Federata Shqiptare e Judos

Directions Website Contact the business

Federata Shqiptare e Judos Official Fanpage of Albanian Judo Federation 🥋🇦🇱

18/08/2026
🥋 SKOPJE JUNIOR EUROPEAN CUP 2026 🇦🇱🇪🇺Shqipëria po merr pjesë në Kupën e Europës Junior 2026 në Shkup me dy sportistë të...
08/08/2026

🥋 SKOPJE JUNIOR EUROPEAN CUP 2026 🇦🇱🇪🇺

Shqipëria po merr pjesë në Kupën e Europës Junior 2026 në Shkup me dy sportistë të ekipit kombëtar:

🇦🇱 Gabriel Gonsan Matthew –66 kg
🇦🇱 Erik Semanjaku –81 kg

Gjatë ditës së sotme u ngjit në tatami Gabriel Gonsan Matthew, i cili fitoi ndeshjen e parë, ndërsa në ndeshjen e dytë u ndal.
🥋 Nesër, radhën e ka Erik Semanjaku, i cili do të përballet me një sportist nga Serbia.

I urojmë shumë suksese ekipit tonë kombëtar dhe Erik Semanjakut në garën e nesërme! 🇦🇱💪

Ekipi kombëtar shoqërohet nga trajneri Marked Lemeti.

Në datën 2 gusht 2026, në ditën e dytë të Kampionatit Ballkanik të Xhudos, u zhvilluan garat për kategorinë Veteranë.Shq...
03/08/2026

Në datën 2 gusht 2026, në ditën e dytë të Kampionatit Ballkanik të Xhudos, u zhvilluan garat për kategorinë Veteranë.

Shqipëria u përfaqësua me 11 sportistë, të cilët zhvilluan paraqitje shumë të mira, duke fituar gjithsej 10 medalje, rezultat që dëshmon përvojën dhe nivelin e lartë të xhudos shqiptare edhe në këtë kategori.

🥇 Medalje Ari

• Altin Përgjegji – M3, -66 kg
• Ilir Cani – M6, -66 kg
• Ilir Tafa – M6, -73 kg
• Erind Cara – M2, -90 kg
• Marked Lemeti – M2, -100 kg
• Ermir Laze – M4, -100 kg

🥈 Medalje Argjendi

• Dritan Visha – M2, +100 kg
• Agron Kryekurti – M8, -81 kg

🥉 Medalje Bronzi

• Zylfi Shehu – M4, -90 kg
• Klinton Haka – M2, +100 kg

Rezultatet e arritura nga veteranët shqiptarë përfaqësojnë një sukses të rëndësishëm për Federatën Shqiptare të Xhudos, duke dëshmuar nivelin e lartë sportiv, përvojën dhe angazhimin e vazhdueshëm të sportistëve tanë në arenën ballkanike.

🇦🇱 Përfundon me sukses Kampionati Ballkanik i Xhudos për Seniorë dhe Veteranë – Tiranë 2026 🥋Më 1–2 gusht 2026, Tirana p...
02/08/2026

🇦🇱 Përfundon me sukses Kampionati Ballkanik i Xhudos për Seniorë dhe Veteranë – Tiranë 2026 🥋

Më 1–2 gusht 2026, Tirana pati nderin të mirëpriste Kampionatin Ballkanik të Xhudos për Seniorë dhe Veteranë, një nga aktivitetet më të rëndësishme sportive të rajonit, organizuar nga Federata Shqiptare e Xhudos në bashkëpunim me Federatën Ballkanike të Xhudos.

Në këtë kampionat morën pjesë rreth 170 sportistë nga 10 shtete: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Greqia, Rumania, Moldavia, Bullgaria dhe Qiproja.

Ceremonia e hapjes u zhvillua në një atmosferë festive, në praninë e Presidentit të Federatës Shqiptare të Xhudos, z. Drin Shkreta, Presidentit të Federatës Ballkanike të Xhudos, z. Branislav Crnogorac, si dhe Presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, z. Fidel Ylli. Programi artistik me performancat e valltarëve i dha ceremonisë një atmosferë të ngrohtë dhe festive, duke promovuar traditat dhe kulturën shqiptare për të gjitha delegacionet pjesëmarrëse.

Shqipëria u përfaqësua me 37 sportistë, të cilët zhvilluan paraqitje të shkëlqyera, duke fituar 6 medalje:

🥇 Medalje Ari
• Gabriel Gonsan (-60 kg)
• Indrit Çullhaj (-81 kg)

🥈 Medalje Argjendi
• Ejsi Ahmeti (-60 kg)
• Kasandra Kovaçi (-63 kg)

🥉 Medalje Bronzi
• Devi Ceka (-60 kg)
• Krista Kovaçi (-63 kg)

Një vlerësim të veçantë meriton Indrit Çullhaj, i cili zhvilloi një kampionat të jashtëzakonshëm dhe u shpall Kampion Ballkanik në kategorinë -81 kg, një nga kategoritë më të forta dhe më konkurruese të këtij edicioni. Me një paraqitje dominuese, nivel të lartë teknik dhe karakter kampioni në çdo ndeshje, ai konfirmoi edhe një herë se është ndër xhudistët më cilësorë të Ballkanit dhe një nga përfaqësuesit më dinjitozë të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Pas përfundimit të garave individuale u zhvilluan edhe garat ekipore (Mixed Team), ku ekipi kombëtar i Shqipërisë zhvilloi paraqitje shumë të mira dhe u rendit në vendin e tretë në Ballkan.

Renditja përfundimtare e garave ekipore (Mixed Team):
🥇 Mali i Zi
🥈 Rumania
🥉 Shqipëria dhe Turqia

Ky kampionat shënoi një tjetër sukses për xhudon shqiptare, si në aspektin organizativ ashtu edhe në atë sportiv, duke dëshmuar edhe një herë aftësinë e Federatës Shqiptare të Xhudos për të organizuar aktivitete ndërkombëtare sipas standardeve më të larta.

Federata Shqiptare e Xhudos shpreh mirënjohjen për të gjitha federatat pjesëmarrëse, sportistët, trajnerët, gjyqtarët, vullnetarët, partnerët dhe institucionet që kontribuuan në realizimin me sukses të këtij aktiviteti.

🤝 Faleminderit të gjithëve për besimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin

European Open Sarajevo 2026 🇦🇱Më 18–19 korrik 2026, Federata Shqiptare e Judos përfaqësohet nga :🥋 Luka Briçi –73 kg🥋 In...
19/07/2026

European Open Sarajevo 2026 🇦🇱

Më 18–19 korrik 2026, Federata Shqiptare e Judos përfaqësohet nga :

🥋 Luka Briçi –73 kg
🥋 Indrit Çullhaj –81 kg
🥋 Jon Vrenozi –81 kg

Ekipi shoqërohet nga trajneri Altin Përgjegjji.

European Open – Sarajevë, Bosnje  Hercegovinë 🇧🇦Më 18–19 korrik 2026 do të zhvillohet European Open në Sarajevë, Bosnje ...
17/07/2026

European Open – Sarajevë, Bosnje Hercegovinë 🇧🇦

Më 18–19 korrik 2026 do të zhvillohet European Open në Sarajevë, Bosnje Hercegovinë.

🇦🇱 Shqipëria do të përfaqësohet nga:

* 🇦🇱 Luka Briçi (-73 kg)
* 🇦🇱 Indrit Çullhaj (-81 kg)
* 🇦🇱 Jon Vrenozi (-100 kg)

Ekipi shoqërohet nga trajneri Altin Përgjegji dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Xhudos, z. Drin Shkreta.

Luka Briçi do të garojë ditën e shtunë, ndërsa Indrit Çullhaj dhe Jon Vrenozi do të garojnë ditën e diel.

🔴 Ndeshjet drejtpërdrejt mund t’i ndiqni në: https://judotv.com/

I urojmë shumë suksese ekipit tonë kombëtar! 🇦🇱

📢 Më 1–2 gusht, në Tiranë, do të organizohet Kampionati Ballkanik i Judos për Seniorë dhe Veteranë.Aktiviteti do të zhvi...
17/07/2026

📢 Më 1–2 gusht, në Tiranë, do të organizohet Kampionati Ballkanik i Judos për Seniorë dhe Veteranë.

Aktiviteti do të zhvillohet në Parkun Olimpik “Feti Borova”. Garat do të fillojnë në orën 10:00, ndërsa hyrja do të jetë falas për të gjithë.

Jeni të mirëpritur të vini dhe të mbështesni ekipin tonë kombëtar! 🇦🇱🥋

Kampi stërvitor grumbullimi i ekipit kombëtar (1–4 korrik)Nga data 1 deri më 4 korrik, të gjitha ekipet anëtare të Feder...
04/07/2026

Kampi stërvitor grumbullimi i ekipit kombëtar (1–4 korrik)

Nga data 1 deri më 4 korrik, të gjitha ekipet anëtare të Federatës Shqiptare të Xhudos u grumbulluan në Tiranë për të marrë pjesë në kampin stërvitor të ekipit kombëtar. Ky grumbullim shërbeu si përgatitje për aktivitetet e ardhshme, ku objektivi kryesor është Kampionati Ballkanik për Seniorë, i cili do të zhvillohet më 1–2 gusht.

Gjatë gjithë ditëve të kampit ishte i pranishëm edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Xhudos, z. Drin Shkreta, i cili në ceremoninë e hapjes përshëndeti të gjithë sportistët, trajnerët dhe të pranishmit, duke u uruar suksese në përgatitjet dhe garat e ardhshme.

Drejtori Teknik, Altin Përgjegji, së bashku me trajnerin e mirënjohur Florjan Velici, u kujdesën për hartimin dhe zbatimin e programit stërvitor, si edhe për evidentimin dhe korrigjimin e problematikave teknike të sportistëve.

Federata Shqiptare e Xhudos falënderon të gjithë sportistët, trajnerët dhe stafin për angazhimin dhe përkushtimin e treguar gjatë kampit dhe u uron suksese në të gjitha aktivitetet dhe garat që i presin në vazhdim.

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Federata Shqiptare e Judos posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Federata Shqiptare e Judos:

Shortcuts

Share

Category