Kevitan FC

Kevitan FC

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Kevitan FC, Sports Team, Tirana.

12/07/2023

12 Korrik 2014

9-vite nga themelimi i klubit te futbollit Kevitan në Shqipëri
Përshendetje të gjithë miqve, tifozëve dhe anëtarëve të Klubit të Futbollit Kevitan,
Sot, me një ndjesi shumë të veçantë krenarie, ne kujtojmë 9 vite prej ditës së themelimit të Klubit të Futbollit Kevitan. Në këtë ditë të veçantë, le të kujtojmë se si u krijua një klub i ri dhe si u ndërtua një histori e mrekullueshme futbolli.
Për të gjithë Ne 9-vjetori i themelimit të Klubit Kevitan është një shenjë e rëndësishme e përkushtimit, pasionit, historise dhe aritjeve qe u shenuan gjate atij rrugetimi spektakolar. Në një kohë të shkurtër, kemi kaluar nëpër shumë sfida dhe fitore, por mbetem të vendosur në përpjekjet tona për të arritur më tepër.
Nga ditët e para të krijimit tonë, ne arritëm një progres të jashtëzakonshëm në fushën e futbollit. Me përkushtim të palodhshëm, trajnerët dhe lojtarët tanë punuan së bashku për të forcuar skuadrën tonë dhe për të promovuar futbollin në nivel lokal. Ne jemi krenarë për arritjet tona dhe angazhimin që treguam në çdo ndeshje.
Së bashku me lojtarët tanë të talentuar, u rritem si një klub dhe si një familje futbolli. Tifozët tanë të mrekullueshëm kanë qenë një fuqishmëri frymëzuese, duke na mbështetur në çdo stërvitje dhe ndeshje, duke na bërë të ndjehemi të pafundëm. Ju falenderojmë për dashurinë tuaj të pakufishme dhe për mbështetjen që treguat.
Me këtë 9-vjetor, ne duam të falënderojmë me zëmër për atë histori të bukur themeluesin e përkushtuar të klubit Z.Artan Singa dhe trajnerin e pasionant dhe të palodhur Z.Mark Vataj. Bashkarisht vendosen shumë synime dhe objektiva për një klub futbolli të sapokrijuar.
Gjithashtu falenderojme dhe të gjithë atë grup futbollistësh të rinj të talentuar të cilët dhanë gjithcka për ta bërë ekipin e futbollit KEVITAN një histori suksesi sipërmarrje sportive.
Dëshiruam shumë të rriteshim si klub dhe të shërbenim si një burim frymëzimi për futbollistët e rinj. Nëpërmjet përpjekjeve tona të përbashkëta, shpresuam të ndërtonim një ekip të fortë dhe konkurrues në nivele më të larta të futbollit shqiptar. Por ambjenti dhe mjedisi jomiqësor sportiv në realitetin shqiptar ndikoj që një histori e bukur futbolli të zgjasë pak.
Sot, kur shënojmë këtë ditë të veçantë, le të festojmë të kaluarën dhe të sjellim në mendimet tona atë histori të jashtëzakonshme që kaluam së bashku. Në emër të Klubit të Futbollit Kevitan, falenderojmë çdo person që në ka ndihmuar në rrugën tonë dhe shpresojmë që padrejtesitë që u bënë në kurriz të një sipërmarrje të jashtëzakonshme sportive të mos ekzistojnë më ne realtitetin sportive shqiptar.
Urime për 9-vjetorin e themelimit të Klubit të Futbollit Kevitan!

Me dashuri dhe respekt,

FC KEVITAN

07/12/2022
17/04/2022

Happy Easter....!!!

08/12/2021

Merry Christmas and Happy New Year from Kevitan Group

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Tirana