As Roma Club Albania

As Roma Club Albania

Share

Gjithcka rreth AS Roma | Shqip

08/06/2026

Roma tashmë e ka informuar Artem Dovbyk për gatishmërinë për ta sh*tur atë. Kapitulli i tije me Romen eshte mbyllur.

| Fabrizio Romano |

08/06/2026

Evan Ferguson i jep lamtumirën Romës:

"Askush nuk dëshiron që udhëtimi i tij të përfundojë para kohe, por lëndimet janë pjesë e lojës. Faleminderit të gjithëve te Roma dhe tifozëve për mbështetjen që kam marrë gjatë muajve të fundit. I uroj shokëve të mi të ekipit dhe të gjithë klubit gjithë të mirat për të ardhmen. Forza Roma".

08/06/2026

E ardhmja e Brahim Díaz pritet të jete larg Real Madrid. Rizgjedhja e presidentit Florentino Pérez, sinjalizon mbërritjen e José Mourinhos si trajner i Los Blancos. Trajneri portugez do të duhet të finalizojë strukturën e skuadrës, duke përfshirë pozicionet e Nico Paz dhe Diaz.

Qëllimi fillestar i Brahim Díaz është të qëndrojë në Madrid për të ndjekur shanset e tij, por do te varet nga një takim me Mourinhon për të kuptuar qëllimet e tij të vërteta taktike. Juventusi po e ndjek me forcë lojtarin. Roma gjithashtu mbetet vigjilente dhe është gati të hyjë në negociata.

| sport. sky. it |

07/06/2026

Wesley në Instagram:

“Jo të gjitha betejat fitohen në fushë. Mu desh të anuloja një ëndërr sot për shkak të lëndimit. Kushdo që e di historinë time e di se heqja dorë nuk ishte kurrë një opsion. Kam ardhur nga larg jam përballur me vështirësi, sfida dhe kam kaluar shumë pengesa për të ardhur këtu. Asgjë nuk maa kanë dhuruar. Çdo vijë finishi është ndërtuar me punë, besim, sakrificë dhe shumë qëndrueshmëri. Kështu që po e përballoj këtë moment në të njëjtën mënyrë siç jam përballur me të gjithë të tjerët: kokën lart, besimin në Zot dhe sigurinë se do të kthehem edhe më i fortë. Faleminderit të gjithëve për mesazhet, dashurinë dhe mbështetjen. Ky nuk është fundi i një ëndrre. Është vetëm një kapitull tjetër i historisë sime. Rrëzimi është pjesë e udhëtimit. Të ringrihem ka qenë gjithmonë forca ime më e madhe".

07/06/2026

Mason Greenwood nuk do te shkoje tek Fenerbahce pasi ishte nje operacion i premtuar nga Hakan Safi, i cili humbi zgjedhjet per president i Fenerbahces. Roma mund të vazhdojë të shpresojë për lojtarin e kerkuar me ngulm nga ana e Gasperinit.

| Fabrizio Romano |

07/06/2026

Zyrtare!

Wesley humbet boterorin, do te jete te pakten 1 muaj jasht fushave per shkak demtimi!

07/06/2026

Thashethemet që raportonin emrin e sulmuesit Igor Paixaos si objektiv te Romës u konfirmuan; Ditët e fundit janë kërkuar informacione për brazilianin dhe ai është një emër kryesor në listën e Giallorossëve.

| Matteo Moretto |

07/06/2026

Rinovimi i kontratës së Dybala-s tani është vetëm çështje kohe; praktikisht të gjitha detajet janë finalizuar, mungojnë vetëm hapat zyrtarë për njoftimin zyrtar.

| Matteo Moretto |

07/06/2026

Lajme inkurajuesevijnë nga Brazili në lidhje me gjendjen e Wesley-t. Dëmtimi pritet ta mbajë mbrojtësin jashtë ndeshjes kundër Marokut, duke e detyruar të qëndrojë jashtë fushave për 10-15 ditë.

| OGlobo |

07/06/2026

Demtohet Wesley ne miqesoren mes Brazilit dhe Egjiptit. Mbrojtesi i Romes largohet nga fusha mes loteve. Rrezikon boterorin.

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Tirana