28/02/2026
PAK NGA JETA E NJĚ HEROI TĚ HESHTUR
Nuk e di pse kujtimet më ngacmuan sot, ato kujtime të fëmijëris sime të largët, apo mbase ëndra u bë sebep ,mbase malli për baban tim më ngacmoi e nisa të shkruaj disa rreshta për të, pasi ka 48 vite që ai është ndarë nga jeta, ra heroikisht në krye të detyrës.
Ai njeri që ishte i qeshur gjithëmon. Si duket lindja e tij në muajin mars i vitit 1926 ia kishte vënë brënda vetes pranverën e buzëqeshjen e këtij burri të rrallë e prindë shëmbëllor. Nuk e kemi më baban, ai njeri i dashuruar pas punës , pas këngëve e pas familjes së vet.Babai im jetoj 44 vjet por u nda nga jeta në 11 korik të 1970 . Babai im ishte i dashuruar pas tokës së atdheut që e shkeli qysh fëmi si partizan , si ushtarak nga Shupenza e Dibrës e deri në Gjirokastër, baçevan e përfundimisht si minator në minjerën e Memaliaj. Tribunat e ndritëshme e të gjithë kombit dhe të kombeve të tjera do ta kishin zili tim at se ai jetoi pa hile , jetoj dhe la pas atë vepër të madhe . Po të ishte gjallë babai im do ishte një këshilltar më i mirë i politikaneve të sotëm që harrojnë që kanë një popull që i beson ata. U nda nga jeta ky trim i rrallë dhe toka që e lindi i ka borxh. Po të ishte gjallë Gani Gjosha do të ishte baba e stërgjyshi më i lumtur pasi ne të nëntë fëmijët e tij s'ia çuam mundin dëm. Ishte djalë Kanine. I asaj Kanine që atëhere dhe sot të befason me mjaltin e saj. Gjyshi im Dervish Gjosha në ditën e lindjes të tij do ket qëlluar më pushkë për këtë trim mbi trimat që do ta zbukuronte vatrën e Gjoshajve. Babai im ishte trembëdhjet vjeç kur pa që qielli i Kanines të nxihet nga avionët e fashizmit , e më pas nga gjermanët ,shpirti i paepur i këtij djaloshi po gatuhej me urejtje. Donte Kaninën të lirë. Donte që Vlora të kishte flamurin të papërkulur atje buzë deti. E më tej nisi udhën. Jo udhë mërgimtari. Atje ku kishte kaluar fëmijërin një ditë u plagos. Doktor Ibrahim Dervishi nuk e lejoj të vazhdonte më tej luftën . Por atë sërish e thëriste lufta,liria. Liria që të dehë që të jep forcë që të bën me burrë se çje. Ishin udhë betejash për liri ku jeta është gjithënjë në fije të perit të hollë. E hapat e babait tim shkuan në Drashovice . Përballë tij ishin gjermanët e para tyre ai filizi i lirisë së kombit të vet. Si në një filëm heroik do të ngjitej në një varkë për të luftuar në Sazan atë ditë vjeshte të vitit 1944 në tetorin e butë vjeshtor do të ishte një nga çlirimtarët e ishullit . Ku ti gjejmë sot Resmi Mici, Jahja Mici, më tej hallën Ruken, këta njerzë fisnikë e të mënçur që kontribuan për çlirimin e vëndit, e të tregonin për nipin e tyre, pasi babai im ishtë nip në Micaj.Ku ta gjejme komandant Delo Balilin që të na tregoj më shumë për trimërit e këtij heroi. E nisi udhën e viteve të lirisë si invalid. Si invalidë i një lufte të madhe të bukur tër sakrifica ku ai ishte në ballë të tyre. mund të ishte edhe Deshmor i Lirisë i asaj lirie që do ta vinte sërish në provë.Kur vendi u çlirua ime at u radhëit në Divizionin të Mbrojtjes së Popullit nga Shupenza e Dibrës e deri në Gjirokastër. Kush më shumë se ai mund ta bënte një gjë të tillë kaq mirë. Po invaliditeti ja la detyrën në mes dhe sërish në Kaninë. Tashme si bahçevan. Nga ato bahçe që edhe sot e kujtojnë me ato që mbolli dhe kudo thonë "Bahçeja e Ganiut". Shpatet e Kaninës nuk ishin parë aq të bukura sa nga duart e arta të babait tim. Më vonë kur ishte 31 vjec u bë minator jetë që vinte në provë forcën, sakrificën.Jetë sfidante.Jetë që do ta lakmonte çdo këngëtar për ti thurur këngë të bukura në këto dy breza. Jetë që do ta lakmonte çdo tregimtarë për atë që jetojë , si të ishte një bashkim ylberesh. Jetë që do ta lakmonte çdo romancier, çdo poet për të thurur vargjet me dritë shqipërie për të ngritur portretin e një patrioti të sërës parë .Babai im ishte minatori i palodhur ballëdjersitur. Kur unë isha një muajshe( kam lindur me 02/06/1957)babai im u aksidentua brënda në frontin e më të vështir të minjerës, mbeti invalid. Në të gjithë kohërat invalid , invalid i Luftës dhe i Punës. Im at kishte në trup dy lloj plagësh. Plagë Lufte. Plagë Pune. Pasi u kurua në spitalin e Gjirokastrës nga mjekët Rusë të cilët i dhanë pak shpresë se ai ishte dëmtuar te eshtra e legenit po fati e desh që të shpëtonte ,se në atë kohë ishte babai i pesë fëmijëve të cilet e prisnim. Pasi u shërua ai ushtroj profesionin e fotografit.Fotograf i atyre njerzëve që punonin në galeri, i atyre njerzëve që, kur hynin në galeri,në tunelet ku vdekja e jeta janë në një fije të perit. Isha në moshën dymbëdhjet vjeçe. Ah më kujtohet ai 11 korik i nxehtë i vitit 1970 që e ndau nga jeta,që e ndau përgjithmon nga ne fëmijët ,që na donte aq shumë, që i la nënës sime një peshë të rrëndë mbi sup,i la nëntë fëmijë më i madhi ushtar (Shkëlqim Gjosha ) e më e vogla dy vjeçe (Ludmilla Gjosha) .Gjithësej la tre djem e gjashtë vajza që u rritëm në përkujdesjen e nënës son he**in Merjeme Gjosha.Nuk di si ta përshkruaj atë moment kur shokët që e donin aq shumë këtë njeri fjalë pak dhe që vetm mjalt buronin nga buzët e tij, mbanin në supe e në shpirt një peshë të madhe s'bashku me arkivolin, si do ti thonin gruas dhe fëmijeve të tij se brenda në arkivol kishin prurë vetëm kokën e atij njeriu që vetëm buzëqeshte, pasi trupi i kishte ngelë në galeri nga një shpërdhim dinamiti ,që im at e mbante në supet, dinamitin e kapsollat për të furnizuar shokët e tij nën tokë.Nuk i haroj kur ata minator që po shoqëronin baban tim , kur nuk do harojë lotët e tyre e fjalët që pëshpërisnin ,mbetëm pa buzëqjeshjen e Ganiut, pa shokun tonë më të mirë.Kishte mbetur mamaja ime (Merjeme Gjosha )pa baban e nëntë fëmijëve të saj. Kishte mbetur Kanina pa djalin e saj më të mirë. Jetojmë për ta kujtuar. Jetojmë për ta nderuar se në një mënyrë nderojmë dhe veten. Nuk e haroj kur vajtimin e nënës sime , ai vajtim që më është ngulitur në memorjen time :
Koka të erdhi në shtëpi ,
e trupi të ngeli në galeri...etj.
Këto vargje si një këngë për fisin e Gjoshajvet të Kaninaës. Nuk i haroj lotët e gjysh*t tim të moçëm Dervish Gjosha që i buronin nga sytë. Nga ata sy që kishte disa vjetë që kishin humbur shikimin . Babai im kishte dhe një dhunti , këndonte shumë bukur, në darkë na mblidhte rrethë vetes dhe na mësonte këngët partizane e njëkohësisht këndonte labçe, motra e madhe Hamideja që kishte emrin e gjyshes së babait e vëllai im i madh Shkelqimi ja kthenin , ne të tjeret mbanim iso, ndërsa mamaja merej me pregatitjen e darkës dhe me rrobat që do vishnim të nesërmen. Kaninës e thoshte vargjet:
Kaninë e bukura Kaninë,
Ballkon i Vlorës he**in,
Gjithë bregdeti seç ndrinë,
Me flamurin e Ismail...etj
E sërish kënga e Gjoshajvet vjenë në sofrën e Kujtesës.Si dhimbje.Si krenari.Si histori. Si thirrje për të ndjekur atë shembull të gjallë frymëzuese. Po shumë pak jetoj babai im , ai njeri trime mbi trimat. Sy bukuri partizan, ushtarak,fotograf.Këngëtarin e dashuruar me detin sa dhe ngjyrën ja kishte marë e nguliti në sytë e vet.. I dashuruar me jetën,Kaninën,Dibrën,Vlorën,Gjirokastrën,Tepelenën e më në fund në Memaliaj ,ku dha kontributin e vet në çdo detyrë ku e thëriti Atdheu. Mos u çuditni kur nje ditë të dëgjohet një këngë burrash e re Kanine për këtë hero të heshtur.Mbase një këngë grashë që rrokulliset në breg të detit si Gur të rëndë Kujtese. Ěshtë dritë e ndezur nëpër natë. Ěshtë dritë për detarët e viteve që asnjëher të mos gabojnë për t'iu afruar brigjevet të atdheut. Babai im ishte burr i mençur ,fjalë pak,gojë mjalt, si mjalti i Kaninës, trim i besës. Nderë i bënte punës e djersës. Ai bëri detyrën si shqiptar i mirë, ne të nëntë fëmijet e tij, Shkëlqimi, Hamideja, Adërjana Marjana , Luljeta ,Aleksandri,Suzana,Arturi , Ludmilla , me nipa e mbesa ,sërnipat e stërmbesat ,s'bashku me nënën tonë 87 vjecare Merjemen Gjosha përulemi para këtij gjigandi dhe e kujtojm me dashuri e respekt. Këshillat e tij i kemi vënë në zbatim dhe njëkohësisht jemi bërë të denjë për atdheun tonë, për atë atdhe që babai jonë dha jetën. Nëna ime Merjeme u bë burrë dhe grua. U bë baba dhe nënë,u nisë e palodhur në shtigjet e jetës. Ishte amaneti i pashkruar i babait tonë atje në Memaliaj. Mamaja ime ende është një thesar i çmuar kujtimesh dhe që një ditë unë do i hedhë për një libër të rralle. Nëna ime vajzë e fortë Bënçe, një provë e nënavet shqiptare. Ndoshta dekoratat e munguara për këtë kryetrim Gani Gjosha, do ti takonin po kaq mirë dhe kësaj nëne he**inë. Te rritesh nëntë fëmijë në një qytet minere ku vështirësit janë të panumërta është heroizëm.Heroizëmi shkon dhe vjen në rizgjimin e përjetëshëm të babait tim, njeriu i mire Gani Gjosha.
Për tim at kam thurr vargje , vargje zemre , vargje të skalitura me gur diamanti në memorje të mëndjes sime e që do pasoj brez pas brezi. Ja disa prej tyre :
GANI GJOSHA YLL I PASHUAR
Jam bija krenare e Ganiut,
Ku vuri këmbë dheu ndriu.
Gani Gjosha, ylli i pashuar ,
Gjaku i tij ndrit i praruar .
Në mes të minierës mbeti vrarë,
Mbeti për minierën si Fanar ,
minatorëve u tregonte udhën,
të donin minierën dhe punën.
Babai im, më i miri shokëve ishe ti ,
në galeri dhe jetën shumë i ri.
Vërtetë ca u bënë aty heronj ,
Po shumë të tjerë s’i zënë me gojë.
Baba i dashur shumë vite kanë shkuar ,
Po ne nëntë fëmijët s’të kemi harruar.
Jemi rritur e çerdhe kemi ndërtuar.
Se gjaku yt kristal në deje na ka buruar.
O PRINDËR Ç’PASURI MË KENI LENË?
**********************************************
Ua shoh shkëlqimin në çdo fjalë,
Mbaj mend, ju prindër na porositnit,
kur na këshillonit si vajzë e djalë:
Mos e bëni veten t’u zënë për fyti!...
****************************************
Mos i jepni hua një të pandershmi,
Na thoshte shpesh babai im i mirë,
Se përfundoni me grushte, pasi qeshni,
Dhe fytyra ju bëhet p*s e nxirë...
*******************************************
Mos jepni me dorë ta kërkoni më këmbë,
Më thoshte shpesh nëna nikoqire...
Mos e paragjyko në shoqëri dikënd,
Se quajtura miqësi prishet prej tyre...
*******************************************
Ndoshta tjetri mund të jetë më i fisëm se ti,
Analizoje pastaj dënoje me fjalë vreri,
Mos lakmo të mirën që mund të ketë ai,
Në derën tënde s’troket as turpi as tmerri...
*************************************************
TĚ PĚRJETĚSHME KUJTIMET E VEPRAT E TUA BABAI JONE I DASHUR.
Nga :Luljeta Gjosha Pashollari.
Athinë:05/04/2018