10/05/2016
Stadiumi në qytet, sukseset dhe dështimet e projekteve ndërkombëtare
stadiumi-620x542
Nga Arben Bici
Studimet në lidhje me trendet në ndërtimin stadiumeve nxjerrin në pah cilësitë e impianteve, si në strukturë dhe vendin ku është vendosur, të cilat janë pjesë përbërëse të aftësisë së tyre për të krijuar një zhvillim ekonomik të suksesshëm. Rezultatet e studimeve tregojnë se një vend në qendër të qytetit është një kusht i nevojshëm për një stadium që të luajë një rol në suksesin e mundshëm të një stadiumi. Në suksesin e një stadiumi merren në konsideratë rezultatet e zonës së vendndodhjes në treguesit ekonomikë dhe demografikë, nëse zona përreth është një zonë që rrihet nga këmbësorët, sa afër është transporti publik nga stadiumi. Përveç kësaj, karakteristikat e vetë stadiumit të tilla si disponibiliteti dhe çmimet e vendeve premium dhe atraktiviteti dhe visibiliteti i që ajo ofron për sponsorët dhe investitorët luajnë një rol shumë vendimtar në aftësinë e stadiumit të jetë një objekt për rizhvillim.
Rëndësia e qendrës së qytetit, vendi, vendi, vendi
Në literaturën e marketingut shpesh ne hasim të famshmen 4P si elemente vendimmarrëse të cilat parashikojnë suksesin në treg të një produkti. Po e them në anglisht, “Product, Price, Place, and Promotion”. Janë të shumta rastet në literaturën e marketingut kur një biznes ose produkt, i cili mund të jetë shumë i mirë nuk ka pasur sukses, pasi kompania e cila e prodhoi nuk kishte zgjedhur vendin e duhur për ta tregtuar. Pra rëndësia e vendit se ku do të vendoset stadiumi është shumë e rëndësishme që investimet si ato private dhe aq më tepër ato publike duhet të jenë fitimprurëse. Stadiumet që kanë rivitalizuar ekonomikisht në mënyrë të suksesshme një zonë janë të vendosura në qendër të qytetit ose afër qendrës të një qyteti. Rezultatet e studimeve tregojnë se 46% e stadiumeve të futbollit janë të vendosura në qendër të qytetit ndërsa 77% e stadiumeve të beizbollit janë të vendosura në zonë semi-urbane ose periferi e qendrës së qytetit. Projektet e rizhvillimit të stadiumeve në qendër të qytetit janë të vetmet në gjendje të kenë sukses, sepse stadiumet, në vetvete, kanë kapacitet për të transferuar shpenzimeve nga një vend në një tjetër. Duke përdorur një stadium për të transferuar shpenzime në qendër të qytetit, ku ka një grumbullim më të madh të bizneseve dhe banorëve, zona mund të rritet më tej nga fluksi i shpenzimeve të reja. Zonat jashtë qytetit nuk kanë një karakteristikë të tillë zhvillimi gjë e cila për pasojë nuk do të sjellë në këtë zonë rritje të mëtejshme në nivelet e dëshiruara të shpenzimeve të reja për shkak të një një fluksi të pakët si nga banorët si nga vizitorët. Rastet e stadiumeve të cilat nuk kanë qenë të suksesshëm kanë treguar se stadiumet ishin ndërtuar larg nga mundësitë e shërbimit të transportit publik duke e bërë atë një sfidë për tifozët dhe vizitorët për të shkuar në stadium. Për rrjedhojë stadiumet qëndrojnë ndërtesa luksoze në një zonë të izoluar të destinuar të dështojnë si biznes. Pra, për një stadium që të ketë një shans për të qenë një objekt për rizhvillim, ai duhet të jetë i vendosur në qendër të qytetit ose afër qendrës së qytetit.
Karakteristikat ekonomike dhe demografike të qytetit
Studimet kanë treguar rezultate që shkojnë së bashku me gjetjet e tjera që sugjerojnë se stadiumet vetëm kanë fuqinë për të përcjellë shpenzimet, duke marrë atë nga ku ajo do të ishte diku tjetër në zonën përreth stadiumin. Megjithatë, në rastin e stadiumeve që ka për qëllim për të rigjallëruar një zonë në qendër të qytetit ose afër qendrës së qytetit, që është pozitive, sepse qëllimi përfundimtarë është që të përqendrojnë shpenzimet në qendër të qytetit për të forcuar ekonomikisht qendrën e qytetit ose zonën në afërsi të qytetit. Në qytetet ku projekte të suksesshme rizhvillimi stadiumi kanë ndodhur janë zona ku mesatarja e të ardhurave familjare është më e lartë, indeksi i krimit është më i ulët. Intuitivisht kjo ka kuptim, sepse qytete me banorë që kanë të ardhura mesatare më të larta do të ketë nivele mesatare të larta të të ardhurave të disponueshme të cilat ata mund të shpenzojnë në produkte të tilla si bileta për ngjarje sportive apo edhe aktivitete të tjera të zhvilluara në stadium. Përveç kësaj, zona të qytetit me ritme më të ulëta të krimit do të kenë më shumë gjasa për të tërhequr vizitorë nga zonat përreth të cilët do të ndihen më të sigurt duke shijuar veten në qytet dhe duke bërë gjëra të tilla si marrja familjes së tyre në një ngjarje sportive si dhe për aktivitetet te tjera të ofruara nga ambientet e stadiumit.
Fluksi i këmbësorëve – një e mirë për zhvillimin ekonomik
Nga studimet e kryera në lidhje me eksperiencat e tifozëve dhe vizitorëve të cilët morën pjesë në aktivitete sportive rezulton se vendndodhja e stadiumit në qendër të qytetit ishte një ide shumë e mirë për ata, mbasi të shkoje në çdo destinacion tjetër dhe destinacione të tjera atraktivë të qytetit ishte shumë e lehte dhe nuk ishte në varësi të lëvizjes me makinë. Studimet tregojnë se stadiumet e suksesshëm kishin një nivel më të lartë të numrit të fluksit të këmbësorëve, sesa stadiumet të cilat nuk ishin të suksesshëm. Ky nivel ishte 86 pikë për stadiumet e suksesshëm dhe 69 pikë për stadiumet jo të suksesshëm. Me pak trafik me makina do të thotë më pak impakt për banorët dhe bizneset, më shumë këmbësorë do të bëhen “pronarë” të qytetit përndryshe ata do të kishin qëndruar jashtë qytetit. Gjithashtu, fakti që më shumë njerëz do të ecin drejtë stadiumit do të rrisë trafikun në këmbë rreth restoranteve dhe bizneseve që janë të vendosura në afërsi të stadiumit. Në rast se tifozët do të shkojnë në drejtim të stadiumit më makina, ka më shumë mundësi për të shpenzuar paratë e tyre diku tjetër. Përveç kësaj, ky efekt mund të dyfishohet për shkak se bizneset që mund të kenë pasur interes në zhvillimin e tyre rreth një stadiumi do të jetë më pak gjasa për ta bërë këtë duke e ditur se tifozët nuk do të kalojnë shumë kohë në zonën përreth stadiumit. Sipas sugjerimeve nga të dhënat e fluksit të këmbësorëve, ndërtimi i stadiumit në një zonë në qendër të qytetit apo në afërsi të qendrës së qytetit dhe që është e lehtë për të ecur shton gjasat dhe përmirëson shanset që stadiumi të nxisë zhvillimin në zonën përreth.
Qasje e lehtë për transportin publik
Duke pasur një stadium të vendosur në një vend me qasje të lehtë për transportin publik është diçka e lidhur shumë me fluksin e këmbësorëve. Studimet kanë theksuar, ka mundësi më të madhe për zhvillim ekonomik rreth një stadiumi në qoftë se trafiku i këmbësorëve është më i madh në atë zonë, pasi njerëzit duke ecur direkt përmes një lagjeje me shumë gjasa vizitorët do të “pushtojnë” bizneset e saj. Po aq sa një zonë që është e lehtë për të ecur me këmbë luan një rol të drejtpërdrejtë në rritjen e trafikut në këmbë, po kështu luan rol edhe disponueshmëria e transportit publik. Duhet të sjellim në vëmendje se jo të gjithë tifozët apo vizitorët do të drejtohen në këmbë në stadium, pasi mundet të ndodhë që jo të gjithë do të jenë nga një lagje shumë afër stadiumit. Kështu, klientë tillë do të jenë të prirur për të marrë transportin publik, në qoftë se ajo është e lehtë për t'u përdorur dhe ka një ndalesë diku në afërsi të stadiumit. Transporti publik duhet parë edhe nga një aspekt tjetër, ai mjedisor, pasi ajo është një mënyrë shumë efikase për të transportuar një numër të madh të njerëzish dhe kjo është një cilësi tjetër parë nga ana e nivelit ekonomik. Si përfundim që një stadium të ketë ndonjë shans për të krijuar zhvillimin ekonomik dhe ringjalljen e një zone, duhet të jetë i vendosur në qendër të qytetit. Stadiumet në qendër të qytetit që kanë tregues me nivel më të mirë ekonomik dhe demografik, të tilla si të ardhurat mesatare familjare dhe norma e krimit, shoqërohen me rezultate shumë të suksesshme. Një tjetër karakteristikë e rëndësishme që është i lidhur me projektet e suksesshme të zhvillimit të stadiumit është fluksi i këmbësorëve. Stadiumet që kanë qenë të suksesshëm kanë vlerësime shumë më të larta fluksi këmbësorësh sesa stadiumet jo të suksesshme. Së fundi, një faktor tjetër në lidhje me zonën përreth që mund të ndikojë në shanset e një stadiumi të jetë i suksesshëm është të jetë lehtësisht i disponueshëm për transportin publik rreth stadiumit.
*Punonjës shkencor në Institutin e Kërkimit Shkencor të Sportit pranë Universitetit të Sporteve të Tiranës
15/01/2016