07/09/2026
Ky është formacioni më i mirë, sipas mendimit tonë, me lojtarët deri në 21 vjeç që aktivizohen në ligat e shqipëris.
Madje, sipas mendimit tonë, Alban Bushi duhet të grumbullojë rreth 80% të lojtarëve të Kombëtares U21 pikërisht nga këta të rinj të talentuar që luajnë titullarë në kampionatin shqiptar, sesa nga ekipet e të rinjve të klubeve të huaja. Në fund të fundit, shumë pak prej këtyre lojtarëve arrijnë të çajnë në ekipet e para profesionale të klubeve europiane.
Përveç 11-shes që kemi përzgjedhur si lojtarët më të mirë të rinj, janë edhe disa të tjerë interesantë të Superiores që, sipas nesh, do ta meritonin një vend në stolin e këtij ekipi: Gabriel Guri, Brajan Gjyla, Armir Boriçi, Ledjo Tresa, Skënder Meta, Mateo Maci, Reis Bakalli, Kleart Grazhdani, Klaus Kashari, Aron Jukaj dhe Sabion Bizi.