Youth Club PNL

Youth Club PNL

Share

“YCPNL” operates as a free initiative of the young people to express themselves in many informative and public activities having in the center young people

26/11/2024

Fal Dashuri, Ndrysho Botën! ❤️🌍

Një fjalë e mirë, një buzëqeshje 😊 apo një gjest i vogël mirësie 🤝 mund të ndriçojë ditën e dikujt. Dashuria nuk kushton asgjë, por vlera e saj është e pakufijshme.

Zgjidh të falësh dashuri çdo ditë – te miqtë 👭, familja 👨‍👩‍👧‍👦 dhe të panjohurit 🙌. Në këtë mënyrë, krijojmë një botë më të ngrohtë, më të mirë dhe plot shpresë 🌟.

Dashuria është dhurata më e madhe. Fal, sepse të lumturon edhe ty! 💕

09/05/2024

Çfarë janë mësuesit? A janë ata thjesht mësimdhënës? Padyshim që jo! Mësuesit janë shumë më shumë…Ata janë udhëheqësit në rrugën drejt dijes dhe frymëzimit; ata janë veteranë të arsimit; ata janë ndërtuesit e jetës. 📝

A e dini që mësuesit kthehen në legjenda? Ka mësues që mbeten në kujtimet e nxënësve përgjithmonë, përjetë për shkak të ndikimeve që ata kanë në jetët e tyre, ka mësues që frymëzojnë në jetë të jetëve! 🙏❤️

Përmes kësaj video-je le të kujtojmë mësuesit tanë! Le të falenderojmë secilin mësues për gjithë dashurinë dhe përkushtimin! 👨‍🏫🙌👩‍🏫

📌 Dhe mos harroni: "Një fëmijë, një mësues, një stilolaps dhe një libër mund të ndryshojnë botën!” - Malala Yousafzai

17/02/2024

Gjithëpërfshirja është një model te i cili besojmë se do të japë rezultatet e dëshiruara në edukimin e fëmijëve me aftësi ndryshe.
Shikoni Ian, ai ka lindur me paralizë cerebrale. Gjithçka që ai dëshiron është të bëjë miq, edhe pse duket e pamundur të arrihet kur diskriminimi dhe ngacmimi e mbajnë atë larg këndit të tij të dashur të lojërave. Megjithatë, ky djalë i ri është i vendosur dhe nuk do të dorëzohet lehtë🙌

Faleminderit Ian! Dhe faleminderit të gjithë njerëzve me çdo lloj gjendjeje që i bën ata "të ndryshëm".
Ju sillni vërtet gjëra të veçanta në botë🙏❤️
Frymëzuar nga një rast i vërtetë❤️

24/01/2024

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Arsimit! 🌍📚

Edukimi është drita që shndrit rrugën përpara. Sot, le të festojmë fuqinë transformuese të arsimit, një pasuri universale që nuk njeh kufij. Është çelësi që zhbllokon dyert, drita që ndriçon rrugën përpara. Le të vazhdojmë të promovojmë dhe të vlerësojmë dijen për një të ardhme më të ndriçuar. 🎓✨

Së bashku, le të ndërtojmë një botë ku arsimi vlerësohet dhe ku ai i fuqizon individët të arrijnë potencialin e tyre të plotë. Këtu për të formuar një të nesërme më të mirë përmes dhuratës së të mësuarit! 🏫

Faleminderit për kontributin e të gjithëve në këtë udhëtim të përbashkët drejt një të ardhmeje më të mirë! 🙏



23/01/2024

Në kuadër të projektit “ReYouth - Youth Tackling Harmful Narratives”, Youth Club PNL organizon kampionatin e basketbollit “Kupa e Paqes 🏆” financuar nga Youth Voice Network. ⛹️‍♀️⛹️‍♂️

Një aktivitet përmes së cilit:
📌Do të promovojmë bashkëpunimin dhe paqen.
📌Do të ndërtojmë një frymë respekti dhe tolerance nëpërmjet konkurrencave miqësore.
📌Do të inkurajojmë shëndetshëm pjesëmarrjen e të rinjve në një aktivitet sportiv komunitar.

Le të krijojmë një ambient ku të rinjtë mund të ndihen pjesë e diçkaje të përbashkët dhe të zhvillojnë lidhje të forta dhe pozitive. 🙌

🏀When there is peace, there is sports; where there is sports, there is peace!🏀

Photos from Youth Club PNL's post 21/01/2024

Të rinjtë e Youth Club PNL na bëjnë përsëri krenarë! 🙌

Gjatë datave 19-20-21 janar, anëtarët e Youth Club PNL morën pjesë në konkursin "Rethinking Youth (ReYouth) - Youth tackling harmful narrative" organizuar nga Youth Voice Network of Organisations. ✨

📌Një udhëtim transformues për paqen, angazhimin rinor dhe promovimin e sjelljeve pozitive në komunitet.
📌Një mundësi e shkëlqyer për të zhvilluar aftësitë dhe për të kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më të paqtë dhe më të mirë.

Pas dy ditëve me sesione interaktive dhe punëtori, në ditën e tretë, anëtarët e Youth Club PNL prezantuan idenë e tyre “Kupa e Paqes”, ide kjo e cila u shpall fituese dhe do të marrë një financim prej 22.000 ALL për t’u realizuar. 🥇

Nuk është çështja te fitimi i parave, por te fakti që vajzat me përpjekjen e tyre ia dolën! ✔️

*Selected for The Best Ideas Award at the content competition “Rethinking Youth (ReYouth) - Youth Tackling Harmful Narratives” hosted by The Youth Voice Network of Organizations*

Modele të tilla suksesi sadopak na rrisin shpresat që ne kemi të rinj të angazhuar! 🔈

Bravo Youth Club PNL! 👏

20/12/2023

Në kuadër të projektit “Çfarë Ju Bën Të Lumtur?” dhe ekspozitës “MentArt”, organizuar nga Rrjeti i organizatave “Zëri i të rinjve”, anëtarja e Youth Club PNL, Mei Veseli, ka realizuar skulpturën “Kurthi i mendjes”.

“Individi e gjen veten në një betejë të vazhdueshme me mendjen e vet, çka e bën atë të ndihet sikur është i bllokuar në një tunel të errët, mbytës e pa rrugëdalje, që e kufizon atë në shumë aspekte. Ky kurth i mendjes e bën atë të ndihet i pavlerë dhe i pasigurt.” - shprehet Mei.

Falenderojmë anëtaren tonë për këtë krijim artistik me një mesazh kaq domethënës! 👏
Gjimnazi Petro Nini Luarasi

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Rruga Sami Frasheri
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 17:00