03/06/2026
SHAHISTET E RINJ TE AKADEMISE PARTIZANI ERDI CANI, WCM AILIN NDREKO DHE MIA CAKU, VLERESUAR ME MEDALJE DHE CMIME PER REZULTATE TE LARTA NE KUMANOVO OPEN CHESS FESTIVAL 2026 , QE U MBYLL NE 01 QERSHOR 2026
Akademia e Shahut KS Partizani, shkolla e dijes permes shprehjes se bukurise se artit te mendimit njerezor.
03/06/2026
SHAHISTET E RINJ TE AKADEMISE PARTIZANI ERDI CANI, WCM AILIN NDREKO DHE MIA CAKU, VLERESUAR ME MEDALJE DHE CMIME PER REZULTATE TE LARTA NE KUMANOVO OPEN CHESS FESTIVAL 2026 , QE U MBYLL NE 01 QERSHOR 2026
28/05/2026
SHTATOR, 2019 - MBAS SHPALLJES KAMPION KOMBETAR UNDER 08, ALVIN ALIMEMA I JEP AKADEMISE PARTIZANI KUPEN E PARE TE FITUAR JASHTE KUFIJVE TE VENDIT.
28/05/2026
FOTO HISTORIKE - I PERKET VITIT 2019, KUR MBAS 1 VITI PUNE STERVITORE, ALVIN ALIMEMA DHE ALTJA CELA I DHANE AKADEMISE PARTIZANI 2 TITUJT E PARE KAMPION KOMBETAR NE U08 DJEM DHE G08 VAJZA !
27/05/2026
SHAHISTET E PARTIZANIT NE VEPRIMTARI NDERKOMBETARE.
Mbyllet sot Kampionati Ekipor , Superliga e Kosoves, ne te cilin garuan me huazim edhe 3 shahiste te Partizanit FM Xhembulla, CM Zeneli dhe CM Bregu.
Pavaresisht rezultateve te raundit te fundit, pergjithesisht kjo nuk ishte nder garat e tyre me te mira.
Nderkohe tashme jane gati te udhetojne neser drejt Maqedonise Veriut per te garuar ne Kumanovo Open 2026, 4 shahiste te Akademia Shahut KS Partizani, perkatesisht Erdi Cani, WCM Ailin Ndreko, Joel Zeneli dhe Mia Caku.
Turneu Nderkombetar i Kumanoves, i hapur pa dallim moshe dhe gjinie, ne perberje do te kete mbi 120 pjesmarres nga 12 shtete te Europes, parashikohet nje gare serioze per shahistet tane. Per Canin dhe Ndrekon ky do te jete testi i fundit ne kuadrin e pergatitjeve te filluara qysh heret nga ana jone per nje perfaqesim sa me te denje te tyre ne Kampionatin Boteror per te Rinj qe do te filloje ne 15 Qershor ne Montesilvano te Italise.
Uroj shahistet tane te rinj per sukses ne Turneun Nderkombetar te Kumanoves.
22/05/2026
SE AFERMI - TURNEU NDERKOMBETAR I SHAHUT KUMANOVO OPEN 2026
29 MAJ - 01 QERSHOR 2026
TE PAKTEN 4 LOJTARE TE Akademia Shahut KS Partizani TE GATSHEM PER SFIDEN E RRADHES.
110 SHAHISTE TE RREGJISTRUAR NGA 10 SHTETE.
17/05/2026
TURNEU I SHAHUT TIRANA 2026
SHAHISTET E Akademia Shahut KS Partizani MBYLLIN GARAT ME SUKSES TE PLOTE.
Erdi CANI Blitz Game shpallet Fitues ne Under 14
Joel ZENELI Rapid Game klasifikohet ne Vendin e Dyte Under 12
Mia CAKU Rapid Game shpallet Fituese e grupit Under10
Dion LISHA Blitz Game renditet e Treti mes Under 16
Sukseset e shahisteve te Partizanit u arriten permes lufte te forte sportive mes 160 lojtareve te rinj te ndare ne 4 grupe simbas moshave qe i perkisnin klubeve sportive si Tirana, Vllaznia, Teuta, Luftetari etj. mes te cileve edhe 5 lojtare te Partizanit.
17/05/2026
TJETER SUKSES I SHAHISTEVE TE Akademia Shahut KS Partizani !
9 VJECARJA MIA CAKU FITUESE E TURNEUT RAPID GAME U10 TIRANA 2026.
Sot paradite mes 40 konkurenteve kryesisht te klubit Tirana por edhe nga Kosova, Durresi dhe Shkodra garoi e vetme edhe shahistja jone Mia CAKU.
Shahistja e Partizanit dominoi prej fillimit e deri ne raundin e fundit garen duke i fituar te gjitha ndeshjet.
Me 7 Fitore ne 7 takimet e luajtura mes djemve te moshes deri 10 vjec, Mia CAKU ne perfundim u shpall Fituese e Turneut duke merituar Kupen dhe Medaljen perkatese te Vendit te Pare.
Sukseset e shahisteve te Akademia Shahut KS Partizani nuk jane rastesi. Ato tregojne per punen serioze dhe diferencen cilesore te shkolles tone ndaj te gjitha klubeve te tjera ne Shqiperi.
Urime Mia CAKU dhe suksese ne vazhdim ! See less
07/05/2026
TIVOLI, ITALIA - SHAHISTET E AKADEMISE PARTIZANI SHKELQEJNE NE ITALI !
KRENAR PER REZULTATET E TYRE DHE PUNEN E PALODHUR TE PERBASHKET!
Ne perfundim te Turneut Nderkombetar Tivoli 2026 shahistet tane, kampione rrespektive te moshave perkatese ne Shqiperi, Erdi CANI, WCM Ailin NDREKO dhe Noel DUKNI nderuan Flamurin e Vendit te tyre qe perfaqesuan, veten dhe shkollen e shahut ku prej disa vitesh pergatiten.
- Erdi CANI me 6 p*k ( 6 Fitore 0 Barazime 1 Humbje ) mes 42 rivaleve u shpall Fitues i Turneut Grupi B Under 1900 Elo !
Ndonese filloi garen me humbje ne raundin e pare, Kampioni jone 13 vjecar tregoi force karakteri, qendrueshmeri ,kurajo dhe besim ,bazuar ne pergatitjen e tij.
Erdi CANI 1866 Elo startoi garen ne grup nga pozicioni 3.
Mbylli garen ne vendin e Pare.
Ne baze te rezultateve performoi ne nivelin 2021 Elo
Permiresimi rejtingut nderkombetar +43 Elo.
Niveli aktual bazuar ne publikimin e FIDE ne 1 Maj ( 1871 elo ) kap shifren 1914 Elo ! Aspak keq per nje 13 vjecar!
- WCM Ailin NDREKO 1818 Elo ishte shahistja jone qe garoi gjithashtu ne Grupin B. Ne 7 takimet e luajtura Ailina realizoi 3 Fitore 3 Barazime dhe 1 Humbje. Me 4,5 p*k te grumbulluara ajo ne perfundim u rendit ne vendin e 8-te. Per NDREKON them se beri nje gare normale ne kufijte e nivelit te saj, ndonese dicka me shume edhe mund te prisja. Sidoqofte me performance gare ne nivelin 1839 elo, permiresim te rejtingut prej +9 ,bazuar ne listat e FIDE ne 1 Maj ( 1830 Elo ) WCM Ailin NDREKO ngjitet ne nivelin 1839 Elo !
- Noel DUKNI 1514 Elo ishte lojtari i trete i akademise Partizani qe na perfaqesoi ne Grupin C Under 1600 Elo ne kete aktivitet.
Mes 37 kundershtareve, kampioni jone 10 vjecar beri nje gare mjaft pozitive duke mos pesuar asnje humbje.
Me 5,5 p*k te grumbulluara Noel DUKNI u shpall Fitues i vendit te Dyte ne grupin perkates. Me 4 Fitore dhe 3 Barazime 0 Humbje Noeli ndonese me i vogli i grupit tregoi pjekuri dhe qendrueshmeri te admirueshme.
Startoi garen nga pozicioni 10 dhe e mbylli ate ne vendin e 2-te.
Performanca ne gare 1668 Elo dhe permiresimi i rejtingut personal +22 Elo. Tashme Noel DUKNI ngjitet ne nivelin 1536 Elo, i cili sidoqofte mendoj se nuk perputhet ende me nivelin cilesor ne ngritje te shahistit tone.
Per statistike : Te tre shahistet tane ne grupet perkatese zhvilluan gjithsej ne total 21 ndeshje. Nga te cilat u fituan 13 barazuan 6 dhe humbur vetem 2. Keto jane vertet shifra mjaft optimiste .
Rezultatet e larta te shahisteve te akademise Partizani ne kete gare nderkombetare vertetojne edhe njehere ate cka kemi theksuar ne vazhdimesi se pergatitjet tona te programuara shikojne dhe synojne suksesin pertej kufijve shteterore te Vendit tone! See less
08/04/2026
Tirane 5 Prill 2026 - Sot, mbas ceremonise se ndarjes se cmimeve te Kampionatit Kombetar per te Rinj 2026.
Me Kampionet Kombetare te sapo shpallur, te Akdemise Partizani 2026 !
Nga e majta ne te djathte:
Erdi CANI U14, Noel DUKNI U10, Henri CAPO U08 dhe WCM Ailin NDREKO G14
20/02/2026
Shahistet e Akademise Partizani ne Turneun Winter Lake Queen te zhvilluar ne Dhjetor 2025.
Ndonese ne periudhe tranzicioni, edhe per vitin 2026 ne objektivat tona jane disa Kampione Kombetare te Moshave si dhe rezultate dinjitoze ne veprimtarite kombetare dhe nderkombetare te planifikuara per tu zhvilluar.
| Monday | 17:30 - 20:45 |
| Tuesday | 22:00 - 23:30 |
| Wednesday | 17:30 - 20:45 |
| Thursday | 22:00 - 23:30 |
| Friday | 17:30 - 20:45 |
| Saturday | 22:00 - 23:30 |