08/06/2026
⚠️ NJOFTIM I RENDESISHEM ⚠️
Ju kujtojme se NESER eshte afati i fundit per regjistrimet ne Balkan Cup Snooker 2026.
📅 Data: 13-14 Qershor 2026
📍 Baron Billiard & Snooker Club, Tirane
Mos e lini per momentin e fundit! Pas perfundimit te afatit nuk do te pranohen regjistrime te reja.
Per regjistrime dhe informacione:
📞 +355 69 3333434
Federata Shqiptare e Bilardos dhe Snookeri
20/05/2026
⚪️🔴⚫️ Balkan Cup is coming…
Dy ditë snooker, rivalitet dhe atmosferë elite.
13–14 Qershor 2026
📍 Baron Billiard & Snooker Club
17/05/2026
Kledio Kaci shpallet Kampion i Shqiperise per vitin 2026 ne disiplinen Snooker 6 Red!
Suksese Kledio!
17/05/2026
Finalja e Kampionatit Kombetar ne displinen Snooker 6 Red 2026
Besar Spahiu vs Kledio Kaci
Na ndiqni live ne:
Kampionati i Bilardos
Kampionati i Bilardos
09/05/2026
⚪️🔴⚫️Kampionati Kombëtar 2026 – Snooker
📍 Disiplina: 6 Red & Shootout
📅 16-17 Maj
🕚 Ora: 11:00
🏆 Çmimet:
🥇 Vendi 1 – 40.000 Lek
🥈 Vendi 2 – 20.000 Lek
🥉 Vendi 3-4 – 10.000 Lek
🎖️ Vendi 5-8 – 5.000 Lek
💰 Totali i çmimeve: 100.000 Lek
👔 Uniforma e detyrueshme për të gjithë lojtarët.
📺 Ndeshjet mund t’i ndiqni LIVE në SportAlb, në YouTube dhe në aplikacionin Snooker ON.
28/04/2026
⚪️🔴⚫️Kampionati Kombëtar Snooker 2026 po vjen!
📍 Përballjet më të forta të vitit
📅 16-17 Maj
🔥 Mos e humbisni spektaklin e snooker-it shqiptar!
12/03/2026
Lojtarët Shqiptarë në European Open Championship 2026!
Një grup prej 12 lojtarësh Shqiptarë po marrin pjesë në European Open Championship, një nga turnetë më prestigjioze të bilardos në Europë, i organizuar nga Matchroom.
Ky kompeticion po zhvillohet në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë, në ambientet e Hotel Hills Sarajevo, në datat 10–15 Mars 2026, me pjesëmarrjen e 256 prej lojtarëve më të mirë nga e gjithë bota dhe një fond total çmimesh prej 225,000 USD.
Pjesëmarrja e sportistëve shqiptarë në këtë event është bërë e mundur falë angazhimit dhe iniciativës së vetë lojtarëve, si dhe mbështetjes së disa shoqatave anëtare të Federatës Shqiptare të Bilardos dhe Snookerit. Federata ka dhënë konfirmimet përkatëse për pjesëmarrjen e tyre, duke certifikuar se ata janë lojtarë të licencuar dhe të anëtarësuar në federatën shqiptare.
📊 Pas raundeve të para, lojtarët shqiptarë kanë arritur rezultate shumë pozitive, duke fituar ndeshjet e para dhe duke u kualifikuar në fazën “Best 128”, mes 256 lojtarëve pjesëmarrës nga e gjithë bota. Sot luhen ndeshjet me eleminim direkt dhe shpresojmë në rezultate pozitive. Më poshtë ndeshjet që do të luhen sot.
Federata Shqiptare e Bilardos dhe Snookerit u uron shumë suksese të gjithë sportistëve tanë në vazhdim të këtij kompeticioni dhe shpreson që ata të vazhdojnë të përfaqësojnë me dinjitet Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.
🇦🇱 Suksese lojtarëve shqiptarë!
12/03/2026
Pjesëmarrja e Shqipërisë në Kampionatin Europian të Snookerit.
Dy lojtarë shqiptarë, Dorjan Maknori dhe Diego Minxalli, po përfaqësojnë Shqipërinë në Kampionatin Europian të Snookerit, që po zhvillohet në Gandia, Spanjë, nga 1 deri më 17 Mars 2026, nën organizimin e European Billiards & Snooker Association (EBSA).
Ky kampionat është një nga aktivitetet më të rëndësishme të snookerit në Europë dhe përfshin garat në kategoritë U16, U18, U21 dhe Të rritur, me pjesëmarrjen e sportistëve më të mirë nga vendet europiane.
Federata Shqiptare e Bilardos dhe Snookerit i uron shumë suksese lojtarëve tanë në këtë kompeticion të rëndësishëm ndërkombëtar dhe shpreson që paraqitja e tyre të jetë sa më dinjitoze për sportin shqiptar.
🇦🇱 Suksese Dorjan Maknori dhe Diego Minxalli!