27/01/2024
Kush është Tommaso Baldanzi?
Lider i padiskutuar i kombëtares U-20 të të kaltërve, Tommaso Baldanzi është një nga talentet më interesante të brezit të ri. I lindur në vitin 2003, ai u rrit si futbollist në Castelfiorentino (skuadra e tij lokale) dhe në vitin 2011 iu bashkua sektorit të të rinjve të Empolit. Në vitin 2019 fitoi kampionatin kombëtar U-16 si protagonist dhe më 28 tetor 2020 debutoi me ekipin e parë në moshën 17-vjeçare, në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Benevento-s.
Në atë vit ai luajti edhe me Primavera-n dhe kontribuoi në fitoren e kampionatit, duke fituar edhe çmimin e lojtarit më të mirë të kompeticionit. Një nga pikat më të larta të karrierës së tij ende shumë të shkurtër profesionale është goli në San Siro kundër Interit sezonin e kaluar që i dha fitoren Empolit. Vitin e kaluar ai e mbylli sezonin me 4 gola, por këtë vit është prekur nga lëndimet, duke luajtur vetëm 13 ndeshje.
Me kombëtaren U-20 ai arriti në finalen e Kupës së Botës kundër Argjentinës, të cilën skuadra e tij e humbi. Baldanzi e përfundoi kompeticionin me 2 gola. Në maj 2022 ai mori një telefonatë nga Roberto Mancini për një provë në ekipin kombëtar të seniorëve.
Karakteristikat teknike dhe roli:
Baldanzi preferon rolin e mesfushorit sulmues, duke lundruar mes linjave për të dërguar shokët e tij në rrjetë. I pajisur me një goditje të mirë nga jashtë dhe një këmbë të majtë estetike. Pothuajse gjithmonë ka luajtur si mesfushor sulmues por ndonjëherë përdorej edhe si krah i djathtë, për të përfituar nga mundësia futjes nga brenda dhe duke dhënë rrezikshmëri me këmbën e tij të fortë, atë të majtë.
Ai është lojtar me një shtat të shkurët, shumë i shpejtë dhe me përdorim të shkëlqyer të topit. Ende pak i lehtë fizikisht, duhet të bëhet më i fortë për të mbajtur veten kundër një lloji të caktuar mbrojtësi fizikë. Vetëm atëherë mund të bëjë kapërcimin e madh. Figura e tij referuese, siç deklaron vet ai, është Paulo Dybala që e ngjan për nga karakteristikat.
Dhe ja ku përputhen fatet. Në idenë e Daniele De Rossi-t, trajnerit fringo të Romës, lojtari i datëlindjes 2003-ës mund të përshtatet kudo në linjën e avancuar: si një anësor i majtë, ose në të djathtë për të siguruar një zëvendësim për Dybala, idhullin e tij. Për kronikë sot Tomasso shënoi kundër Juventusit duke i dhënë Empolit të tij një pikë të vlefshme në Torino kundër Juventusit.