06/07/2025
Ripostim me qellim...
Respekt per ndjenjat e tyre!
Metodat brutale te ambjentimit me ujin per foshnjet dhe femijet, per shembull: “flakja” e femijes ne distance; “hajde se nuk e gjen gje”; “keshtu e kemi mesuar te gjithe”; “hidhe se do dal matane” etj. shkaktojne trauma dhe efekte negative te cilat udhetojne ne kohe.
Klithmat e femijes qe qan ndonjehere mbyten dhe zevendesohen me cicerima zogjsh, ai qesh sepse nuk qan dot, por nese e sheh me vemendje mund te kuptosh se eshte ne gjendje shoku. Nese vendos veten ne vendin e tij kupton se sa i tmerruar dhe i braktisur ndihet ai, therret per ndihme por nuk ka njeri ta shpetoi nga tmerri qe e ka zene. Aty ku ai duhet te kete besim dhe siguri jane po ata njerez te cilet i shkaktojne ndjenjen e frikes dhe tmerrit. Bertet derisa dorezohet dhe kupton qe asnje nuk do ta shpetoi, dorezohet dhe perfundon i mbyllur ne vetvete. Megjithate ai vazhdon te doje mamane dhe babane sepse kete bejne femijet, ata gjejne menyra per te perballuar kete situat ne heshtje, por thelle - thelle i shkaktohet nje traum afatgjate. Industria e notit ka mbajtur qendrim te prere perballe menyrave te ashpra qe perdoren te femijet ne menyre qe te pershtaten me ujin. Qe foshnja apo femija te pershtatet duhet kohe, qetesi, dashuri dhe respekt per ndjenjat e tij.
07/09/2024
“Fëmijët duhet të mësohen që në moshë shumë të vogël se Dielli lind në Lindje dhe perëndon në Perëndim.
Se nëse drejtoni dorën e djathtë drejt Lindjes, fytyra juaj do të jetë përballë veriut dhe shpina juaj drejt jugut.
Se drejtimi i ujit në një lumë është drejtimi per nga deti, që Hëna lind në Lindje dhe perëndon në Perëndim.
Se nëse nuk ka hënë, ka një yll që tregon veriun dhe gjerësinë tuaj gjeografike.
Se sa më shume shihni në horizont Yllin Polar, aq më afër ekuatorit jeni.
Se nëse sheh një zog në mes të detit është sepse aty pranë ka tokë ku fluturon.
Mësojini të gjitha këto përpara se t'i jepni një celular sepse celulari fiket dhe sinjali humbet... mençuria nuk humbet kurrë."
06/09/2024
Qellimi ynë kryesor është të mësojmë të notojmë në mënyrë të sigurt! Trajnerët tanë përdorin praktikat më të mira dhe njohuritë e nevojshme për të krijuar një mjedis të sigurt dhe mbështetës për çdo fëmijë për të arritur, dashuruar dhe mësuar të respektojë ujin.
30/08/2024
Pershendetje sa kushton kursi notit dhe sa seanca ne jave?
Eshte nje pyetje qe ndodh rendom...
I dashur prind!
Perpara se te pyesni per çmimin e kurseve te notit duhet t'ju interesojne me teper kushtet dhe ambjentet e pishines ku do zhvillohen keto kurse dhe gjithashtu instruktoret qe do te merren me femijet tuaj
31/12/2023
Dritat dhe shkelqimi i festes së fundvitit ju udhëzoftë drejt një viti të ri të mbushur me begati, shëndet dhe mundësi të pakufishme.
Gezuar!
25/11/2023
Jam nje notar i vogel!
Kam guxim. Jam i fortë dhe i talentuar. Veçse jam akoma fëmijë. Nuk jam perfekt. Jam duke punuar vazhdimisht. Më nevojitet që ti të jeshi duruar, gjatë kohës që unë testoj limitet e trupit tim dhe punoj me emocionet që sjell suksesi e humbja. Kur bëj gabim, futem në mendime nëse do të zhgënjehesh apo jo. Kur arrij qëllimet e mia, shoh përreth nëse po më vëzhgon apo jo. Jam një notar i ri. E adhuroj sportin tim. Ti e quan garë, kampionat. Unë e quaj të luash një lojë. Dua të fitoj, por mbi të gjitha të argëtohem. Jam një notar i ri. Jam notari YT i ri. Të fitosh është bukur, por miliona herë më mirë është të dëgjoj lavdërimet e tua.
Të lutem mbaji mend këto dhe të premtoj se do bëj më të mirën të të bëj krenar!
24/11/2023
Jam nje notar i vogel!
Kam guxim. Jam i fortë dhe i talentuar. Veçsejam akoma fëmijë. Nuk jam perfekt. Jam dukepunuar vazhdimisht. Më nevojitet që ti të jeshi duruar, gjatë kohës që unë testoj limitet etrupit tim dhe punoj me emocionet që sjellsuksesi e humbja. Kur bëj gabim, futem nëmendime nëse do të zhgënjehesh apo jo. Kurarrij qëllimet e mia, shoh përreth nëse po mëvëzhgon apo jo. Jam një notar i ri. E adhurojsportin tim. Ti e quan garë, kampionat. Unë equaj të luash një lojë. Dua të fitoj, por mbi tëgjitha të argëtohem. Jam një notar i ri. Jamnotari YT i ri. Të fitosh është bukur, por milionaherë më mirë është të dëgjoj lavdërimet e tua.
Të lutem mbaji mend këto dhe të premtoj se do bëj më të mirën të të bëj krenar!
10/11/2023
Studimet e reja kanë zbuluar që fëmijët e vegjël që shpenzojnë shumë kohë para ekranit në TV, lojra kompjuterike, tableta dhe kompjutera, kanë simptoma të "autizmit". Kur prindërit ua heqin ekranet për disa muaj, simptomat e fëmijës zhduken. Termi për këtë fenomen është "autizëm virtual" ose autizmi i shkaktuar nga ekranet elektronike.
Problemi po përhapet shumë vitet e fundit. Dëshmi janë rrëfimet e prindërve të fëmijëvë të moshës 0-5 vjeç të cilët kanë treguar që fëmijët e tyre kanë kaluar 4-5 orë në ditë para një televizori, celulari ose pajisjeje elektronike. Një studim i kryer ka treguar se 90% e fëmijëve që shpesh ka vonesë në të folur, apo çrregullime të spektrit të autizmit, ka ndërvepruar në forma të ndryshme me realitetin virtual, e thënë më thjeshtë ka qëndruar më shumë ore sesa duhet para një celulari, lojë apo Ipad.
Sipas studimit 5 orë në ditë qëndrim në botën virtuale mund të mos ketë efekte dëmtuese te të rriturit, por padyshim që ka efekte shkatërruese te fëmijët e vegjël ( sidomos nga 0-2 vjeç). Pasojat janë vonesa në zhvillim psikomotorik dhe në funksionet e të folurit, ose të sjelljes, deri në autizëm. Kjo është konfirmuar në 90% të rasteve, përgjatë terapisë te psikologu nga prindërit më fëmijë nën 2 vjeç.
10/11/2023
Frekuenca dhe kohezgjatja e seancave ne pishina
Sa herë në javë dhe sa kohë duhet për të notuar nje femije?
Fëmija nuk mund të shkojë në pishinë një ose dy herë në muaj, sepse sportet e ujit janë diçka jashtë mjedisit ku jetojmë dhe, kur ka një kohë kaq të gjatë midis seancave, fëmija humbet formën e tij. Kështu që çdo herë që noton në pishinën i duket aq e vështirë sikur po noton për herë të parë. Sidoqoftë, nuk është e mundur që fëmijët me orarin e ngarkuar që kanë (shkollë, kurset e ndryshme), të shkojnë në pishinë çdo ditë, kështu që TRE herë në javë konsiderohet si një frekuencë e mirë per pervetesimin dhe memorizimin e ushtrimeve. Lidhur me kohën e kaluar në ujë, ne shumicen e rasteve nuk lejohet për më shumë se një orë , sepse me orë të gjata notimi trupi humbet shumë lëngje, fëmijen fillon ta marre etja, bie temperatura e trupit dhe ekziston rreziku i dehidratimit. (Shumica e mësimeve në pishinë zgjasin 45 minuta.)
Gjithsesi çdo gje varet nga niveli dhe grupmoshat
Ndryshon kohezgjatja e qendrimit ne pishine e nje fillestari me nje nivel mesatar apo niveli i avancuar
Per notaret profesioniste ka te tjera frekuenca seancash dhe kohezgjatje qendrimi ne pishine
09/11/2023
Këshilla për fillimin notit
Në mësimet e para të notit, prania e një traineri është thelbësore për kontaktin e duhur me ujin dhe për një themel të fortë.
Një trajner, do të na ndihmojë të mësojmë bazat e stilit si duhet, të shmangim lëvizjet e ndaluara që mund të shkaktojnë lëndime dhe të na tregojë se si te mos lodhemi aq shpejte.
Dhe për ata që tashmë kanë një përvojë në not, traineri është thelbësor për të përmirësuar teknikën e tyre dhe mënyrën e notimit, për të mësuar se si të rrisë qëndrueshmërinë e tyre dhe si të ndjekin një program të strukturuar trajnimi.
Për ata që vendosin të fillojnë notin në disa nga pishinat e vendit, këshillohet që të stërviten të paktën tre herë në javë për të kuptuar përfitimet e notit në trupin tonë.
Kohëzgjatja e stërvitjeve nuk mund të kalojë gjysmë ore në fillim. Koha dhe intensiteti mund të rriten gradualisht.