Judo Çullhaj Club Tirona

Judo Çullhaj Club Tirona

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Judo Çullhaj Club Tirona, Amateur Sports Team, Tirana.

17/05/2026

Turneu Ndërkombëtar “Skopje Open”

Ekipi i Tiranës mori pjesë me 14 sportistë, ku pothuajse të gjithë arritën të futeshin në zonën e medaljeve. Kjo garë tregoi qartë se sportistët e klubit tonë kanë ngritur ndjeshëm nivelin dhe premtojnë rezultate edhe më madhore në të ardhmen.

Më e bukura ishte se 10 sportistët tanë arritën të ishin finalistë. Edhe ata që u renditën në vendin e dytë ishin shumë të pafat në mënyrën se si u arbitruan ndeshjet.

Më poshtë rezultatet e sportistëve tanë:

🥇 Eltis Beqiri – Vendi i parë
🥇 Arlind Azuni – Vendi i parë
🥇 Damjan Naska – Vendi i parë
🥇 Enton Fejza – Vendi i parë

🥈 Deron Drini – Vendi i dytë
🥈 Leon Zhukri – Vendi i dytë
🥈 Mikael Bardhi – Vendi i dytë
🥈 Rado Kullolli – Vendi i dytë
🥈 Flavio Kamberi – Vendi i dytë
🥈 Endri Dema – Vendi i dytë

12/05/2026

Welcome Judo 🥋

20/04/2026

Welocme Judo Çullhaj Academy 🥋

15/04/2026

European Championships Georgia,Tblisi 🇬🇪
Shqiperia perfaqesohet me tre sportiste ne kampionatin Europian me:
Indrit Çullhaj -81 kg
Jon Vrenozi -81 kg
Erisa Brahimaj🥇 -57kg
Trainer Shkurt Cullhaj

Photos from Judo Çullhaj Club Tirona's post 12/04/2026

Më 11.04 u organizua me sukses “International Memorial Tournament and Training Camp Ram Kasmi”, një aktivitet i rëndësishëm që mblodhi mbi 200 sportistë nga vende të ndryshme të rajonit.

Ceremonia e hapjes u karakterizua nga një atmosferë festive, ku u ndanë mirënjohje për figura të shquara të sportit shqiptar dhe për mbështetës të vazhdueshëm të sportistëve. Aktivitetin e nderuan me praninë e tyre z. Fidel Ylli dhe z. Endri Hoxha.

Gara u zhvillua në një nivel shumë të lartë konkurrimi, me pjesëmarrjen e ekipeve nga Shqipëria dhe rajoni. Gjithashtu, eventi u ndoq nga afër edhe nga Kryemjeshtri Driton Kuka, duke i dhënë një vlerë të shtuar aktivitetit.

🏆 Ekipet fituese:
🥇 Ippon Pejë
🥈 Albania
🥉 Sankaku Kosovë
🥉 Peja

Ky aktivitet shërbeu jo vetëm si garë, por edhe si një mundësi për shkëmbim eksperiencash dhe zhvillim sportiv.

Falënderim për Bashkinë Tiranë e cila beri te mundur zhvillimin e ketij aktiviteti sportiv dhe të gjithë sponsorët tanë për mbështetjen në realizimin e këtij eventi!

21/03/2026

Welcome to the beautiful city of Tirana! Registrations for this tournament have started. Those interested can write to us via DM or at the number +355695657170

Photos from Judo Çullhaj Club Tirona's post 14/03/2026

🌺𝙂𝙚𝙯𝙪𝙖𝙧 𝘿𝙞𝙩𝙚𝙣 𝙚 𝙑𝙚𝙧𝙚𝙨🌸
🥋𝘑𝘶𝘥𝘰 𝘒𝘶𝘥𝘰 𝘯𝘦 𝘚𝘩𝘲𝘪𝘱𝘦𝘳𝘪 👐

10/03/2026

European Cup Senior – Podgorica 2026

Për ekipin e Tiranës, gara e parë ndërkombëtare për këtë vit ishte Kupa Europiane për Seniorë në Podgoricë. Në këtë aktivitet morën pjesë dy sportistë:
• Luka Brici (-73 kg)
• Erisa Brahimaj (-57 kg)

Sportisti Luka Brici u paraqit mirë në ndeshjen e tij, por nuk arriti të kalojë raundin e parë.

Ndërsa Erisa Brahimaj zhvilloi një garë shumë të mirë, duke kaluar me sukses dy raundet e para. Në çerekfinale ajo u ndal nga sportistja sllovene Ana Skrabl.

Në ndeshjet e repesazhit, sportistja jonë ishte në avantazh dhe shumë pranë sigurimit të medaljes së bronztë, por fati nuk ishte në anën e saj. Në 20 sekondat e fundit, një gabim teknik e detyroi të humbiste ndeshjen me Ippon , duke u renditur përfundimisht në vendin e 7-të.

Trajner:
Shkurt Cullhaj

08/03/2026

Welcome Judo Club Tirana 🥋
Duke filluar nga te gjitha grupmoshat 🤗

02/03/2026

🏆🏆🏆

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Tirana