Ks Ali Demi

Ks Ali Demi

Share

Football Academy, Scuola calcio

25/11/2025

Një tjetër ndeshje, një tjetër rezultat pozitiv!
KS Ali Demi ndaj Dinamo U14 përfundon 2 – 0 ✔️⚽
Urime ekipit për përkushtimin dhe lojën e bukur! 🟡♥️

22/11/2025

Triumfojmë 3-0 ndaj Football Republic pas një performance fantastike në çdo centimetër të fushës!
Lojë e zgjuar, presion i vazhdueshëm dhe gola që vijnë nga puna e përditshme! ⚽️💪
Krenarë për shpirtin luftarak që tregojnë çdo javë! ❤️🤍

27/10/2025
28/08/2025

⚽️ Fillo rrugëtimin tënd drejt suksesit me KS Ali Demi!
Janë hapur regjistrimet për grupmoshat U6 – U17.
Bëhu pjesë e shkollës sonë të futbollit dhe zhvillo talentin tënd në fushë!

📍 Kompleksi Sportiv “KS Ali Demi” – Tirana
📞 +355 68 208 0878
🌐 www.ksalidemi.al

Photos from Ks Ali Demi's post 18/04/2025

Një tjetër moment frymëzues nga Akademia KS Ali Demi!
Dje u organizua një event i veçantë, ku u shpërndanë medalje dhe kupa për talentet e reja të akademisë – një moment krenarie për të gjithë familjen tonë sportive.

Themeluesi i akademisë, z. Ergys Kadiu, ndau disa fjalë zemre për rrugëtimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm, edhe në këto kohë sfiduese ku ambientet sportive janë në rindërtim. Me shumë shpejtësi po punojmë për të sjellë fusha të reja, më të mira dhe me standarde europiane – gjithmonë në shërbim të sportit dhe të rinjve.

Të ftuar nderi ishte edhe z. Ervin Hoxha, kandidat i Partisë Socialiste në Njësinë nr.1, i cili vlerësoi rolin transformues të akademisë në komunitetin e Ali Demit – si një qendër që frymëzon, edukon dhe kontribuon në shoqërinë shqiptare përmes sportit. Ai ndau gjithashtu medalje për fëmijët, duke dhënë një shembull mbështetjeje dhe motivimi.

KS Ali Demi – një akademi që rrit kampionë në fushë dhe në jetë!

Photos from Ks Ali Demi's post 17/04/2025

Një eksperiencë fantastike, plot emocione, përballje të forta dhe shumë kujtime që do na shoqërojnë gjatë!
Djemtë tanë treguan pasion, shpirt gare dhe respekt në çdo ndeshje të turneut Salonica Soccer Cup, duke përfaqësuar denjësisht klubin tonë.

Faleminderit Young Stars Tournaments që e bënë të mundur këtë pjesëmarrje dhe këtë aventurë të paharrueshme!

⚽️

Photos from Ks Ali Demi's post 16/04/2025

KS Ali Demi po përfaqëson denjësisht Shqipërinë në kampionatin ndërkombëtar “Thessaloniki Balkan Cup”, që po zhvillohet në Selanik, Greqi, nga data 13 deri më 16 Prill 2025.
Nën drejtimin e profesorëve Eugent Bakalli dhe Ijon Kamberi, ekipi ynë po tregon formë shumë të mirë dhe po arrin rezultate të shkëlqyera në fushë!
Krenarë për çdo hap që po bëjmë në këtë aventurë ndërkombëtare!

15/04/2025

Futbolli është më shumë se një lojë – është pasion, përkushtim dhe shpërblim!
Na bashkohuni më 17 Prill 2025, ora 16:00-19:00, në fushën e Academy Football Bayern Albania F.B.A., për një aktivitet të veçantë me KS Ali Demi!
Do të ketë ndarje trofesh, medaljesh dhe surprizash për të gjithë sportistët tanë të vegjël!

Photos from Ks Ali Demi's post 26/03/2025

Një fushë, shumë histori! ⚽️
Nga më të vegjlit te më të mëdhenjtë, të gjithë me të njëjtin pasion për lojën!

16/03/2025

🏆⚽ Dominim total në fushë! ⚽🏆

Skuadra jonë U7 Ali Demi shënoi një fitore të shkëlqyer me rezultatin 6-1 kundër U7 Astiri! 🔥👏

Golat u realizuan nga:
⚽ Matias Bali
⚽ Heris Selfo
⚽ Marin Jica

Vazhdoni përpara djem! 💪🔵⚪

03/03/2025

Fitore për KS Ali Demi U-14! ⚽🔥
Skuadra jonë doli triumfuese me rezultatin 2-1 kundër Astirit! 💪🏆 Urime djemve për përkushtimin dhe lojën e bukur në fushë!

Photos from Ks Ali Demi's post 28/02/2025

Forca, uniteti dhe pasioni që na shtyjnë përpara! Me çdo stërvitje dhe ndeshje, tregojmë përkushtim dhe shpirt gare. Rrugëtimi vazhdon! ⚽🏆💥

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Tirana
1001