04/08/2014
Startuan sot përgatitjet për sezonin e ri, në ambientet e liqenit artificial në Tiranë. Kryesisht u punua me anën atletike, duke marrë parasysh që një pjesë e mirë e futbollistëve ishin jo në kondicionin e tyre optimal. Pavarësisht se kishte disa mungesa për arsye personale, grupi u duk sërish në harmoni të plotë dhe me besim në rrugëtimin e ri, për në Kategorinë e Dytë.
Në fund të seancës, u bë dhe një foto të gjithë së bashku.
Seanca stërvitore vijon sërish nesër, ora 17:00 tek "Juvenilja".
03/08/2014
Nesër, e Hënë, ora 16:00 tek JUVENILJA, prapa stadiumit "Qemal Stafa", fillojne pergatitjet per sezonin e ri futbollistik.
Njoftohet e gjithe skuadra qe mbylli vjet kampionatin, te jete e pranishme sepse do diskutohet mbi te ardhmen e skuadres dhe perberjen e saj. Mirepresim dhe te tjere qe deshirojne te jene ne prove ne skuadren tone, e cila kete vit do militoje ne Kategorine e Dyte. Faleminderit!
09/05/2014
F.C GOSTIMA (ELBASANI B) - TEUTA B: 3 - 1.
Shënues: Valmir Preka (2), Ardit Pole.
Sakrifica, pasioni, puna, dëshira e gjithsecilit u konkretizua me një triumf të tillë; ngjitja në Kategorinë e Dytë!
Një fazë e dytë perfekte; 8-ndeshje, 8-fitore, njera më e bukur se tjetra.
Një skuadër perfekte, që ka realizuar 26-gola dhe pësuar 1-gol në 8-ndeshje.
Young Boys - F.C GOSTIMA (ELBASANI B): 0 - 1.
F.C GOSTIMA (ELBASANI B) - Pajova: 1 - 0.
Shkendia Durrës - F.C GOSTIMA (ELBASANI B): 0 - 6.
F.C GOSTIMA (ELBASANI B) - Belshi: 4 - 0.
Maliqi - F.C GOSTIMA (ELBASANI B): 0 - 6.
F.C GOSTIMA (ELBASANI B) - Pojani: 3 - 0.
Sukthi B - F.C GOSTIMA (ELBASANI B): 0 - 2.
F.C GOSTIMA (ELBASANI B) - Teuta B: 3 - 1
07/05/2014
Ndeshja u shty te Premten per arsye e inagurimit te tapetit te ri te fushave ne Kompleksin e Kombetares ne Kamez!
Ks Teuta B - F.C Gostima - Elbasani B
Te Premten, ora 11:00 ne Kamez.
Perballja e dy ekipeve me te mira te grupit B, te Kategorise se Trete, te Premten; ora 11:00, ne Kompleksin e Kombetares, Kamez.
Ju mirepresim te festojme se bashku ngjitjen ne Kategorine e Dyte.
02/05/2014
F.C GOSTIMA (ELBASANI B), zyrtarisht ne Kategorine e Dyte!
..
Pas nje super faze te dyte ku ne 7-takime kemi arritur te triumfojme ne te 7-ndeshjet e luajtura me nje golavarazh prej 23-golash te shenuar dhe 0-te pesuar, dhe me 21-pike te grumbulluara vetem ne fazen e dyte, skuadra jone eshte ngjitur zyrtarisht ne Kategorine e Dyte.
Vlen per tu pergezuar puna e dy trajnereve tane, Prof. Marenglen Meta dhe Prof. Gezim Doda, si dhe mundi, djersa dhe sakrifica e te gjithe lojtareve qe me shpirtin e tyre, arritem t'ia dilnim mbane!
Urime...
Urime...
Urime!!!
24/04/2014
F.C GOSTIMA (ELBASANI B) - K.F SUKTHI B
Rezultati: 2 - 0.
Shenues: Valmir Preka, Florian Karrosi.
Kryendeshshja e javes se 16-te te Kategorise se Trete, grupi B, ajo mes F.C GOSTIMA (ELBASANI B) dhe K.F SUKTHI B, ka perfunduar me fitoren e vendasve me rezultatin e paster 2 - 0.
Ishte nje fitore plotesisht e merituar, ku skuadra zhvilloi nje ndeshje perfekte ne cdo aspekt, duke sigluar keshtu fitoren e 7-te rradhazi dhe ''vulosur'' vendin e dyte qe do te thote play-off per tu ngjitur ne Kategorine e Dyte edicionin e ardhshem. Ndeshja nisi me mjaft ritem dhe me volum loje nga te dyja skuadrat, por ne mesin e fraksionit te pjeses se pare, eshte sulmuesi Valmir Preka i cili tund rrjeten e portierit kundershtar pasi triblon bukur nje mbrojtes te skuadres mike.
1 - 0, dhe lojtaret jane me te qete ne vazhdimin e ndeshjes, ku ne disa raste Florian Karrosi mund ta kishte dyfishuar rezultatin qe ne pjesen e pare. Me fillimin e pjeses se dyte, skuadra mike hidhet ne sulm duke kerkuar golin e barazimit, por duke lene hapesira prapa. Dhe ne nje kundersulm te shpejte, eshte Florian Karrosi qe pasi ''luan'' me kundershtaret brenda zones, nuk e ka te veshtire te realizoje golin e qetesise per skuadresn e F.C GOSTIMA.
Me pas lojtaret tane shperdorojne raste te pastra per shenim ku ne disa dalje te shpejta, Ardit Pole; Enisird Kuka, Florian Karrosi mund ta kishin shnderruar ne goleade kete takim. Ketu mbyllet dhe kjo ndeshje dhe skuadra shkon e qete ne takimin e fundit qe do te zhvillohet me TEUTA B, pasi eshte 5-pike i distancuar nga vendi i trete. Vlen per tu theksuar qe te gjithe lojtaret e kishin pergatitur dhe vleresuar maksimalisht kete ndeshje, dhe duke luajtur me shpirt ne fushen e lojes.
Ky takim u ndoq nga nje numer i konsidderueshem tifozesh te te dyja skuadrave, qe kishin ardhur per te mbeshtetur skuadrat e tyre.
Urime djemve per sakrificen, shpirtin e garess, djersen qe derdhen ne fushe, per kete triumf te merituar.
Se bashku drejt endrres.
17/04/2014
POJANI - F.C GOSTIMA (ELBASANI B)
Rezultati: 0 - 3.
Pas ketij triumfi, skuadra arrin ne kuoten e 30-pikeve dhe pret e qete sfiden me rivalin direkt K.F SUKTHI B javen e ardhshme.
14/04/2014
Sot, ora 16:30 ne fushen sportive ne Institut, skuadra vijon pergatitjet per ndeshjen e rradhes kunder Pojanit me synimin e vetem, fitoren dhe marrjen e 3-pikeve.
09/04/2014
Protagonistet e ndeshjes se sotme:
Ardit Pole (6), autori i nje supergoli nga nje distance prej rreth 25-m.
Valmir Preka (20), autor i nje dopiete me koke.
Kapiteni Ram Leka (2) lideri i skuadres i cili realizoi nje gol mjaft te bukur me nje aksion individual.
Erion Xharja (4), i cili u ndeshkua me kartonin e kuq ne sfiden e sotme.