Jal Kamping

Jal Kamping

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Jal Kamping, Sport & recreation, Jal, Vlora, Tirana.

29/05/2026
29/05/2026

Çfarë do të thotë një shkollë pa vija të bardha?

Siguria është gjithmonë e fundit. Rikonstruktohen shkolla me buxhete miliona euro, por kursehen vijat e bardha dhe sinjalistika që u duhet nxënësve për të kaluar rrugën të sigurt.

Është bërë e zakonshme të investohet për fasadën e shkollës, për oborre të betonizuara, por pothuajse asgjë për sigurinë.

Po të shikosh shumë shkolla dhe kopshte të Tiranës, vijat e bardha ose mungojnë fare, ose janë të fshira. Edhe aty ku ekzistojnë, shpesh bllokohen nga makina prindërish të parkuara që presin fëmijët. E njëjta gjë ndodh edhe te hyrjet dhe dyert e kopshteve.

Shpesh gjen makina të parkuara prej ditësh pikërisht aty ku duhet të kalojnë këmbësorët dhe nënat me karroca.

Të edukosh sigurinë rrugore te fëmijët në këto kushte është e pamundur. Ata kuptojnë shumë më drejt realitetin që i rrethon sesa fjalët që u thuhen.

Kur një fëmijë pas kopshtit detyrohet të ecë në rrugë sepse nuk ka trotuar, ose një i ri del nga shkolla pa një kalim të sigurt, siguria mbetet vetëm teori dhe hipokrizi.

Bashkia ka mundësi që brenda një viti të vijëzojë të gjitha hyrjet e shkollave, të vendosë sinjalistikë dhe madje në disa zona të kufizojë lëvizjen e makinave. Fakti që kjo nuk bëhet është jo vetëm dështim institucional, por neglizhencë që prek sigurinë e mijëra fëmijëve, prindërit e të cilëve paguajnë çdo ditë taksa për qytetin.

Më poshtë është shkolla “Mihal Grameno”: një pjesë pa trotuar, pa vija të bardha dhe pa siguri për fëmijët.

Ju lutemi prindërve të ngrenë zërin për sigurinë e fëmijëve të tyre dhe të kërkojnë një të drejtë që u takon me ligj.

29/05/2026

Tirana po hedh miliona në plehra

Tirana nuk riciklon pothuajse asgjë.

Qyteti është mbushur me mobilje të hedhura, dyshekë, frigoriferë, televizorë, kompjuterë, dru, metale, plastikë, pajisje elektronike. Çdo rrugë, çdo cep pallati, çdo kazan është kthyer në një varrezë materialesh me vlerë.

Dhe bashkë me to po hedhim:

miliona euro materiale të ripërdorshme,
vende pune,
biznese riciklimi,
punishte riparimi,
ekonomi lokale,
dhe një qytet më të pastër.

Një tavolinë e hedhur mund të riparohet.
Një dru mund të kthehet në lodër, mobilje apo material ndërtimi.
Një pajisje elektronike ka metale me vlerë.
Një dyshek mund të trajtohet dhe riciklohet.
Por tek ne gjithçka përfundon në landfill ose në rrugë.

Ndërkohë qytetet moderne ndërtojnë ekonomi të tëra nga mbetjet:
qendra ripërdorimi,
dyqane “second hand”,
punishte sociale,
fabrika riciklimi,
startup-e për elektronikën,
kompani për rikuperimin e materialeve.

Ne vazhdojmë t’i djegim ose t’i hedhim.

Kjo nuk është vetëm papërgjegjshmëri mjedisore.
Kjo është paaftësi ekonomike.

Sepse një qytet që hedh materiale me vlerë në plehra, është një qytet që hedh edhe mundësitë e veta.

Tirana nuk ka nevojë vetëm për më shumë beton.
Ka nevojë për sistem.

Pika grumbullimi për mobiljet.
Riciklim elektronik.
Qendra riparimi.
Mbështetje për bizneset e riciklimit.
Ekonomi qarkulluese.
Edukimin që mbetja nuk është fundi, por fillimi i një vlere të re.

Sepse sot po humbasim jo vetëm materiale.
Po humbasim një industri të tërë që mund të ushqente mijëra familje.

29/05/2026

Si arriti politika t’i dorëzojë qytetarët?

Nuk ndodhi brenda një dite.

Qytetarët nuk u dorëzuan sepse ishin të dobët.
U lodhën.

U lodhën duke parë që:

makinat pushtojnë trotuaret dhe askush nuk ndëshkohet,
shkollat rikonstruktohen pa siguri për fëmijët,
qyteti dhe parqet betonizohen pa i pyetur ata
plehrat shtohen,
transporti publik degradohet,
dhe çdo problem zgjidhet vetëm me propagandë.

Politika në Shqipëri nuk fitoi sepse ndërtoi besim.
Fitoi sepse ndërtoi dorëzim.

Dalëngadalë qytetari mësohet:

të mos flasë,
të mos reagojë,
të mos besojë se ndryshimi është i mundur.

Kur sheh që askush nuk dëgjon, fillon mendon:
“Ç’rëndësi ka?”

Dhe ky është momenti i dorezimit për një qytet.

kur njerëzit nuk protestojnë.
kur heshtin.

Sepse një qytetar që nuk beson më tek veprimi qytetar, fillon të përshtatet me kaosin.

Pranon makinën mbi trotuar.
Pranon plehrat.
Pranon zhurmën.
Pranon padrejtësinë.
Pranon korrupsionin si “normalitet”.

Kështu ndërtohet dorëzimi kolektiv.

Politika nuk ka më nevojë të bindë njerëzit.
Mjafton t’i lodhë aq shumë sa të mos reagojnë më.

Dhe ndërkohë qyteti humbet gjënë më të rëndësishme:
qytetarin aktiv.

Sepse demokracia nuk vdes vetëm nga korrupsioni.
Vdes edhe nga indiferenca.

Por ka diçka që politika nuk e kontrollon dot plotësisht:

momentin kur njerëzit fillojnë të flasin përsëri me njëri-tjetrin,
të organizohen,
të mbrojnë lagjen,
rrugën,
fëmijët,
pemët,
hapësirat publike.

Çdo ndryshim i madh ka nisur pikërisht aty:
tek qytetarët që refuzuan të dorëzohen më.

29/05/2026

Të Edukojmë Mendimin Kritik te Fëmijët

Fëmijët e vegjël bëjnë pyetje të mëdha çdo ditë.
Pse duhet të sillemi mirë me njëri-tjetrin? Çfarë është e drejtë? Si e dimë nëse diçka është e vërtetë? Çfarë e bën diçka të bukur?

Shpesh mendojmë se filozofia është vetëm për të rriturit, por në të vërtetë fëmijët janë filozofë natyralë. Ata vëzhgojnë, pyesin, imagjinojnë dhe përpiqen të kuptojnë botën përreth tyre.

Në edukimin parashkollor, rëndësi nuk ka t’u japim gjithmonë përgjigje të sakta, por të krijojmë hapësirë për pyetje, dialog dhe reflektim. Kur një fëmijë pyet “Pse ndodh kjo?” ose “Po sikur…?”, ai po ndërton mënyrën e vet të të menduarit.

Edukatorët dhe prindërit mund ta mbështesin këtë proces me pyetje të thjeshta si:

- “Çfarë mendon ti?”
- “Pse të duket kështu?”
- “Mund të na tregosh më shumë?”
- “Unë po pyes veten…”

Këto biseda i ndihmojnë fëmijët të zhvillojnë empatinë, imagjinatën, logjikën dhe aftësinë për të dëgjuar të tjerët.

Një element shumë i rëndësishëm është të marrim seriozisht mendimet e fëmijëve. Jo t’i shohim si “të lezetshme”, por si ide të vlefshme që meritojnë dëgjim dhe respekt. Kur fëmijët ndihen të dëgjuar, ata fitojnë besim për të menduar dhe shprehur veten lirshëm.

Filozofia në fëmijëri nuk ka të bëjë me libra të vështirë apo teori abstrakte. Ajo lind në lojë, në pyetje spontane, në natyrë, në konfliktet mes shokëve, në art dhe në përditshmëri.

Kur ndalojmë për të dëgjuar pyetjet e fëmijëve, zbulojmë se edukimi nuk është vetëm të mësosh përgjigje, por të mësosh të mendosh.

29/05/2026

Edukimi Fillon Kur Ndjekim Interesat e Fëmijëve

Në shumë kopshte dhe shkolla parashkollore në botë po flitet gjithnjë e më shumë për “kurrikulat emergjente” , një mënyrë edukimi që nuk nis nga planet e ngurta të të rriturve, por nga kurioziteti real i fëmijëve. Kur një fëmijë interesohet për insektet, hijet, makinat, baltën apo mënyrën si fluturojnë zogjtë, edukatori nuk e ndalon atë interes për t’u kthyer te “tema e ditës”. Përkundrazi, ai e përdor atë si pikënisje për të zhvilluar gjuhën, matematikën, artin, shkencën dhe bashkëpunimin.

Fëmijët mësojnë më thellë kur ndihen emocionalisht të lidhur me atë që po zbulojnë. Një grup fëmijësh që ndjek milingonat në oborr nuk po “luan kot”. Ata po vëzhgojnë, po bëjnë pyetje, po krijojnë hipoteza, po krahasojnë, po komunikojnë dhe po ndërtojnë mendim kritik. Kur edukimi lind nga interesi i tyre, të mësuarit bëhet më natyral, më i gjallë dhe më afatgjatë.

Kjo qasje kërkon një ndryshim të madh edhe nga vetë edukatorët. Roli i tyre nuk është vetëm të japin informacion, por të dëgjojnë, të vëzhgojnë dhe të ndërtojnë përvoja mbi pyetjet e fëmijëve. Një pyetje e thjeshtë si “Pse gjethet bien?” mund të kthehet në një projekt të tërë mbi natyrën, stinët, ciklin e jetës, vizatimin, tregimet dhe eksplorimin në natyrë. Edukimi nuk shihet më si një listë temash që duhen mbaruar, por si një proces i përbashkët kërkimi.

Në një kohë kur shumë fëmijë jetojnë mes ekraneve, ritmit të shpejtë dhe mbingarkesës me informacion, ndjekja e interesave të tyre reale bëhet një formë rezistence edukative. Ajo i rikthen fëmijët te vëzhgimi, loja, përqendrimi dhe lidhja me botën përreth. Fëmijët nuk kanë nevojë vetëm për aktivitete të bukura apo materiale moderne; ata kanë nevojë të ndihen të dëgjuar dhe të kenë hapësirë për të eksploruar atë që i ndez nga brenda.

Ndoshta edukimi më i mirë nuk është ai që kontrollon çdo hap të fëmijës, por ai që di të ndalet dhe të ndjekë pyetjet e tij. Sepse aty ku ka interes të vërtetë, lind edhe dëshira për të mësuar.

29/05/2026

Qasja Reggio Emilia

Parimet kryesore:

Fëmija si protagonist — fëmijët janë të aftë, kuriozë dhe kërkues aktivë të të nxënit të tyre
Mjedisi si mësuesi i tretë — hapësira të përgatitura me kujdes me materiale natyrore, dritë dhe bukuri
Njëqind gjuhët e fëmijëve — mënyra të shumta për të shprehur kuptimin (vizatim, ndërtim, lëvizje, fjalë, dramë)
Dokumentimi — bërja e të nxënit të dukshëm përmes fotove, transkriptimeve dhe ekspozimeve
Progettazione — kurrikulë emergjente dhe fleksibël që ndjek interesat e fëmijëve në vend të mësimeve të paracaktuara

Si duket në praktikë:

Projekte afatgjata (javë ose muaj) që lindin nga pyetjet e fëmijëve
Materiale natyrore dhe të hapura — dru, argjilë, tel, pëlhurë, objekte natyrore
Hapësira “atelier” (studio krijuese) për eksplorim
Edukatorët si bashkë-hetues që dëgjojnë, vëzhgojnë dhe bëjnë pyetje, në vend që të japin përgjigje
Theks i fortë mbi bashkëpunimin dhe dialogun mes fëmijëve.

Kjo qasje lidhet drejtpërdrejt me vizionin për një edukim më të lirë dhe më krijues: t’u ofrojmë fëmijëve kënde arti të hapura çdo ditë, materiale natyrore, lojë teatrale, muzikë dhe ritëm, si dhe lirinë për të eksperimentuar pa frikën e gabimeve. Në këtë mënyrë, edukimi bëhet një proces i gjallë, i ndërtuar mbi respektin për fëmijën dhe potencialin e tij të pakufishëm.

29/05/2026

Çfarë duhet të mësojmë nga sistemet më të mira të edukimit

1. Arsimi është sistem afatgjatë

Nuk ndryshon çdo disa vjet. Ka vazhdimësi dhe stabilitet.

2. Mësuesi është zemra e sistemit

Mësuesi trajnohet, respektohet dhe mbështetet si profesion elitë.

3. Më pak memorizim, më shumë mendim

Nxënësit nuk mësojnë vetëm për teste, por për të menduar dhe zgjidhur probleme.

4. Shkolla nuk është vetëm presion

Më shumë ekuilibër: mësim, lojë, zhvillim social dhe mirëqenie.

5. Barazi reale mes shkollave

Cilësia nuk duhet të varet nga qyteti apo familja.

6. Teknologjia nuk zëvendëson mësuesin

Pa metodologji dhe mësues të trajnuar, teknologjia nuk sjell cilësi.

7. Shkolla lidhet me jetën reale

Nxënësit zhvillojnë aftësi praktike, jo vetëm teori.

29/05/2026

Shkolla që nuk fillon brenda mureve: Edukimi në rrugë, park dhe lagje

Shkolla është menduar gjithmonë si një ndërtesë. Mure, klasa, tabela, orare. Por në realitet, mësimi fillon shumë më herët dhe shkon shumë më larg se dera e klasës. Qyteti vetë është një tekst i hapur, një laborator i gjallë, një hapësirë ku fëmijët mësojnë çdo ditë, edhe kur askush nuk e quan “mësim”.

Matematikë në semaforë dhe trafik real

Matematika nuk është vetëm numra në fletore. Ajo jeton në rrugë.
Një semafor i kuq është një problem logjik: kur ndalemi, kur ecim, sa kohë presim, sa makina kalojnë në një minutë.
Një kalim këmbësorësh është një ushtrim i thjeshtë probabiliteti dhe ritmi.
Edhe një vonesë autobusi është një mundësi për të kuptuar kohën, distancën dhe lëvizjen në mënyrë reale.

Fëmijët që e përjetojnë matematikën në trafik nuk e mësojnë si formulë abstrakte, por si vendimmarrje në jetë reale.

Biologjia nuk jeton vetëm në faqe libri

Një park është më shumë se gjelbërim. Është një klasë biologjie e hapur.

Një pemë tregon ciklin e jetës, gjethet tregojnë stinët, insektet tregojnë ekosistemin në punë. Edhe një copë t**e e vogël mes pallateve është një laborator ku fëmijët mund të kuptojnë biodiversitetin më mirë se çdo diagram.

Në vend që të mësojnë vetëm emra speciesh, fëmijët mund të shohin, prekin dhe kuptojnë jetën që i rrethon.

Edukimi qytetar: qyteti si pasqyrë

Edukimi qytetar nuk mësohet vetëm me definicione. Ai mësohet duke parë si funksionon një qytet.

Një trotuar i zënë nga makinat mëson më shumë për drejtësinë dhe hapësirën publike sesa një kapitull i tërë në libër.
Një lagje pa rampë tregon më qartë se çfarë do të thotë përjashtim sesa çdo shpjegim teorik.

Fëmijët që vëzhgojnë qytetin mësojnë pyetje të rëndësishme:
Kush e përdor hapësirën publike? Kush përjashtohet? Kush vendos rregullat?

Qyteti si klasa më e madhe që nuk e përdorim

Ne kemi ndërtuar shkolla brenda mureve, por kemi lënë jashtë një shkollë shumë më të madhe: vetë qytetin.

Parku, rruga, lagjja, tregu — të gjitha janë hapësira mësimi që mund të zhvillojnë jo vetëm njohuri, por edhe vetëdije, ndjeshmëri dhe qytetari aktive.

Ndoshta problemi nuk është mungesa e burimeve për edukim.
Problemi është që burimet më të vlefshme i kemi përreth, por nuk i quajmë “shkollë”.

👉 Ndoshta është koha ta rihapim shkollën më të madhe që kemi: qytetin vetë.

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Website

Address


Jal, Vlora
Tirana
1001