PMTP - Përjet me ty Partizan

PMTP - Përjet me ty Partizan

Share

Një përpjekje për të sjellë informacion dhe lajme për emrin sportiv Partizani, me fokus kryesor futbollin

11/02/2026

Sot Partizani beri ndeshjen me te mire te sezonit! Ne lidhje me rastin e diskutuar te penalltise se golit, rregullat e lojes jane shume te qarta per faullat vazhduese. Ishte penallti edhe kjo dhe rasti i Tomes ne pjese te pare!

Photos from PMTP - Përjet me ty Partizan's post 21/01/2026

Nje lajm i mire: Merr zgjidhje pjesa e fushave stervitore ne kompleks.

Sot ne mbremje qeveria ka miratuar nje vendim per lidhjen e shteses se kontrates ku i shtohen rreth 12000 m² kompleksit.

17/07/2025

Sot ne oren 20:00 kunder Nomme Kalju, nje ndeshje e rendesishme per te kaluar ne turin tjeter me nje short deri diku bujar, per financat e klubit e ne rradhe te pare per koeficientin e UEFAs. Rreth 8 ore para ndeshjes jane sh*tur rreth 1500 bileta ose 6.7% e stadiumit, nje shifer e ulet, por qe shpresoj te rritet ne oret ne vazhdim!

24/05/2025

Te urosh Igli Taren si ish lojtar eshte shume ok, te gabohet me vitet kur ka luajtur te Partizani, kjo nga faqja zyrtare eshte qesharake, te fshish komentet ku evidentohet ky gabim eshte pastaj skec humoristik banal. Tare nuk ka luajtur ne 93-94 me Partizanin!
https://www.facebook.com/share/p/15hgQWpTyg/

Klubi i Futbollit Partizani uron Igli Taren për detyrën e rëndësishme që ka marë sot si Drejtor Sportiv i Milanit. Ish-futbollisti i Partizanit do të drejtojë një prej klubeve më të mëdha jo vetëm në Itali, por edhe në gjjthë Evropën duke bërë krenarë gjithë shqiptarët dhe veçanërisht tifozët e kuq të Partizanit, klubit nga akademia e të cilit ka dalë si futbollist dhe që ka veshur fanellën e ekipit te parë në vitet 1993-1994. Një arritje madhështore për një figurë të shquar të futbollit shqiptar. Suksese në këtë kapitull të ri – jemi krenarë për ty!

13/01/2025

Qe te jemi te qarte ne lidhje me situaten e krijuar trajner-drejtues: nuk po kundershton njeri sh*tjen e lojtareve, po flasim per zevendesimin adekuat dhe ne kohe te tyre. Cara, por edhe Rrapaj e Mba kishin dhene sinjale me lojen e tyre se deshironin te largoheshin dhe lojtaret nuk ke si i mban me zor ne kete nivel leshi qe kemi ne, keta ne mos ne janar do te largoheshin me parametra 0 ne vere duke mos dhene shume ne fushe, problemi eshte tek zevendesuesit: nga ekipi i vjetshem eshte larguar Maget, i pazevendesuar, Murataj i zevendesuar me Ismailin, Rrapaj supozohet te zevendesohet nga Kote, Hadroj me Sodiq, i cili nuk eshte prezantuar dhe nuk po stervitet, me pasoja ne forme dhe ingranim (nese behet si levizje), Cara me bjellorusin dhe Mba me askend, as brenda ekipit, pasi si Bintsuka si Keko po tregojne me lojen e tyre qe nuk jane per nje ekip pretendent. Tani edhe sikur keta te ardhur te jene ne te njejtin nivel ose me te mire se ata qe iken (qe e dyshoj) vetem pershtatja dhe ingranimi me lojen do doje kohe, kohe e cila nuk garanton qe kap nje nga kater vendet e para. Ketu trajneri ka te drejte dhe drejtuesit kane gabuar duke qene se zevendesimet nuk kane ardhur. Dje tek skaner ne MCN, Carcani thote qe trajnerit i jane propozuar 42 lojtare dhe ai po vonohet ne zgjedhjen nder ta, kjo duket si tentative per te zbardhur faqen e klubit (nisur dhe nga marredhenia e ketij emisioni me drejtuesit nga Demi te Olsi, Abilaliaj, Xhixho dhe Behari) klub i cili doli gafil nga reagimi jashte standardit tone i trajnerit. Trajneri nga ana tjeter mendin me mire te me heqin tani se ngrita zerin dhe dal burre i mire, se sa per 3-4 jave per mungese rezultatesh.

11/01/2025

Nderkohe vazhdon saga e penalltive te padhena per Partizanin, si dhe saga e golave pa lidhje ne te 90ten minute, por me mire keshtu, sepse trajneri pati mundesi te thote ca te verteta!

11/01/2025

Klubi sic duket do nderroje trajner, i cili sic duket e kupton mentalitetin fodull dhe thote me zgjuarsi, me mire te me heqin tani se ngrita zerin sesa te me heqin pas 2-3 javesh per rezultate. Trajneri ka te drejte dhe e verteta eshte qe tifozet mund te kuptojne se klubi duhet te kete tendenca te jete rentabel e bashke me Maget kete vit ka sh*tur lojtare mbi 2.2 milione euro, por kjo jo ne kembim me cilesine dhe lojen e bukur, tifozet nuk jane me shoqerine aksionere por me fanellen, me emrin dhe jo me xhepin e Gazit. Tani te presim janarin tjeter e te shkruajme te njejten gje per ikjen e Prekes apo Kotes!

11/08/2023

Fitore shume e vlefshme dje kunder Valmieres, shkojme me te qete ndeshjen e kthimit, por KUJDES - kemi humbur Mehmetin dhe Atanaskoskin per shkak kartonesh, me Mba te demtuar dhe Hadroj me probleme, ekipi rrezikon te shkoje ne kete ndeshje pa 3-4 lojtare kryesore. Megjithate ekipi ka stof dhe ne stol e duke luajtur me kembe ne t**e e te perqendruar, kualifikimi eshte mese i mundur.

10/08/2023

Sot Valmiera Partizani në orën 19:00

Ndeshja e sotme është e rëndesishme dhe mund të na coje në playoff, cfarë do të ishte sukses në vetvete. Personalisht mendoj se jemi favoritë, kundershtari ka sh*tur javën e shkuar dy lojtare të rëndesishëm në Poloni, gjithashtu në dyshim është edhe mbrojtesi i tyre kryesor. Këtë optimizëm e përcjellin edhe bookmakers, ku pavarësisht se në transfertë ekipi ynë kuotohet më mirë.

Trajneri i Valmeiras Jurgis Kalns, perpara takimit u shpreh:
"Nuk ka ngjashmëri mes Olimpias dhe Partizanit sepse ky kundërshtar luan një futboll ndryshe nga Lubjana. Shumë më shpejt, me tranzicione dhe dylyftime më të shpejta. Ata përdorin shumë pasime diagonale dhe vertikale. Ata kanë sulmues të fortë, krosojnë shumë. Ne duhet të mendojmë se si të mbulojmë sulmuesit kryesorë të tyre, sepse ata janë të fortë. Mbrojtësit e të dy ekipeve BATE dhe Andorrës lëvizen në të gjitha anët dhe kjo është sfida më e madhe për nesër. Gjithsesi, unë mendoj se ata nuk dinë çfarë të presin prej nesh, ashtu si ne nuk dimë çfarë të presim prej tyre. Ekziston një ide për skuadrën, se si luan dhe çfarë lloj loje duhet bërë, por kjo do të duhet të tregohet në fushë. Është e vështirë të gjykosh nivelin dhe aftësinë e tyre ndaj dy kundërshtarëve të tyre të mëparshëm. Ekipi nga Andorra dukej goxha mirë ndaj tyre në disa momente, por në fund Partizani ishte skuadra superiore. Loja nuk do të jetë e lehtë".

27/07/2023

Ta pyesi ndonjeri Sul Staroven cfare mendimi ka per kete rezultat? Pyetja vlen edhe per tifizat e facebook dhe per qokaxhinjte gazetare.

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Tirana
1000