Sports University of Tirana

Sports University of Tirana Ju falenderojmë që vizituat faqen zyrtare të Universitetit të Sporteve të Tiranës në Facebook. Ky sektor shkëputet si një më vete nga ILKF në vitin 1992.

Për më shumë informacion ju lutemi të vizitoni faqen zyrtare të Universitetit të Sporteve të Tiranës www.ust.edu.al Gjeneza e Universitetit të Sporteve të Tiranës nisi me ngritjen e Teknikumit te Fizkulturës në vitin 1948, si e para shkollë e mesme që përgatiste mësuesit e ardhshëm të edukimit fizik. Pas 10 vjetësh, në vitin 1958, pas krijimit të Universitetit të Tiranës, krijohet dega e fizkulturës pranë Fakultetit 2-vjeçar Histori – Filologji. Më vonë kjo degë u kthye në fakultet me destinacionin “Mësues i Edukimit Fizik” për shkollat e ulëta dhe të mesme. Në vitin 1960 me Vendim të Këshillit të Ministrave, Nr. 394, datë 28.09.1960, krijohet Instituti i Fizkulturës i cili një vit më pas, po me vendim të Këshillit të Ministrave emërtohet “Vojo Kushi” me një afat studimesh 3-vjeçar, të barazflefshëm me sistemin universitar të shkollave të larta. Në vitin 1971, po me vendim të Këshillit të Ministrave, emërtesa ndryshon në Instituti i Lartë i Kulturës Fizike “Vojo Kushi”. Në vitin 1993 afati i studimeve në këtë institucion bëhet 4-vjeçar. Më 25.05.2000, me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 266, ky institucion emërtohet Akademia e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”. Nga viti 1958 e deri më sot, Universiteti i Sporteve të Tiranës (ish ILKF e më vonë AEFS "'Vojo Kushi"), si institucion unik në vendin tonë, ka diplomuar në mënyrë të vazhdueshme mësues,trajnerë dhe specialistë të lartë të Fushës së Edukimit Fizik dhe Sportit. Në vitin 1962 prane ILKF ‘Vojo Kushi”, ngrihet Qendra Shkencore, e cila më vonë u kthye në sektor shkencor. Ky sektor, për kohën dhe në të ardhmen, do të ndihmonte në evidentimin e përpunimin e mendimit bashkëkohor shkencor në fushën e edukimit fizik e sporteve. Duke filluar nga viti 1966 struktura e ILKF ka funksionuar mbi bazën e katedrave si njësia bazë mësimore e kërkimore shkencore. Nga viti 1994 struktura 4-vjeçare e institucionit mbeshtetet mbi bazën e departamenteve. Drejtuesit e këtij institucioni ndër vite kanë qënë:
Kico Karaguni 1958 - 1977
Flutra Celkupa 1977 - 1987
Sejfulla Shtepani 1987 - 1992
Vejsel Rizvanolli 1992 - 1993
Fatmir Dibra 1993 - 1996
Vejsel Rizvanolli 1996 - 1997
Sejfulla Shtepani 1997 - 2006
Vejsel Rizvanolli 2006 - 2014
Agron Cuka 2015 - 2020
Agron Kasa 2020 - ne vazhdim

🇦🇱🇪🇺 UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS PJESËMARRËS NË ENSE FORUM 2026 🗓️24–25 shtator 2026 📍Kufstein, Austri💢Universite...
26/09/2026

🇦🇱🇪🇺 UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS PJESËMARRËS NË ENSE FORUM 2026

🗓️24–25 shtator 2026
📍Kufstein, Austri

💢Universiteti i Sporteve të Tiranës, i përfaqësuar nga stafi akademik dhe kërkimor, i kryesuar nga Rektori, Prof. Dr. Agron Kasa, mori pjesë në Forumin e 19-të të Rrjetit Evropian të Edukimit Sportiv (ENSE), organizuar pranë Universitetit të Shkencave të Aplikuara Kufstein Tirol, Austri.

🌍 Forumi i këtij viti, me temë “Edukimi sportiv në komunitet: Shëndeti, Mirëqenia dhe Gjithëpërfshirja”, mblodhi së bashku përfaqësues të institucioneve akademike, studiues dhe profesionistë të fushës së sportit, për të diskutuar rolin e edukimit sportiv në ndërtimin e komuniteteve më të shëndetshme dhe gjithëpërfshirëse.

🤝 Pjesëmarrja e UST-së në këtë forum përbën një mundësi për shkëmbimin e përvojave akademike dhe kërkimore, forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimin e partneriteteve të reja evropiane në fushën e edukimit sportiv.

🎓🇪🇺 A NEW ERASMUS+ CHAPTER FOR THE SPORTS UNIVERSITY OF TIRANA! 💢We are proud to announce that the Sports University of ...
25/09/2026

🎓🇪🇺 A NEW ERASMUS+ CHAPTER FOR THE SPORTS UNIVERSITY OF TIRANA!

💢We are proud to announce that the Sports University of Tirana (SUT) has been awarded the Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) 2021–2027!

🔗This important milestone opens new opportunities for student and staff mobility, European projects, international partnerships, joint academic programmes and innovation through Erasmus+.

🌍 A significant step towards strengthening SUT’s international presence and integration into the European Higher Education Area.
Special thanks to the Department of Projects and Technology and the Directorate of International, Public and Student Relations for their dedication and valuable contribution to this achievement.

✨ More mobility. Stronger partnerships. New opportunities.

24/09/2026
24/09/2026
📌Faza e I-rë / Raundi i II-të të regjistrimit të fituesve në UNIVERSITETIT TË SPORTEVE TË TIRANËS pranë: ✅Fakultetit të ...
22/09/2026

📌Faza e I-rë / Raundi i II-të të regjistrimit të fituesve në UNIVERSITETIT TË SPORTEVE TË TIRANËS pranë:
✅Fakultetit të Shkencave të Lëvizjes;
✅Fakultetit të Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit;
✅Fakultetit të Shkencave të Rehabilitimit.

❗️Faturën përkatëse të regjistrimit si fitues mund ta gjeni në linkun 👉🏻 https://ust.edu.al/bachelor/ dhe paguhet pranë çdo banke.

‼️Dokumentat për regjistrim dorëzohen personalisht ose nëpërmjet personit të autorizuar me prokurë.

🇦🇱🤝🇮🇹 PREZANTOHET PROGRAMI I PËRBASHKËT – DIPLOMË E DYFISHTË “MASTER I SHKENCAVE NË SHKENCAT SPORTIVE”💢Universiteti i Sp...
18/09/2026

🇦🇱🤝🇮🇹 PREZANTOHET PROGRAMI I PËRBASHKËT – DIPLOMË E DYFISHTË “MASTER I SHKENCAVE NË SHKENCAT SPORTIVE”

💢Universiteti i Sporteve të Tiranës dhe Universiteti i Urbinos “Carlo Bo”, Itali, shënojnë një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar me prezantimin e Programit të Përbashkët – Diplomë e Dyfishtë, Master i Shkencave në “Shkencat Sportive”, i cili do të implementohet pranë Fakultetit të Shkencave të Lëvizjes.

🔗Ceremonia e prezantimit u zhvillua në kuadër të edicionit të tretë të Ditës së Sportit Italian në Botë, një nismë e promovuar nga Ambasada e Italisë në Tiranë, me pjesëmarrjen e Ambasadorit të Italisë në Tiranë, z. Marco Alberti, Rektorit të Universitetit të Sporteve të Tiranës, Prof. Dr. Agron Kasa, si dhe Prof. Piero Sestili, Dekan i Fakultetit të Shkencave Motorike në Universitetin e Urbinos “Carlo Bo”.

📌Gjatë aktivitetit, Prof. Dr. Agron Kasa dhe Prof. Piero Sestili prezantuan programin e ri të përbashkët, objektivat e tij, mundësitë që u ofron studentëve, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në fushën e shkencave sportive.

📌Në fjalën e tij, Ambasadori i Italisë, z. Marco Alberti, theksoi rëndësinë e sportit si një tërësi vlerash dhe si një instrument për promovimin e paqes dhe zhvillimit, por edhe si një faktor me rëndësi ekonomike dhe kulturore.
Ambasadori vlerësoi në mënyrë të veçantë rolin e bashkëpunimit ndëruniversitar në marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, duke theksuar se ky bashkëpunim bashkon brezat e rinj, krijon perspektiva të reja profesionale, forcon lidhjen ndërmjet kërkimit shkencor dhe sistemit të prodhimit dhe kontribuon në ndërtimin e së ardhmes.

📌Programi i përbashkët i studimit është miratuar zyrtarisht nga Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, me Urdhrin nr. 46, datë 19.08.2026.

📌Ky program përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e ndërkombëtarizimit të Universitetit të Sporteve të Tiranës, duke konsoliduar bashkëpunimin akademik me Italinë dhe duke u ofruar studentëve mundësi të reja për formim akademik, mobilitet ndërkombëtar, kërkim shkencor dhe zhvillim profesional në fushën e shkencave sportive.

📢 APLIKIMET PËR PROGRAMET MASTER 2026–2027📅 Apliko nga data 21 Shtator deri më 5 Tetor 2026 në programet e studimit të c...
18/09/2026

📢 APLIKIMET PËR PROGRAMET MASTER 2026–2027

📅 Apliko nga data 21 Shtator deri më 5 Tetor 2026 në programet e studimit të ciklit të dytë të FAKULTETIT TË SHKENCAVE TË LËVIZJES:

🔵 Master Shkencor në “Mësuesi në Edukim Fizik e Shëndetësor”
📚 120 kredite ECTS | ⏱ 2 vite

🟢 Master Shkencor në “Shkencat Sportive”
🇮🇹 Program i Përbashkët – Diplomë e Dyfishtë me Universitetin e Urbinos “Carlo Bo”, Itali
📚 120 kredite ECTS | ⏱ 2 vite
‼️Për këtë program aplikimet janë deri më datë 24 shtator 2026.

🟠 Master Profesional në “Trajnimi Sportiv dhe të Ushqyerit”
🇪🇸 Program i Përbashkët – Diplomë e Dyfishtë me Universitetin Europian të Madridit, Spanjë
📚 60 kredite ECTS | ⏱ 1 vit

🟣 Master Profesional në “Trajner i Përgatitjes Fizike”
📚 60 kredite ECTS | ⏱ 1 vit

📢APLIKO NË PROGRAMET E CIKLIT TË DYTË TË FAKULTETIT TË SHKENCAVE TË REHABILITIMIT – UST📅 Regjistrimet: 21 SHTATOR – 5 TE...
18/09/2026

📢APLIKO NË PROGRAMET E CIKLIT TË DYTË TË FAKULTETIT TË SHKENCAVE TË REHABILITIMIT – UST

📅 Regjistrimet: 21 SHTATOR – 5 TETOR

Fakulteti i Shkencave të Rehabilitimit, Universiteti i Sporteve të Tiranës, ju fton të aplikoni në programet e ciklit të dytë:

🔵 Master i Shkencave në “Shkenca Rehabilituese të Profesioneve të Shëndetit”
Program i përbashkët ndëruniversitar (Joint Degree) me Universitetin “Magna Graecia” të Katanzaros, Itali.
⏱️ Kohëzgjatja: 2 vjet
📚 120 kredite
‼️Aplikimet për këtë program janë nga data 15 deri më 18 shtator 2026.

🟢 Master Profesional në “Rehabilitim Fizioterapeutik në Sport”
⏱️ Kohëzgjatja: 1 vit
📚 60 kredite

🟠 Master Shkencor në “Fizioterapi Klinike dhe Rehabilitim”
⏱️ Kohëzgjatja: 2 vjet
📚 120 kredite

📢 APLIKIMET PËR PROGRAMET MASTER   💢Nga 21 shtator deri më 5 tetor 2026, regjistrohu në programet e ciklit të dytë pranë...
18/09/2026

📢 APLIKIMET PËR PROGRAMET MASTER

💢Nga 21 shtator deri më 5 tetor 2026, regjistrohu në programet e ciklit të dytë pranë Fakultetit të Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit – UST:

🎓 Master i Shkencave
🔹 Aktiviteti Fizik dhe Shëndeti | 120 ECTS – 2 vite

🎓 Master Profesional
🔹 Aktiviteti Fizik dhe Rekreacioni – Trajner Fitnesi | 60 ECTS – 1 vit
🔹 Menaxhim në Sport dhe Turizëm | 60 ECTS – 1 vit

🏃‍♀️ – Destinacioni i studimeve tuaja!
🌐 www.ust.edu.al

Address

Rruga Muhamet Gjollesha
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Sports University of Tirana posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share