Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH)

Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH)

Share

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në 1959.

Photos from Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH)'s post 11/09/2026

Shqipëria shkëlqen në Kampionatin Botëror të IFMA 2026 në Deçan!

Fryma e Muaythai-t dhe vlerat olimpike të bashkimit, respektit dhe ekselencës mbushën Deçanin, Kosovën, gjatë 2026 IFMA All Disciplines Senior World Championships, ku u mblodhën delegacione nga të gjitha kontinentet.

Shqipëria u përfaqësua me një ekip të plotë dhe regjistroi një sukses të jashtëzakonshëm, duke fituar plot 18 medalje në të gjitha disiplinat:

🥇 2 medalje ari
🥈 9 medalje argjendi
🥉 7 medalje bronzi

MEDALISTËT SHQIPTARË:

🥈🥈 Rikard Lekaj – 81 kg Senior Elite (Ring) & Senior MT Technical (Tatami) – 2 argjendi
🥈🥈 Edison Llazani – 63.5 kg Senior Elite (Ring) & Senior MT Technical (Tatami) – 2 argjendi
🥈🥉 Drin Vjerdha – U24 & Senior MT Technical – 1 argjend, 1 bronz
🥈 Kledis Llazani – 63.5 kg U24 MT Technical – 1 argjend
🥉 Julian Podgoricani – 86 kg Senior MT Technical – 1 bronz
🥈🥉 Emil Xhaferi – 86 kg Senior Elite (Ring) & Tatami – 1 argjend, 1 bronz
🥇🥈🥉 Jorgen Dani – 51 kg Senior Elite (Ring), Tatami & Wai Kru – 1 ari, 1 argjend, 1 bronz
🥈🥉 Eljan Dule – 91 kg Ring & Tatami – 1 argjend, 1 bronz
🥇🥉 Firdeus Demiraj – U24 MT Technical 86 kg & U24 Ring 81 kg – 1 ari, 1 bronz
🥉 Redina Mali – MT Elite 75 kg – 1 bronz

Një rezultat që dëshmon punën e jashtëzakonshme të Federatës Shqiptare dhe presidentit Arbis Vjerdha, si dhe rritjen e vazhdueshme të sporteve luftarake shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Një vlerësim i veçantë shkon edhe për organizatorët, veçanërisht Federatën e Muaythai-t të Kosovës, e cila e shndërroi këtë kampionat në një festë të madhe sportive për Deçanin dhe gjithë Kosovën.

Photos from Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH)'s post 09/09/2026

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, z. Fidel Ylli, priti në zyrën e tij Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Evropiane të Karatesë, z. Davor Čipek.

Biseda u përqendrua te mundësitë për rritjen e mbështetjes dhe promovimit të karatesë shqiptare, si dhe te krijimi i urave të reja të bashkëpunimit me strukturat evropiane të këtij sporti.

Z. Čipek vlerësoi progresin e sportit shqiptar në arenën ndërkombëtare, duke u ndalur veçanërisht te karateja, e cila prej vitesh përfaqëson Shqipërinë në nivelet më të larta të garave evropiane dhe botërore, duke dëshmuar talent, përkushtim dhe ambicie.

Në takim ishte i pranishëm edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Karatesë, z. Petrit Baba, me të cilin u diskutuan perspektivat konkrete për një zhvillim edhe më të qëndrueshëm të këtij sporti.

08/09/2026

Diplomacia sportive hap dyer të reja për Shqipërinë në partneritetet dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Takim i Presidentit Fidel Ylli me të Dërguarin Special të SHBA-së për Partneritetet Globale, z. Paolo Zampolli.

Tiranë | Shtator 2026

Photos from Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH)'s post 08/09/2026

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, z. Fidel Ylli mirëpriti në një vizitë të veçantë të Dërguarin Special të SHBA-së për Partneritetet Globale, z. Paolo Zampolli.

Vizita përbën një moment të rëndësishëm për forcimin e komunikimit dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar përmes sportit, në një kohë kur Shqipëria po afirmohet gjithnjë e më shumë si një vend me ambicie dhe potencial të rëndësishëm në zhvillimin e sportit dhe të projekteve me dimension ndërkombëtar.

Gjatë takimit, Paolo Zampolli, i cili ka një rol të veçantë në promovimin e partneriteteve globale dhe në fushën e sportit në administratën e Presidentit Donald Trump, shprehu vlerësimin e tij për punën, zhvillimin dhe arritjet e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, si dhe për përfaqësimin gjithnjë e më dinjitoz të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare sportive.

Ai vlerësoi rëndësinë që sporti ka në krijimin e marrëdhënieve të reja mes vendeve dhe shprehu gatishmërinë për të eksploruar dhe thelluar mundësi të reja bashkëpunimi dhe partneriteti me Shqipërinë, duke e konsideruar sportin një instrument të fuqishëm të komunikimit ndërkombëtar.

Nga ana e tij, Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, e vlerësoi vizitën si një derë të re komunikimi përmes diplomacisë sportive, duke theksuar se sporti nuk është vetëm garë dhe rezultate, por edhe një nga mënyrat më të fuqishme për të ndërtuar marrëdhënie, për të afruar njerëzit dhe për të promovuar Shqipërinë nëpër botë.

Z. Zampolli shprehu interes të veçantë për t’u njohur nga afër me projektin “Tirana Olympic City”, duke e vlerësuar atë si një mundësi të shkëlqyer për të promovuar sportin shqiptar, për të krijuar hapësira të reja për brezin e ri dhe për të forcuar imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë përmes fuqisë universale të sportit.

Kjo vizitë është një tjetër dëshmi se sporti mund të shkojë përtej fushës së garës: ai mund të shërbejë si platformë për diplomaci, bashkëpunim, investime, shkëmbim eksperiencash dhe promovim ndërkombëtar.

Photos from Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH)'s post 04/09/2026

Team Albania përmbyll një rrugëtim të suksesshëm në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, në një prej pjesëmarrjeve më të mëdha në historinë e sportit shqiptar.

Më shumë se 70 sportistë, në 17 disiplina sportive, përfaqësuan Shqipërinë në ditë të mbushura me gara të forta, emocione, sfida dhe momente që na bënë krenarë. 🇦🇱

Dhe mbi të gjitha, 6 medalje! 🏅
🥇 2 medalje ari
🥈 1 medalje argjendi
🥉 3 medalje bronzi

Pas këtyre medaljeve janë orë të panumërta pune, sakrifice dhe përkushtimi të sportistëve, trajnerëve dhe të gjithë atyre që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi.

Taranto 2026 ishte gjithashtu një gërshetim i brezave: sportistë elitarë me eksperiencë dhe kampionë të rinj, që përfaqësojnë të ardhmen e sportit shqiptar.

Një brez që vazhdon të shkruajë histori dhe një brez tjetër që po vjen me shumë talent, ambicie dhe perspektivë.

Faleminderit çdo sportisti, trajneri, federate dhe anëtari të delegacionit për kontributin, sakrificën dhe përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë.

Kjo është Team Albania.

TEAM ALBANIA | TARANTO 2026

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Address


Tirana Olympic Park
Tirana
1001