Myacademypt

Myacademypt

Share

Mythod është shkolla e parë e përhershme e trajnimit për t'u bërë personal tranier. Motivimi, metoda, praktika dhe puna janë shtyllat tona.

21/05/2026

5 ditë.
Të hënën në orën 20:00 fillojmë Postural Fitness.
Për trajnerët që duan të punojnë me siguri me klientë me problematika.
Për fizioterapistët që duan të integrojnë ushtrimin fizik në praktikën e tyre.
2 ditë teori online + 1 ditë praktikë në sallë.
Lucio Serreqi & Endrit Mone.
Certifikatë profesionale.
Vendet e fundit. Shkruaj në DM ose kliko linkun në bio.

Photos from Myacademypt's post 20/05/2026

Ndryshimi nuk është të kesh një certifikatë më shumë në mur.
Ndryshimi është të kuptosh trupin e klientit në 5 minuta në vend që të programosh "në errësirë" dhe të shpresosh.
Për fizioterapistët ndryshimi është të integroni ushtrimin fizik në trajtim, që pacienti të mos kthehet me të njëjtin problem.
Vetëm pak ditë kanë mbetur.
Vendet e fundit. Shkruaj në DM.

Photos from Myacademypt's post 19/05/2026

Këtë javë kemi marrë dhjetra mesazhe me të njëjtën pyetje: "A është ky kurs për mua?"
Mblodhëm 5 pyetjet më të shpeshta dhe iu përgjigjem në këtë post.
Nëse ke një pyetje që nuk e gjen këtu shkruaj direkt në DM. Përgjigjemi vetë, jo me mesazhe automatike. Brenda ditës.
26-27 & 31 Maj. Vendet e fundit.

18/05/2026

Otils Topulli.
15 vite eksperiencë në fushën e fitness. Drejtues i Sport Dream.
Një profesionist i formuar. Me karrierë të ndërtuar.
Dhe prapë vendosi të ndjekë kursin Personal Trainer në MyAcademyPT.
Pse?
Fjalët e shkruara këtu nuk kanë vlerë. Dëgjo çfarë thotë ai vetë në video.
Kur dikush me 15 vite në fushë vendos të ulet sërish në bankë studenti ka një arsye. Dhe ajo arsye është niveli i përmbajtjes.
I njëjti nivel, e njëjta metodë, të njëjti n rigorozitet ka edhe Postural Fitness.
Kursi që fillon javën tjetër.
26-27 & 31 Maj.
Vendet e fundit.
Shkruaj në DM.

Photos from Myacademypt's post 12/05/2026

Shumica e profesionistëve habiten kur kuptojnë se sa detaje u kanë shpëtuar pa trajtuar në punën e tyre të përditshme. Dhe kjo jo sepse nuk janë të zotë në atë që bëjnë por sepse askush nuk ua ka shpjeguar trupin në këtë mënyrë.

Përgjatë këtyre 3 ditëve do të zbulosh se dhimbja shpesh nuk buron aty ku ndihet. Do të mësosh se si ecja të tregon shumë më tepër nga ç'mendon dhe si t'i përdorësh këto metoda që i bëjnë pjesë të punës së tyre si trajnerët, ashtu edhe fizioterapistët.

Na shkruaj në DM.

Photos from Myacademypt's post 04/05/2026

5 javë teori. 2 fundjava praktike. Mbi 75 profesionistë të rinj. 🎓
Pas rrugëtimit që nisi më 24 Mars, këto dy fundjava mbyllëm një kapitull të rëndësishëm:
✅ 25-26 Prill – Grupi 1 i Personal Trainer
✅ 2-3 Maj – Grupi 2 i Personal Trainer
✅ 2-3 Maj – Kursi i Pilates me Prof. Geti
Mbi 50 personal trainer + 25 instruktorë Pilates të formuar. Dy kurse paralelisht.
Numrat janë të bukur, por nuk janë kryesorja.
Kryesorja janë fytyrat. Pyetjet. Diskutimet që zgjasin pas orarit. Mesazhet që marr ditën e nesërme me “faleminderit, nuk e kisha menduar kështu”.
Që nga 2018, MyAcademyPT ka pasur një mision të vetëm: të sjellë në Shqipëri standardet ndërkombëtare të formimit në fitness.
Faleminderit ekipit:
🎓
🍎
🦴
🏋️
🧠
🧘 (Pilates)
Faleminderit palestrave për mikpritjen:
🏋️ .al
🏋️
Ky është vetëm fillimi. 💪
📩 Kursi i radhës po vjen – DM ose link në bio.

29/04/2026

Çfarë mëson konkretisht në 3 ditë?
DITA 1 (26 Maj, Online): Bazat e Postural Fitness, anatomia e kolonës, vlerësimi klinik dhe ushtrimet korrigjuese.
DITA 2 (27 Maj, Online): Ushtrimi fizik në rehabilitim, bashkëpunimi trajner-fizioterapist dhe teknikat e frymëmarrjes.
DITA 3 (31 Maj, Praktikë): Vlerësimi i zonës cervikale, torakale e lumbare dhe analiza e ecjes në praktikë.
Për trajnerë DHE fizioterapistë.
Live me Lucio Serreqi & Endrit Mone.
Ofertë e veçantë deri më 30 Prill!
Shkruaj në DM ose kliko linkun në bio për t'u regjistruar.

28/04/2026

Terapia manuale vs Ushtrimi fizik: Çfarë thonë evidencat?

Terapia manuale lehtëson. Ushtrimi fizik zgjidh. Kombinimi jep rezultatin më të mirë. 💡

Evidencat janë të qarta: për shumicën e dhimbjeve muskuloskeletore kronike, ushtrimi fizik i strukturuar jep rezultate të barabarta ose më të mira se terapia manuale e vetme. Kjo nuk do të thotë se terapia manuale nuk vlen, do të thotë se nuk mjafton vetëm.

Kombinimi është çelësi: terapia manuale për të lehtësuar simptomat akute ➕ ushtrimi fizik për të adresuar shkakun dhe për të parandaluar rikthimin.

Kjo nuk është thjesht një opinion, është drejtimi i evidencave dhe e ardhmja e profesionit.
🔹 Për fizioterapistët: ushtrimi është mjeti që e plotëson trajtimin.
🔹 Për trajnerët: vlerësimi është mjeti që e bën ushtrimin më të saktë.

Në "Postural Fitness" mësoni si t'i integroni të dyja: vlerësimin klinik dhe programimin e ushtrimit korrigjues.

📅 Kur: 26-27 & 31 Maj
👥 Për: Trajnerë DHE fizioterapistë
📩 Shkruaj në DM për t'u rezervuar!

Photos from Myacademypt's post 23/04/2026

Shumica e njerëzve dhe shumë profesionistë besojnë se dhimbja e shpinës kalon vetë, se ushtrimet e përkeqësojnë, dhe se postura e mirë do të thotë shpinë të drejtë. Të tria janë gabim.

Dhimbja kronike e shpinës përsëritet në 60-80% të rasteve pa ndërhyrje. Ushtrimi fizik është ndërhyrja e parë e rekomanduar. Dhe shpina nuk duhet të jetë e drejtë duhet të ruajë kurbat natyrale.

Këto nuk janë opinione. Janë evidenca shkencore. Cili mit të habiti më shumë? Shkruaj në komente.

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Address


Tirana