Te gjithe ne kemi nevoje dhe duam te jemi ne nje forme te shendetshme e te mire fizike, gje e cila ndikon edhe ne gjendjen tone te brendshme shpirterore e mendore.
Jane te shumte faktoret te cilet na shtyjne ne nje stil jetese qe sa vjen e na "pushton" gjithnje e me teper kohen, duke mos lene keshtu nje hapesire te vogel per t’u kujdesur per formen fizike trupore, apo me keq akoma, te justifikohemi per fizikun tone si shkak i impenjimeve apo stilit te jeteses.
Disa prej motove te mia, prej te cilave kam qene i shtyre dhe i motivuar kane qene: Mos u dorezo! Ka nje kohe per te qare e nje kohe per te qeshur, nje kohe per t’u merzitur e nje kohe per te kercyer.
E pra, pavaresisht gjithckaje, nese deshiron, gjithmone ka kohe per te bere ate qe do, e kjo kohe eshte TANI.
Prej me shume se 10 (dhjete) vjetesh jam i punesuar me kohe te plote e dita ime eshte plot me aktivitete te ndryshem dhe kjo nuk me ka penguar te arrij rezultatet e duhura ne pune, art, sport e kudo.
Ti mund te zgjedhesh nje stil jetese qe Ha, Pi e Tjeter, pra rutina qe te ka merzitur dhe bezdisur prej kaq shume kohesh...
ose
Te zgjedhesh e te vendosesh qe "Hapi Tjeter", do te ndryshoje menyren e te jetuarit jo per mire, por per shume mire.
Nese une ia dola, atehere edhe ti mundesh.
E vjetra iku.
Ky eshte Hapi Tjeter...
Landi