15/05/2019
Antoine Griezmann is ready to leave Atletico Madrid at end of season in order to join Barcelona for the amount of 120mln
All Latest News
15/05/2019
Antoine Griezmann is ready to leave Atletico Madrid at end of season in order to join Barcelona for the amount of 120mln
15/05/2019
Maurizio Sarri duket sikur eshte afer largimit nga Chelsea. Ne rast se do shkarkohet nga Chelsea athere Milan dhe Roma jane ekipet qe e duan italianin ne stolin e tyre.
Skuadra e Bayern Munichut e ka deklasuar Shakhtar Donetskun me rezultat të lartë, 7-0, për t’u kualifikuar në çerek-finale të Ligës së Kampionëve.
Gjithçka filloi keq për Shakhtarin kur mbrojtësi Olexandr Kucher u përjashtua nga loja për shkak të ndërhyrjes nga prapa në Mario Gotzen, brenda zonës së rreptësisë. Nga pika e bardhë i saktë u tregua Thomas Muller(4’).
Skuadra e Pep Guardiola e shfrytëzoi mirë epërsinë e lojtarëve në fushë dhe filluan të luajnë vetëm në pjesën e fushës së Shakhtarit, ku edhe e arritën golin e dytë në minutën e 34-të përmes Jerome Boateng.
Edhe pse patën edhe raste të tjera, bavarezët nuk arritën të tundin më rrjetën e Shakhtarit dhe kështu shkuan në pushim me një epërsi solide prej 2-0.
Me të filluar pjesa e dytë, Bayerni shënoi edhe golin e tretë. Kësaj radhe golashënues ishte Franck Ribery, i cili pas një kombinimi të mirë me David Alaban, u fut në brendësi të zonës së Shakhtarit dhe e mposhti portierin me lehtësi(48’).
Tre minuta më vonë, Thomas Muller shënoi edhe golin e dytë personal dhe të katërtin për Bayernin (52’).
Potpuria e golave vazhdoi edhe më tej kur Holger Badstuber shënoi golin e pestë për Bavarezët në minutën e 63-të.
Në minutën e 75-të, Bastian Schweinsteiger dërgoi një pasim milimetrik te Robert Lewandowski, i cili shënoi bukur për golin e gjashtë të skuadrës.
Ndërsa, për ta barazuar rekordin e fitores më të lartë në Ligën e Kampionëve, u përkujdes Mario Gotze që shënoi një gol spektakolar në minutën e 87-të
Paris Saint-Germaini e ka bërë të pamundurën duke u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve në dëm të Chelseat, pas rezultatit prej 2-2 në ndeshjen kthyese të të tetës së finales që u zhvillua në Stamford Bridge.
Përballja e parë e zhvilluar në Parc de Princes përfundoi me rezultat 1-1 dhe pas ndeshjes kthyese, kampioni francez vazhdon tutje me rezultat të përgjithshëm prej 3-3, por falë një goli më shumë në terren mysafir.
Kampioni francez e filloi më mirë takimin me dy aksione të rrezikshme që nuk dhanë rezultat. Mysafirët bënë paraqitje më të mirë në minutat e para duke krijuar aksione dhe duke zhvilluar lojë sulmuese, duke qenë se ata duhej të shënon.
Ekipi vendas priste gabimet e kundërshtarit dhe sa herë e merrte topin, prodhonte rrezik.
Momenti më i rëndësishëm i fraksionit të parë ishte përjashtimi i Zlatan Ibrahimovic me karton të kuq. Suedezi dhe Oscar u përplasën për top, porse ndërhyrja e Ibras ishte paksa e ashpër, gjithsesi për karton, por ndoshta gjyqtari e gaboi ngjyrën
06/03/2015
Dje dhe pardje jan zhvilluar ndeshjet per kupen e Italise.Lazio dhe Napoli jan ndare ne nje barazim 1-1 ku per lazialet shenoi golin e avantazhit M.Klose ne minuten e 33 pas nje asisti te F.Anderson.Por Napoli nuk u dorezua dhe ne minuten e 58 M.Gabbiadini pas nje asisti te G.Higuain.Ndersa ne ndeshjen e djeshme Fiorentina ka bere surprizen ne Juventus stadium ku violet shenuan 2 her me M.Salah ne minuten e 11 dhe te 56.Egjiptiani ne kete aventure te re po ben paraqitje te mrekullueshme.Ndersa per Juventusin shenon F.Llorente nr minuten e 24 pas nje asisti te te rikthyerit S.Pepe.Tani presim ndeshjet e dyta.
05/03/2015
Liverpool raportohet se ia ka vënë syrin Luciano Viettos, i cili etiketohet si “Sergio Aguero i ri”.
Sipas sportives spanjolle AS edhe Real Madridi është i interesua për sulmuesin 21-vjeçar të Villarrealit, i cili ka një klauzolë blerëse prej 7.3 milionë funtesh.
“Ne e dimë se shumë klube po e përcjellin Luciano Vietton”, ka thënë agjenti i tij, Jorge Cysterpiller, transmeton Telegrafi.
“Ka shumë konkurrencë për të. Ai mund të nënshkruajë për Liverpoolin, ne duhet të pranojmë se ai admirohet nga Redssat, si edhe nga Real Madridi dhe dy kube të Bundesligës”,
“Mendoj se ai mund të largohet nga Villarreali gjatë verës”, ka shtuar agjenti.
04/03/2015
Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi është rrëfyer gjerë e gjatë në një intervistë për mediat në Shqipëri.
Mister përshëndetje. Si po e shihni skuadrën. Sipas jush, është skuadra në formë?
Mungojnë katër ndeshje nga ndeshje situata për momentin është më shumë se e mirë. Jam i kënaqur.
Cili prej tyre të ka habitur të ka impresionuar me lojën e tij në këtë sezon?
Le të themi që të gjithë janë duke u sjellë mirë….
Armenia më 29 mars. Çfarë mendon për këtë skuadër që vendos shumë për të ardhmen tonë në eliminatore?
Armenia është një kundërshtar shumë i fortë. Duhet që ta respektojmë. Një skuadër që mbrohet në fushë me pesë mbrojtës, me një mesfushë që di të mbrojë shumë mirë dhe të sulmojë shumë mirë. Dhe me një Mkhitaryan, i cili është kthyer protagonist në Borusia Dortmund.
Një mendim për Kas Lozanë. Nëse fitojmë tri pikët, Franca është më afër?
Shpresoj që KAS të bëjë drejtësi. Nëse do të marrim një trepikësh që e meritojmë, do të jetë një mundësi më shumë për ne, por rrugëtimi ynë me Portugalinë e Danimarkën që “vrapojnë”, gjithsesi do të jetë i vështirë.
Një mendim sesi e shihni situatën e Andi Lilës, Etrit Berishës e Armando Vajush*t?
Janë trisituata të ndryshme. Berisha është një siguri për mua edhe pse nuk po luan. Vajushi sapo ka mbërritur në Itali dhe nuk është ende në 100 për qind të formës së tij. Pikërisht dje ishte në bankinë (intervista është bërë ditën e hënë). Andi po përjeton një situatë të pabesueshme. Pas ardhjes së tij u dëmtua por tani është duke u riaftësuar, por problemi i vërtetë mbetet klubi në rënie të lirë!
Ta themi të shkoqur. Armenia është skuadër e cila mund të mundet?
Të gjitha skuadrat mund të munden. Shihni Portugalinë në shtator… Kjo sigurisht nuk do të thotë dhe të interpretohet se tashmë kemi fituar. Për të fituar duhet të përgatitemi mirë, mendërisht dhe fizikisht. Sigurisht duhet të fitojmë faktikisht dhe të kemi dëshirë më shumë se ta në fushën e lojës.
Shumë emra të rinj për Kombëtaren në qarkullim. Fjalë…
Besoj se kemi ndërtuar një grup solid që na jep garanci. Ju e dini që unë gjithmonë kam thënë që nëse shpërthen ndokush do ta vlerësojmë lojën e tij për ta bashkuar me ekipin e parë.
Si është një ditë juaja kur ju jeni në Itali?
Punoj për të përgatitur eventin e radhës së kombëtares shqiptare. Nuk harroj të kërkoj, të shoh lojtarë të rinj për t’i futur në përfaqësuese në të ardhmen! Udhëtoj duke parë ndeshje futbolli, organizoj takime me bashkëpunëtorët e mi dhe planifikoj çdo detaj.
Vendi më i bukur që keni parë në Shqipëri që prej mbërritjes tuaj.
Si “turist çiklistik” kam zbuluar Shqipërinë e Jugut. Shumë e bukur me detin dhe plazhet fantastike në Ksamilin, Porto Palermon Dhërmiu. Me shumë sharm qyteti i Beratit me atë kështjellë që dominon qytetin, me qytetin e vjetër poshtë. Edhe Gjirokastra më ka pëlqyer. Pjesa historike me kështjellën dhe qytetin e vjetër.
Kush e fiton Championsin dhe Italia mund të marrë trofeun e Evropa League në maj pas shumë vitesh…
Për këtë është e vështirë që të thuash diçka. E mbani mend vjet të gjithë vinin gishtin te Bajerni, dhe më pas kjo skuadër u dërrmua nga Reali në mënyrë shumë të thjeshtë. Këtë vit lufta do të jetë mes Chelseas, Bayernit, Realit e Barçës. Shpresoj që të gaboj dhe Juventusi t’i shkojë në fund kësaj gare! Për Europa Leaguen më vjen keq që ka derbi italian mes Fiorentinës e Romës, por shpresoj që të shoh njërën prej tyre në finale.
04/03/2015
Formacioni me i mire i javes ne serie A
04/03/2015
Mesfushori shqiptar, Adnan Januzaj, ka mahnitur të gjithë me lojën e treguar ndaj Sunderlandit, edhe pse u inkuadrua gjatë pjesës së dytë.
Në bazë të statistikave të publikuara këtë javë, ai është regjistruar në mesin e lojtarëve më të shpejtë të javës së 27-të në Premier Ligë, duke u pozicionuar në vendin e katërt.
Moussa Sissoko ishte afër të thyer rekordin sezonal për lojtarin më të shpejtë në Premier Ligë, transmeton koha.net.
Mesfushori 25 vjecari, Moussa Sissoko bëri një vrapim mbresëlënës prej 35,24 km/h në fitoren e Newcastles kundër Aston Villas këtë fundjavë.
Top 5 lojtarët më të shpejtë në Premier Ligë këtë fundjavë janë:
• Sissoko - 35,24 km/h
• Agbonlahor - 34,87 km/h
• Diouf - 34,83 km/h
• Januzaj - 33,94 km/h
• Taylor - 33,8 km/h
03/03/2015
E përditshmja angleze Daily Star ka raportuar se Liverpool është duke shikuar seriozisht mundësinë e transferimit të mesfushorit spanjoll, Asier Illarramendi.
Muaj më parë u bë e ditur se kapiteni legjendar i klubit, Steven Gerrard, do të largohet nga klubi dhe pastaj do t’i bashkohet klubit amerikan La Galaxy.
Largimi i tij do të lërë një boshllëk të madh në mesfushën e Brendan Rodgers, dhe ky i fundit ka filluar të mendojë për zëvendësimin e tij.
Sipas Daily Star, drejtuesit e Liverpoolit veç kanë filluar negociatat me Real Madridin për mesfushorin spanjoll, dhe pas përfundimit të sezonit mund të ketë diçka konkrete.
Çfarë mendoni ju lexues të nderuar, a do të ishte zëvendësim i duhur Illara për Gerrardin legjendar? Na shkruani në hapësirën për komente.
03/03/2015
Portali “Goal.com” ka publikuar formacionin e javës në La Ligë. Dhe, si rrallë herë në të nuk kanë zëvë vend yjet si Lionel Messi e Cristiano Ronaldo. La Liga kompletoi xhiron e 25-të, dhe si zakonisht portali “Goal.com” ka publikuar formacionin më të mirë të javës. Në portë ka zënë vend Sergio Asenjo pas paraqitjes fantastike në barazimin e Villarrealit me Real Madridin në Santiago Bernabeu. Kurse, në mbrojtje janë dy anëtarë të tjerë të Villarrealit, Eric Bailly dhe Mario Gaspar. Ata i shoqëron Jose Luis Gaya nga Valencia. Në mesfushë, dyshja e Valencias, Sofiane Feghouli dhe Dani Pardejo kanë shkëlqyer në fitoren 2:0 ndaj Real Sociedadit. Ata shoqërohen nga Samu Castillejo i Malagas dhe Ivan Rakitic i Barcelonës.
03/03/2015
Ja cilat jane skuadrat me te mira te vitit 2015.Ne vend te pare si skuadra me ecurine me pozitive eshte Wolsburg e cila ne 6 ndeshje ka arritur 5 fitore dhe vetem 1 barazim.Pas tij vjen skuadra e Liverpulit me 6 fitore dhe 2 barazime.Top 5 e plotesojne Valencia,Caen dhe Barcelona.Ne foto lista e plote e skuadrave ne top 5 ligat e Europes