Federata Shqiptare e Basketbollit

Federata Shqiptare e Basketbollit

Share

Albanian Basketball Federation 🇦🇱🏀

17/03/2026

Ndiqni faqen e re ne FB!

24/01/2026

Podcasti ynë vazhdon me episodin 2, këtë herë me dy basketbolliste, Bernarda Rreshpja dhe Dajana Baraj.
Në këtë episod, ato ndajnë rrugëtimin e tyre në basketboll, përvojat personale dhe sfidat gjatë karrierës së tyre sportive.
📺 Së shpejti në kanalin tonë në YouTube.

Photos from Federata Shqiptare e Basketbollit's post 23/01/2026

✨ “Her World, Her Rules” në Burrel 🏀💪
Sot zhvilluam me sukses aktivitetin me vajzat e reja në Burrel, pjesë e fushatës globale të FIBA-s “Her World, Her Rules”, që synon fuqizimin dhe rritjen e pjesëmarrjes së vajzave në basketboll që në moshë shkollore.

Ky aktivitet kishte për qëllim:
🔹 Rritjen e pjesëmarrjes së vajzave në basketboll
🔹 Rritjen e popullaritetit të basketbollit për vajza në nivel lokal dhe kombëtar
🔹 Promovimin e modeleve frymëzuese femërore
🔹 Vëmendjen mediatike për sportin e vajzave
🔹 Festimin e basketbollit të femrave
🔹 Vendosjen e basketbollit si sporti nr.1 për vajzat e reja
Shprehim mirënjohjen tonë për Bashkinë Burrel për mbështetjen dhe bashkëpunimin në realizimin e këtij aktiviteti, si edhe për profesoreshë Valbona Kola nga shkolla e mesme “Pjetër Budi” dhe profesoreshë Ervisa Kadiu, mësuese në shkollën 9-vjeçare “31 Korriku”, për angazhimin, përkushtimin dhe kontributin e tyre në inkurajimin e vajzave drejt sportit dhe basketbollit. 🏀💙

23/01/2026

Me dhimbje mora lajmin e ndarjes nga jeta të Spiro (Pirro) Kolekës, një emër i madh i basketbollit shqiptar dhe një njeri që i dha këtij sporti shpirt, dinjitet dhe vizion.

Pirro Koleka ishte pjesë e atij “brezi magjik” që nuk ndërtoi vetëm skuadra fituese, por krijoi identitetin dhe krenarinë e basketbollit shqiptar. Ai ishte shembull profesionalizmi, pasioni dhe përkushtimi të rrallë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme jo vetëm në Shqipëri, por edhe përtej kufijve, ku me dinjitet përfaqësoi shkollën tonë sportive në arenën ndërkombëtare.

Humbja e tij është një plagë e madhe për familjen e basketbollit, për Federatën Shqiptare të Basketbollit dhe për gjithë sportin shqiptar. Por trashëgimia që Pirro Koleka la pas, vlerat, puna, frymëzimi për brezat e rinj, do të jetojë gjatë dhe do të mbetet udhërrëfyes për të gjithë ata që besojnë se sporti është karakter, sakrificë dhe dashuri.

Në emrin tim dhe të Federatës Shqiptare të Basketbollit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Koleka, miqve, bashkëlojtarëve dhe gjithë komunitetit sportiv.

U prehsh në paqe, Pirro. Basketbolli shqiptar do të të kujtojë gjithmonë me respekt dhe mirënjohje.

Avni Ponari
President i Federatës Shqiptare të Basketbollit

Photos from Federata Shqiptare e Basketbollit's post 20/01/2026
Photos from Federata Shqiptare e Basketbollit's post 18/01/2026

🏀Basketball Development |
Në Korçë u zhvillua nje trajnim per grupmoshen U14, nen drejtimin e trajnerit Bruno Topi, me fokus në zhvillimin e aftesive teknike dhe bazat e basketbollit.
Ky trajnim eshte pjesë e programit FIBA Youth Development Fund dhe u ndoq nga Federata Shaiptare e Basketbollit, n kuadër të angazhimit per zhvillimin dhe edukimin e talenteve të rinj.
FSHB vijon të investojë në programe zhvillimi që synojnë rritjen e
nivelit te basketbollit per te rinjte ne te gjithe vendin.
Shihemi së shpejti në trajnimin e rradhës!

FIBAYDF FIBAEurope WeAreBasketball

18/01/2026

Gjyqtarët ndërkombëtarë të basketbollit përfunduan me sukses testin fizik për FIBA, duke konfirmuar nivel të lartë përgatitjeje dhe përkushtim ndaj standardeve ndërkombëtare të arbitrimit. ✅🏀”

18/01/2026
Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Myrtezim Kelliçi
Tirana

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00