PremiumSport

PremiumSport

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from PremiumSport, Sports Event, Tiranë, Tirana.

28/08/2024

JAVA 3

24/06/2024

Forca Shqipëria

19/06/2024

🇦🇱

19/06/2024

FORCASHQIPËRIA

19/06/2024

Ndeshjet e ditës së sotme

17/06/2024

Dallimi mes Mbappe dhe Hysajt

17/06/2024
17/06/2024

Sot

16/06/2024

FT 🇵🇱 Poloni 1-2 Hollandë 🇳🇱

Tulipanët fitojnë me përmbysje ndaj Polonisë me golat e Gakpo dhe Weghorst

06/04/2022

Ditë historike për Partizanin, ekipi stërvitet për herë të parë në kompleksin e ri

31/03/2022

Partizani dhe Vllaznia do të përballen sot në orën 17:45 në “Elbasan Arena” në sfidën e vajtjes së gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë.

Ky turne është një mundësi e artë për të dyja skuadrat për të siguruar një vend në Kupat e Europës, prandaj kjo përballje e dyfishtë në Kupë është vlerësuar maksimalisht si nga kryeqytetasit edhe nga shkodranët.

Kupa shpëton sezonin e Partizanit, prandaj “të kuqtë” do të mundohen të sigurojnë një vend në finale. Rrapaj është mungesa e vetme për teknikun Mehmeti, ndërsa shkodranët do të luajnë pa kapitenin Gurishta, që do të mungojë për shkak të një dëmtimi.

Vllaznia kërkon që të mbrojë trofeun e fituar një sezon më parë, por për të shkuar në finale duhet të kalojë pengesën me emrin Partizan.

30/03/2022

Laçi ka arritur një fitore me shumë vlera në transfertë kundër Teutës në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Ekipi i Mirel Josës zhvilloi një ndeshje shumë të mirë duke fituar në Durrës me rezultatin e ngushtë 2-1.

Nga një gol në çdo pjesë për kurbinasit që hedhin një hap shumë të rëndësishëm drejt finales së madhe, ndërsa Todorovski mbajti gjallë shpresat e Teutës, pasi realizoi golin që ngushtoi diferencat në minutat e fundit. Teuta nga ana tjetër rikthehet në stadiumin Niko Dovana me një humbje.

Kështu, ndeshja u zhbllokua që në minutën e gjashtë nga Ujka. Ky i fundit me një goditje nga distanca mposhti portierin Qirko që edhe pse arriti te topi, nuk e devijoi dot jashtë portës që mbronte.

Në pjesën e dytë, Laçi do të gjente sërish rrugën e rrjetës, këtë herë me Adeleke Akinyemi. Një pasim perfekt i Mazrekajt përmes linjave vendosi përballë portierit Adeleken që nuk gaboi duke e çuar topin në rrjetë.

2-0 mund të ishte një rezultat shumë i përshtatshëm për Laçin, por Todorovski arriti të ngushtonte diferencat në minutën e fundit të takimit, pasi realizoi një gol me kokë. Ky gol vulosi edhe rezultatin final të takimit në 2-1.

Kështu Laçi me këtë rezultat pret skuadrën e Teutës në kushte komode në sfidën e radhës. Teuta nga ana tjetër rikthehet në stadiumin Niko Dovana me një humbje.

KUPA E SHQIPËRISË – GJYSMËFINALJA E PARË
Teuta-Laçi 1-2
Shënues: Todorovski 90+4’ /Ujka 6’, Akinyemi 58’

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Tiranë
Tirana