Focus on Rising

Focus on Rising

Share

"FOCUS ON RISING" eshte nje organizate jo fitim prurese e cila synon rritjen e nivelit arsimor, ciles

Photos 10/12/2015

Shkolla e mesme Shefqet Guzi Gramsh.

10/12/2015

ARSYET QE KANE SJELLE KETO PROBLEMATIKA.

1: Mungesa e eksperiencës së popullsisë tonë në sistemin demokratik dhe tregun e lire, si pasojë e luftërave dhe sistemi i izolimit të mëparshëm, sjell mungesën e eksperiencës së popullsisë për një zhvillim më të shpejtë.
2: Pamundësia e investimeve nga pushtetet vendore, për plotësimin e kërkesave të nevojave të popullsisë, për të siguruar zhvillim të qëndrueshem.
3: Emigrimi masiv i vazhdueshëm i forcës së punës dhe klasës intelektuale, janë faktor i rëndësishëm negativ.
4: Mungesa e iniciativave nga shoqëria civile dhe komunitetet, si pasojë e mungesës së dijes dhe eksperiences.

ARSYET QË KANË SJELL KËTO PROBLEMATIKA | focusonrising.al ARSYET QË KANË SJELL KËTO PROBLEMATIKA OJF 10/12/2015 No Comments on ARSYET QË KANË SJELL KËTO PROBLEMATIKA Mungesa e eksperiencës së popullsisë tonë në sistemin demokratik dhe tregun e lire, si pasojë e luftërave dhe sistemi i izolimit të mëparshëm, sjell mungesën e eksperiencës së popullsisë p…

QËLLIMI I ORGANIZATËS | focusonrising.al 10/12/2015

QELLIMI I ORGANIZATES:

Në konsultim dhe bashkëpunim me klasën intelektuale, bisnesin, komunitetin dhe institucionet vendore, qëllimi i organizatës është plotësimi i nevojave të popullësisë, për te rritur aftesitë për zhvillim ekonomik, në nivelin e kërkuar nga tregu ndërkombëtar.
Sensibilizimin dhe informimin e komunitetit të zonës Gramsh në bashkëpunim me institucionet publike vendore, për të shfrytëzuar potencialin e mundshëm, nëpërmjet iniciativave të reja publike dhe private, në dobi të zhvillimit ekonomik të zones.
Përkrahje dhe mbështetje të ideve dhe koncepteve inovative për ti vënë ato në jetë me qëllim zhvillimin më të shpejtë të zones dhe të vendit tone.

http://focusonrising.al/2015/12/10/qellimi-i-organizates-2/

QËLLIMI I ORGANIZATËS | focusonrising.al QËLLIMI I ORGANIZATËS OJF 10/12/2015 No Comments on QËLLIMI I ORGANIZATËS Në konsultim dhe bashkëpunim me klasën intelektuale, bisnesin, komunitetin dhe institucionet vendore, qëllimi i organizatës është plotësimi i nevojave të popullësisë, për te rritur aftesitë për zhvillim ekonomik, në niveli…

27/11/2015

Situat qe eshte ne shkolla realiteti qe ne jetojme.

Në përgjithesi në shkollat e ciklit të ulët ndihet mungesa e teknologjive bashkohore në mësimdhënie, me qëllim rritjen e njohurive për zhvillim bashkohor teknologjik dhe është e nevojshme përmirësimi i kushteve dhe plotësimin me paisjet mësimdhënëse bashkohore.

Gjithashtu mësuesit e kanë të vështirë të kryejnë procesin e mësimdhenies në kushtet aktuale pasi mungesa e laboratorëve dhe instrumenteve demostrues për shembujt që nxënësi të krijojnë një ide me të saktë për lëndën bëhet pengesë që shpjegimi i lëndëve të ndryshme për mësuesit por është e vështire edhe nga nxënësit për tu kuptuar.

Mungojnë programe pas shkollore, për angazhimin efikas të nxënësve në aktivitetet zhvëllimore të tyre, programe të cilat mund të jene për nxënësit që hasin vështirësi në kuptimin e lëndës apo programe sportive, kulturore etj. që ti mbajë fëmijët aktiv dhe ti bëjë më të shoqërueshëm në jetën sociale .

Nivel i ulët komunikimi ndërmjet mësuesve dhe prindërve, për shkak të mungesës së mjeteve bashkohore komunikimi në shkolla dhe si pasoje informimi i prindërve për problematika që mund te ndodhin është i varfër. Nëse krijohen mënyra për komunikim ndërmjet prindërve dhe mësuesve krijohen më shumë mundësi për zgjidhjen dhe parandalimin e shqetësimeve nga nxenesit

24/11/2015

“Focus On Rising” është një organizatë jofitimprurëse e themeluar nga studentë në universitete të ndryshme dhe studentë të sapodiplomuar, te cilët në eksperiencën tone kemi ndeshur ne shumë vështirësi gjatë proçesit arsimor dhe i trembemi përplasjes me tregun e punës pasi përgatitja jone nuk ështe e mjaftueshme për punëdhënësit të cilët kerkojn staf të kualifikuar. Bazuar në këto veshtirësi ne kemi vendosur të japim kontributin tonë, ne bashkëpunim me institucione qëndrore dhe lokale, me prindër dhe mësues, me zbulues dhe inovatorë, ne mënyre që brezi i ri të marrë arsimin dhe përgatitjen e duhur dhe të jetë gati për tregun e punës.

Qëllimi ynë është ti futemi qe ne themel sistemit arsimor, duke filluar që nga shkolla fillore, deri në universitete dhe të vimë me një projekt pilot konkret, ku perfshihet plotësimi i shkollave me elementët përkatëse të munguara, mbështetje institucioneve publike për gjenerim të ardhurash për investim në sistemin arsimor dhe plotësimin e këtij sistemi në mënyrë që arsimi në shqipëri të jetë i konkurueshëm me nivelet Europiane arsimore.

Pika e fortë e programit që “Focus on Rising” ka hartuar, është zhvillimi i sistemit arsimor nga një projekt vetë gjenerues të ardhurash ne kohë. Shfrytezimi i inovacioneve teknologjike për gjenerim të ardhurash jep mundësinë për të hapur dyer të reja për të përmirësuar të gjitha ato kategori edukative të cilat ne ua kemi ndjerë mungesën gjatë proçesit tonë të shkollimit.

Ne besojmë se te gjithë së bashku mund ti japim një shtysë zhvillimit arsimor me hapa më të shpejtë dhe mirëpresim nga të gjithë anëtarët e komunitetit cdo sygjerim, mbështetje, kontribut dhe ide të reja që mund të ndihmojnë në ecjen përpara të këtij projekti.

Photos 24/11/2015
Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Tirana
1/TR2184

Opening Hours

Monday 08:00 - 22:00
Tuesday 08:00 - 22:00
Wednesday 08:00 - 22:00
Thursday 08:00 - 22:00
Friday 08:00 - 22:00
Saturday 09:00 - 22:00
Sunday 10:00 - 21:00