20/05/2026
Bullizmi nuk është thjesht një problem i shkollës apo i moshës së re. Është një plagë që prek vetëbesimin, karakterin dhe mënyrën se si një fëmijë apo i ri e sheh veten të papranuar në shoqëri. Një plage që e shoqëron edhe kur behet i rritur.
Sportet luftarake nuk nxisin dhunë. Përkundrazi, ato ndërtojnë vetëkontroll, karakter, durim, respekt për kundërshtarin dhe besim tek vetja. Këto janë vlera që u duhen të rinjve tanë, në sport dhe në jetë.
E mbështesim iniciativën “NO to Bullying – YES to Combat Sports” si një projekt me vlerë të qartë publike dhe sociale. Combatthlon e kthen sportin në një platformë për mbrojtjen, fuqizimin dhe formimin e të rinjve.
Jo bullizmit. Po disiplinës. Po respektit. Po karakterit.
https://combatthlon.org/
07/02/2026