Vullnetaret e Sportit
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Vullnetaret e Sportit, Tirana.
18/07/2021
12/05/2021
TRAJNIME TE VAZHDUARA PER MESUESIT E SISTEMIT PARAUNIVERSITAR
1.Njoftojme të interesuarit se në datat 20-21-22 ne Universitetin e Sporteve do të zhvillohet trajnimi me teme "Metodologjitë e mesimdhënies".
Te interesuarit mund të rregjistrohen ne faqen www.trajnime.arsimi.rash.al , duke klikuar Universitetin i Sporteve dhe trajnimet TEAVET.
Ky trajnim ka 1 kredit dhe kushton 1200 ALL.
Shkarkoni faturen për të bërë pagesen perpara fillinit te trajnimit. Mandat pagesa te dergohet ne posten elektronike [email protected]
http://ust.edu.al/wp-content/uploads/2021/05/Tarifa-per-kredit.pdf
Trajnimet do te zhvillohen online. Ne ditet ne vazhdim do tju dergohen informacione me te detajuara ne posten elektronike te aplikanteve.
2. Trajnimi i dyte me teme : "Mësimdhënia dhe të nxënit bazuar në projekte" do te zhvillohet nga data 10-12 Qershor.
3. Trajnimi i trete me teme : "Vlerësimi i rezultateve të të nxënit" do te zhvillohet nga data 17 deri me 19 qershor.
12/03/2021
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLScAYJRpyxZu2WEkUo0Uuw-leG9uB1gIbFvsKAijQ03r9aMEiw/viewform
THIRRJE PËR PROJEKTE INOVATORE PËR TË RINJ Special Olympics International çel thirrjen e 6-të për grante të vogla, për projekte që hartohen dhe udhëhiqen nga të rinj të moshës 15-25 vjeç me dhe pa aftësi të kufizuara intelektuale. Në kuadër të sportit të unifikuar dhe shëndetit të mirë nëpërmjet edukimit fizik, ju ftojm...
25/02/2021
Keeping up with Chris: Excelling with Down Syndrome When Chris Bunton was born with Down Syndrome his parents wondered if he’d ever achieve the independence they dreamed of… but he has exceeded all their expec...
01/11/2020
Të dashur studentë,
Të nderuar anëtarë të stafit të Universitetit të Sporteve të Tiranës,
Më lejoni t’ju uroj suksese në fillimin e vitit akademik 2020-2021.
Fillojmë një vit të ri akademik në rrethana jonormale, për shkak të pandemisë globale COVID-19, rrethana të cilat na detyrojnë të riorganizohemi që në fillim të procesit mësimor duke kaluar në sistemin online të komunikimit.
Ky sistem na angazhon që ta përballojmë procesin si një sfidë, si për stafin akademik ashtu edhe për studentët e të gjitha cikleve të studimit, duke na detyruar që të sigurojmë cilësinë e procesit mësimor në kushte virtuale.
Ne jemi të ndërgjegjshëm për të gjitha vështirësitë që po krijohen në fillim të këtij sezoni dhe gjej këtu rastin të shpreh zotimin dhe mbështetjen e plotë të të gjithë stafit të universitetit tonë, në mënyrë që kjo periudhë të jetë sa me frytdhënëse dhe e thjeshtë për ju të dashur studentë.
Ju siguroj, që në çdo këndvështrim e në çdo rrethanë, se institucioni ynë ka marrë të gjitha masat e nevojshme, për një nisje sa më të mirë e të përshtatshme të të gjithë procesit mësimor.
Do të dëshiroja shumë që ky vit të na gjente me një fillim normal e me një komunikim të drejtëpërdrejtë, por, me keqardhje, ky takim i parë me ju duhet të jetë vetëm online.
Në emër të Universitetit të Sporteve të Tiranës dhe në detyrën e Rektorit të të vetmit universitet të sporteve në Shqipëri, dëshiroj t'ju përcjell përzemërsisht urimet më të mira për një vit akademik sa më të mbarë e të suksesshëm!
Dua t’ju drejtohem kolegëve të stafit akademik, ndihmës akademik, të administratës dhe të gjithë punonjësve të universitetit tonë, që të jemi të përqëndruar dhe të organizuar dhe ta fillojmë këtë proces me përgjegjësi, duke krijuar një sinergji pozitive dhe besim, se së bashku do të përballojmë çdo të papritur që do të na sjellë kjo situatë e pazakontë dhe do ta çojmë deri në fund drejt realizimit të objektivave dhe detyrimeve që ka çdo vit akademik.
Në përfundim të këtij mesazhi, ju inkurajoj që në asnjë moment të mos lini pas dore respektimin e masave anti-COVID-19, në mënyrë që të kthehemi sa më shpejt bashkë e të shëndetshëm në auditore dhe në të gjitha mjediset tona sportive.
Me konsideratë,
Prof.Dr. Agron KASA
Rektor i Universitetit të Sporteve të Tiranës
28/10/2020
Workshop"Të drejtat e Njeriut dhe paqja e qëndrueshme” Në kuadër të Workshopit "Të drejtat e Njeriut dhe Paqja e Qëndrueshme” të mbështetur nga RYCO dhe UNFPA, jemi duke kërkuar për 15 të rinj, të moshës 16-24 vjeç që jetojnë në Tiranë. Workshopi do të zhvillohet me datat 7-8 Nëntor në qytetin e Tiranës. Inkurajohen të gjithë t....
26/10/2020
Brunes kërkon specialiste marketingu 🥰
Dërgoni CV tuaj në adresën e e-mailit [email protected]
08/06/2020
Kërkojmë Masazhatore 10.5k Followers, 2,028 Following, 1,445 Posts - See Instagram photos and videos from Spa & Hammam ()
13/01/2020
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Website
Address
Tirana