Shoqata Shqiptare per Psikodrame

Shoqata Shqiptare per Psikodrame

Share

Shoqata Shqiptare per Psikodrame/Albanian Association for Psychodrama

Shoqata Shqiptare per Psikodrame/Albanian Association for Psychodrama
eshte themeluar me vendim gjykate 3150, ne date 21.09.2011, prane Gjykates se Rrethit GJyqesor, Tirane, Shqiperi.

Photos from SHPI-a's post 21/11/2019
12/10/2018

Te dashur miq,
Te gjithe ju qe keni shfaqur interes e keni kerkuar me shume informacion per kursin tone te psikodrames!
Dergojeni aplikimin tuaj sa me pare!
Numri i vendeve eshte i kufizuar, pasi grupi per kete kurs nuk do te mund te kete me shume se 15 anetare.
Ju mirepresim!

08/10/2018

Të dashur kolegë e miq të interesuar për Psikodramën!

Në përgjigje të pyetjeve që na kanë ardhur gjatë javës së kaluar dëshirojmë të theksojmë se kursi ynë bazë në psikodramë nuk është një trajnim i thjeshtë dhe i shkurtër për të njohur teknikat bazë të psikodramës por është një shkollë e mirëfilltë për t’u bërë Psikoterapist në qasjen psikodramë.

Kursi Bazë do t‘ju përgatisë për të vazhduar më tej Kursin e plotë Klinik për marrjen e titullit Psikodramatist në përputhje me standardet e trajnimit të FEPTO (The Federation of European Psychodrama Training Organizations) si edhe të EAP (European Association for Psychotherapy).
Marrja e titullit Psikodramatist nga Instituti i Psikodramës së Beogradit ju jep te drejtën automatike për të aplikuar menjehërë pranë EAP për t’u pajisur me Certifikatën Europiane të Psikoterapistit.
Nëse e shihni të ardhmen tuaj të lidhur me fushën e psikoterapisë, kursi ynë bazë në psikodramë është rruga e sigurt për të mbërritur aty.

Kursi i psikodramës do t’iu ofrojë pjesëmarrësve:
a. Vetë-përvojë përmes metodës së psikodramës
b. Edukim teorik për konceptet kryesore të psikodramës dhe psikoterapisë së grupit
c. Trajnim në përdorimin e teknikave të psikodramës dhe zhvillim të aftësive për të punuar me individë dhe grupe përmes teknikave psikodramatike.

Kohëzgjatja: Kursi bazë zgjat 4 semestra

Në muajin tetor 2018 do të fillojë pjesa e vetë përvojës, ndërsa pjesa teorike është planifikuar të fillojë brenda këtij viti.

Të dhënat dhe detajet e aplikimit mund t’i merrni duke na shkruar në [email protected]

AFATI PERFUNDIMTAR për APLIKIMIN është: 15 tetor 2018

02/10/2018

FTESË NË KURSIN BAZË NË PSIKODRAMË

Të dashur kolege e kolegë, miq e të interesuar për njohjen e psikodramës,

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se Instituti për Psikodramë në Beograd do të nisë Kursin Bazë në Psikodramë në Tiranë, në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare për Psikodramë!

Ne vleresojmë se nisja e këtij kursi është një ngjarje me rëndësi në fushën e kujdesit të shëndetit mendor në përgjithësi dhe në fushën e psikoterapisë në veçanti. Ky kurs i dytë vjen një dekadë pas kursit të parë (2008).
Kursi është konceptuar e planifikuar me kujdes të jetë një përvojë unike, e thellë dhe skalitëse. Grupi ynë i Shoqatës Shqiptare për Psikodramë dhe kolegët e Institutit të Psikodramës në Beograd jemi plotësisht të angazhuar në arritjen e këtij qëllimi.
Të dhënat dhe detajet e aplikimit mund t’i merrni duke na shkruar në [email protected]

AFATI PERFUNDIMTAR për APLIKIMIN është: 15 tetor 2018

06/06/2018

Aplikimet per workshopin 9 dhe 10 Qershor mbyllen neser ne dt 7 Qershor, ora 19:00.

Mos ngurroni, na shkruani ne [email protected] per me shume informacion dhe formularin e aplikimit.

05/06/2018

Workshop ne psikodrame 9 dhe 10 Qershor 2018

Te dashur miq!
Nisur nga feedbacku mjaft pozitiv i pjesëmarrësve në workshopin e parë, numri i madh i aplikantëve, por edhe i të interesuarve të tjerë, të cilët, pavarësisht dëshirës, e patën të pamundur të merrnin pjesë në workshopin e organizuar në muajin prill, Shoqata Shqiptare për Psikodramë ju ofron mundësinë të merrni pjesë në workshopin e dytë, i cili do të organizohet në datat 9 dhe 10 qershor 2018.
Workshopi synon t’i informojë pjesëmarrësit rreth Shkollës së Psikodramës, e cila do të nisë në muajin shtator të këtij viti. Për të gjithë të interesuarit, ky workshop është mundësi e shkëlqyer njohjeje me qasjen psikodramatike, sepse ai ka natyrë thelbësisht eksperienciale.
Të dhënat dhe detajet e workshpit mund t’i merrni duke na kontaktuar ne [email protected]

Faleminderit dhe mireardhshi!

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Boulevard Gjergj Fishta
Tirana