06/06/2026
LAJMI I MINUTËS FUNDIT 🚨🚨🚨🚨🚨
Agjenti i Hakan Çalhanoğlu:
"Ditët e fundit jam takuar personalisht me Hakan Safin, me të cilin kam zhvilluar bisedime të thelluara. Nëse ai fiton zgjedhjet për president të Fenerbahçe, ne kemi arritur një marrëveshje bazë në lidhje me lojtarin tim më të rëndësishëm."
05/06/2026
DITË TË ÇMENDURA PO VIJNË PËR REAL MADRID!
Do të ketë shumë emra dhe shumë surpriza këtë verë për Los Blancos”, raportojnë burime pranë klubit.
Real Madrid pritet të jetë një nga klubet më aktive në merkato, me shumë objektiva dhe negociata të mëdha.
Një nga emrat që po përmendet është edhe Michael Olise, për të cilin thuhet se mund të ketë një ofertë të madhe rreth 150 milionë € — megjithatë, Bayern Munich e konsideron si lojtar të rëndësishëm dhe nuk pritet ta lëshojë lehtë.
Një verë shumë e nxehtë pritet në Madrid... SHUMË!
05/06/2026
Bayern nuk do të dëgjojë oferta për Michael Olise — madje as për €200 milionë. ⛔️❌
Klubi gjerman është i vendosur ta mbajë sulmuesin francez në “Allianz Arena”.
05/06/2026
Bayern Munich ka marrë një vendim të prerë për Michael Olise.
Sipas raportimeve, i gjithë bordi i klubit bavarez është në një mendje: Olise konsiderohet i pash*tshëm dhe nuk do të largohet për asnjë ofertë.
05/06/2026
LAJMI I FUNDIT:
Michael Olise dhe stafi i tij preferojnë të qëndrojnë larg zhurmës mediatike, ashtu siç ndodhi edhe kur u transferua te Bayern Munich.
Megjithatë, Real Madrid do të bëjë gjithçka për ta transferuar dhe do të tentojë seriozisht ta bindë francezin të kalojë në Madrid.
05/06/2026
Florentino Pérez planifikon të paraqesë një ofertë zyrtare prej 150 milionë eurosh të martën për Michael Olise.
Pavarësisht se e mohoi drejtpërdrejt emrin e tij, ylli kryesor që presidenti ka në mendje është pikërisht
Olise, sipas raportimeve të mediave.
Presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeneß, deklaroi në maj: “Nuk ka asnjë shans ta shesim, as për 200 milionë euro.”
05/06/2026
LAJMI I FUNDIT:
Michael Olise është “Galaktiku” i ri i Florentino Perezit – Real Madrid gati ofertën monstruoze prej 150 milionë eurosh!
04/06/2026
Florentino Perez ka konfirmuar se do të bëjë një ofertë rekord prej 150 milionë eurosh për një superyll nga një ekip i Champions League.
Nuk është Michael Olise dhe as një lojtar nga Premier League. Sipas mendimit tim, emrat më të mundshëm janë Vitinha ose João Neves. 👀🔥
04/06/2026
Javën e ardhshme tifozët do të mësojnë se cilit superyll do t’i bëj ofertë.
Ai do të kushtojë të paktën 150 milionë euro. 🔥
- Florentino Pérez
03/06/2026
E KONFIRMUAR ✅️
Ibrahima Konaté transferohet te Real Madrid.