03/10/2025
📢 Kemi kënaqësinë të shpallim datën e Kampionatit të 4-t Amator Individual të Pingpongut!
Shoqata e Pingpongut PingPro, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Pingpongut, do të organizojë më 16 Nëntor 2025, në ambientet e Shkollës 9-Vjeçare “Murat Toptani” në Selitë – Tiranë, një nga aktivitetet më të rëndësishme të vitit për komunitetin e pingpongut amator në vend: Kampionatin e 4-t Amator Individual të Pingpongut.
Ky kampionat është kthyer tashmë në një traditë dhe synon të sjellë në një vend jo vetëm dashamirësit e këtij sporti nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, por edhe pjesëmarrës nga Kosova, duke e bërë garën një urë bashkimi mes sportdashësve në mbarë trevat shqiptare.
🔹 Pse të marrësh pjesë?
Ky aktivitet është një mundësi e artë për të gjithë amatorët:
Kampionët 🏓: për ata që kanë fituar përvojë dhe dëshirojnë të testojnë kufijtë e tyre duke u përballur me më të fortët.
Sfidantët ⚡: për ata që duan të provojnë emocionin e garës për herë të parë ose që janë ende në fillimet e tyre.
Në këtë mënyrë, kampionati ofron një hapësirë për çdo nivel lojtari, duke i dhënë secilit mundësinë për të treguar talentin dhe pasionin e tij.
💳 Tarifa dhe Regjistrimi
Tarifa e regjistrimit është 2,500 Lekë.
Afati i fundit i regjistrimit: 3 Nëntor 2025.
I regjistruar quhet vetëm ai që ka kryer pagesën cash.
📍 Pagesa mund të kryhet në:
Qendra Tregtare Toptani
E Hënë – E Premte, ora 10:00 – 14:00
Shkolla “Murat Toptani” (Selitë)
E Hënë, E Mërkurë dhe E Premte,
ora 17:00 – 20:00
🏆 Fondi i Shpërblimeve – 400,000 Lekë
Kampionët
🥇 Vendi I – 10,000 Lekë
🥈 Vendi II – 7,000 Lekë
🥉 Vendi III/IV – 4,000 Lekë
Sfidantët
🥇 Vendi I – 6,000 Lekë
🥈 Vendi II – 4,000 Lekë
🥉 Vendi III/IV – 2,500 Lekë
♻️ Rimbursimi
Për të gjithë ata që kanë kryer pagesën dhe njoftojnë mos pjesëmarrjen deri më 9 Nëntor 2025, ofrohet rimbursim 100%.
Nga data 10 Nëntor 2025, rimbursimi nuk aplikohet.
📲 Për regjistrime dhe informacione shtesë:
WhatsApp: 069 20 47 008 | 🌐 www.pingpro.al
🙏 Ftojmë të gjithë dashamirësit e pingpongut të bëhen pjesë e këtij eventi të madh, që nuk është vetëm një garë sportive, por edhe një festë.