërsa mbetet kandidati kryesor për të fituar cmimin Ferenc Pushkash për golin më të bukur. Edhe për golat e vecnatë të realizuar prej tij, Ibrahimovic e ka një batutë.
“Unë jam si vera, sa më e vjetër të jetë, aq më e mirë është.”
16/12/2013
14/12/2013
Thiago Silva: Ibra-Cavani, më të fortë se Neymar-Messi
Ibra-Cavani apo Neymar-Messi? Dyshja e sulmit të Paris Saint Germain po përjeton një sezon fantastik, që në shifra përkthehet 24 gola dhe Thiago Silva nuk ka asnjë dyshim, teksa zgjedh dy lojtarët e skuadrës së tij para dyshes së Barcelonës.
“Eshtë e vështirë të zgjedhësh mes dysheve sulmuese. Neymar është shoku im, por të tillë janë edhe Zlatan e Cavani. Një gjë është sigurtë, të katërt janë lojtarë jashtëzakonisht të fortë. Bëhet fjalë për dy nga dyshet më të mëdha në botë të repartit të ofensivës, por Cavani dhe Ibra luajnë më shumë bashkë”.
Për mbrojtësin brazilian të parizienëve, i cili prej kohësh ka qënë në planet e Barcelonës, tha se vlerësimi ndoshta varet edhe nga dëmtimi i Messit, megjithatë ai këmbënguli se Ibra e Cavani përbëjnë dyshen më të fortë. Thiago Silva theksoi se me uruguajanin e suedezin, Paris Saint Germain ka një repart ofensiv ëndrrash, që çdo skuadër do të donte t’i kishte pjesë të vetën
14/12/2013
Januzaj i premton besnikëri të përjetshme United
Ndihet mirë Adnan Januzaj te Manchester United, aq mirë sa është i gatshëm ta kalojë të gjithë karrierën në Old Trafford. Mesfushori 18-vjeçar me origjinë shqiptare ka impresionuar jo pak që kur u bë pjesë e ekipit të parë të David Moyes, me dy gola në ndeshjen e tij të parë kundër Sunderland, duke u shpërblyer më pas me një kontratë të re 5-vjeçare nga Djajtë e Kuq.
“Opsioni i parë për mua ishte të firmosja me Manchester United dhe e bëra. Jam i lumtur këtu. Nëse do të mundesha ta kaloja gjithë jetën në këtë klub, patjetër që do të qëndroja. Trajneri David Moyes më dha një mundësi dhe nuk mund të bëja më shumë se realizimi i dy golave në debutim. Tani duhet të vazhdoj të shënoj sërish për të treguar se e meritoj të jem pjesë e ekipit të parë. Dua të fitoj trofe, ky është objektivi im, prandaj do të përpiqem të j*p maksimumin”.
Adnan Januzaj është preferuar nga Moyes të luajë si mesfushor krahu, por ai rrëfen se pozicioni ku mund të j*pë më shumë është pas sulmuesit si një numër 10.
“Kam luajtur gjithmonë në këtë pozicion që kur isha më i vogël, por mund të vendosem edhe në krah. Do të isha i gatshëm të qëndroja edhe si mbrojtës i krahut të majtë, kjo është puna ime, por pozicioni i numrit 10 është ai që më pëlqen më shumë”.
12:00 Sevilla ? - ? Osasuna
17:00 Villarreal ? - ? Valencia
19:00 Real Sociedad ? - ? Almeria
21:00 Atletico Madrid ? - ? Real Betis
27/10/2013
El Clasico, Ramos ndez polemikat, shfryn ndaj arbitrimit
El Clasico i emicioneve të mëdha i futbollit spektakolar por edhe i polemikave pafund. Në qendër kritika mbetet gjyqtari Majenko për dy 11-metërsha të pretenduar nga futbollistët madrilenë. Ngre lart zërin mbrojtësi Sergio Ramos, i cilit ndihet i pafuqishëm për të reaguar përballë këtij fenomeni, që po ndodh në vazhdimësi në favor të Barcelonës.
“Ishin dy penallti të pastra, por gjyqtari nuk akordoi asnjërën prej tyre. Ne bëmë maksimumin në fushën e blertë, por ndaj disa gjerave e kemi të pamundur të luftojmë.”
Më pas një koment i 27-vjecarit për aktivizimin e tij në mesfushë.
“Nuk ishte dicka e re për ne, sepse e kishim provuar edhe në stërvitje.”
Ndryshe nga Los Blankos, Katalanasit lënë mënjanë episodet e dyshimta të sfidës dhe i gëzohen fitores. Më shumë nga të gjithë Aleksis Sanchez, i cili realizoi një gol të mrekullueshëm me një parabël të pakapshme për Diego Lopez.
“Në momentin e goditjes pashë që Diego Lopez kishte avancuar. E provova dhe topi përfundoi në rrjetë. Arritëm një fitore shumë të rëndësishme, tashmë jemi 6 pikë larg, por që nuk janë asgjë para një skuadre si Reali. Është e vështirë të fitosh besimin e tifozëve në Kamp Nou, por unë mendoj se po bëj më të mirën që të kem besimin e tyre.”
27/10/2013
El Clasico vendoset nga Neymar e Sanchez. Reali në “tapet”
El Clasico i Barcelonës, i Neymar dhe i Sanchez. Në “Camp Nou”, në sfidën e yjeve janë dy amerikano-jugor që bëjnë diferencën, , duke i dhënë katalanasve suksesin ndaj rivalëve kastijan në “shfaqen” më të ndjekur sportive të kësaj pjese të parë të këtij sezonit, që kurorzon katalanasit në derbi por dhe në krye të renditjes.
Forca Tito është parrula që ‘Camp Nou” propozon në hyrjen e të dyja skuadrave në fushë, konfirmimi se Barcelona është vërtetë “Mes que un club”, ku beteja për jetën dhe në një fushë futbolli është po aq i rëndësishëm sa ekuacionet e lojës më magjike të globit.
Gjithsesi duke ju rikthyer spektalit të fushës, Anceloti mban premtimin kur propozon një 4-3-3 sulmues në shtëpinë e “cule” por me një surprizë brenda, Sergio Ramosin në qendër të mesfushës, që luhet si kartë e “kalit të trojës” nga ana e italianit. 4-3-3 është dhe përgjigja e Martinos në krahun tjetër, me Mesin e Nejmar të hapur nga krahët. Barcelona, që ka fituar vetëm 1 nga tetë përballjet e fundit me Realin, i hajnë këmbët për fitore dhe starti i takimit është një dialog i gjatë i tyre me topin. Gjithsesi Reali është i kujdesshëm mbrapa dhe nuk lë hapësira. Të paktën deri në minutën e 19-të kur Iniesta, çliron Neymar, i cili nga ana e tij nxjerr goditjen dhe topi në fundin e rrjetës çliron britmën e “Camp Nout”.
Goli i parë në debutim në El Clasico për Neymar, ashtu si dhe dy brazilianë të mëdhenj të së kaluarës blaugrana, Ronaldo dhe Romario. Barcelona e gjendur përpara kërkon ta mbyt sa më shpejt Realin, por Mesi në të 22-tën bën Mesian duke falur portën los blancos. Katalanasit janë dukshëm më superior dhe këmbët milionare të Bale dhe Ronaldos janë të varfra në ide. Gjithsesi Reali kërkon të shkojë në dhomat e zhveshjes në barazpeshë, por Sami Khedira nuk është sulmues dhe për pasojë në minutën e 44-tërt nuk gjen goditjen fituese. Gjermani pretendon madje dhe për 11-metërsh. Nga përsëritja kuptohet që topi është prekur me dorë, por a është penallti apo jo, gjykimin jua lëmë ju. 1-0 është rezultat që premton për skuadra të hapura, dhe në minutën e 54-tërt, Neymar ka shansin për të ngritur në këmbë gjithë Camp Noun, por Diego Lopez ndërhyn duke bërë të dëgjohen ata qindra zëra madrilèn. Reali smund të fle më mbi dafina ashtu si dhe Ronaldo që provon të gjejë fundin e rrjetës në minutën e 58-të. Ancelotti luan kartën Benzema, duke i besuar sulmuesit që është harruar nga goli, aq san ë minutën e 71-të, francezi lëshon një të djathtë që shkund nga vendi traversën e Valdez.
Ndërkohë që vetëm pak sekonda më parë Ronaldo kishte pretenduar për një 11-metërsh pas një rrëzimi në zonë nga Mascherano, por Mallenco thotë që ska asgjë, duke irrituar dhe Bale në stol. Por irritimin e vërtetë madrilenët e marrin në minutën e 78-të, kur Neymar con përpara skuadrën duke gjetur këmbët e Sanchez, që ekzekuton magjinë e vitit. 2-0 blaugranat mendojnë se mbyllën gjithçka por një zbritje e madrilenëve me të riun Jese shkurton diferencën në 2-1 por janë minutat shtesë dhe asgjë nuk mund të ndryshojë më. Mbyllet 2-1 për Barcelonën. Në Madrid tetori është i ftohtë për Realin, që shikon të regjistuar -6 në termometrin e kreut të renditjes.
26/10/2013
El Clasico e risive, Neymar vs Gareth Bale
“Count down” ka nisur, të apasionuar të futbollit lini mënjanë gjithë impenjimet për në orën 18:00 pasi fillon Barca – Real , nëna e gjithë supersfidave.
Një përballje e aftë të ofrojë gjithmonë dicka të re por El Klasiko i parë i sezonit është vërtet ai i risive. Është i pari post Mourinho nuk ka si protagonist portugezin katalizator të tensionit, për mirë apo për keq nuk do të jetë i njëjti pa Jose Mourinhon. Mbart brenda aspiratat e dy yjeve për të vjedhur skenën botëroe, brazilianin Neymar dhe 100 milionëshin Gareth Bale. Përjetohet për herë të parë nga drejtuesit e të dy stolave, trokasin për herë të parë në dyert e el klasikos Karlo Anceloti dhe Tata Martino.
Jemi përpara një El Klasiko që thyen dinamikën e 18 muajve të fundit, në janar të 2012 Reali më në fund gjeti mënyrën për tja luajttur Barcës pas shumë tentativave të dështuara. Që nga 25 janari duelet kanë qenë krejtësisht të ekuilibruar, por tani jemi sërish në pikën e nisjes. Barcelona me insertet e Tatës është e vështirë për tu identikfikuar me atë të së shkuarës ndërsa Madridit nuk është më ai i pari, i Ksabi Alonsos Khedirës e Ozil që dinte si të plagoste Messin.
Asnjë nga dy rivalët e përjetshëm duket se nuk ka më armët taktike përfundimtare për të kontrastuar kundërshtarin këtë herë duket se do të jenë duelet individuale ato që do të vendosin.
Dhe kur bëhet fjalë për individualitetet Lionel Messi dhe Kristiano Ronaldo janë gjithmonë një shkallë sipër gjithë të tjerëve, por po kaq decizive mund të jetë dhe inspirimi i Neymar , telashe për Realin nëse lejon fluksin e topave të Xavi dhe Iniestës të shkojnë te yjet blaugrana të sulmit, por në të njëjtën kohë dhe talenti i Iskos një tjetër debutues në El Klasiko mund ta ndihmojë Madridit të luajë pa komplekse në Kamp Nou. Të dyja bandat janë të plota, edhe Pike është i gatshëm për katalanasit , ndërsa te Los Blankos janë të gjithë të grumbulluar përvec Xabi Alonsos. Barcelona dhe Reali i Madridit , armatat e famshme të futbollit janë gati të përlasen në betejën e parë të ndryshimit të ciklit. Ky është el klasiko i risive.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Telephone
Website
Address
Tirana
135987
Opening Hours
| Monday | 02:45 - 03:00 |
| Tuesday | 02:45 - 03:00 |
| Wednesday | 02:45 - 03:00 |
| Thursday | 02:45 - 03:00 |
| Friday | 02:45 - 03:00 |
| Saturday | 02:45 - 03:00 |
| Sunday | 02:45 - 03:00 |