29/11/2025
Klubi i Mundjes “Liria” me paraqitje të suksesshme në turneun prestigjioz në Sllovaki
Klubi i Mundjes “Liria” ka shënuar paraqitje të shkëlqyeshme në turneun prestigjioz ndërkombëtar të mbajtur në Sllovaki, ku garuesit tanë dëshmuan talentin dhe përkushtimin e tyre në tapetin ndërkombëtar.
Rezultatet e arritura:
U15
Dardan Bela, 57 kg – Vendii dytë (nënkampion)
Trim Pacolli, 75 kg – Vendi i tretë
U17
Abdurahman Ganiu, 45 kg – Vendi i dytë
Emir Reçica, 51 kg – Vendi i tretë
Danijal Veseli, 68 kg – Vendi i pestë
Pjesëmarrja dhe rezultatet e garuesve tanë janë tregues i punës së palodhshme dhe përgatitjeve të vazhdueshme nën drejtimin e trajnerëve Ramadan Shabani dhe Sali Bela, të cilët vazhdimisht po kontribuojnë në zhvillimin dhe suksesshmërinë e klubit.
22/11/2025
Klubi i Mundjes “Liria” sot mori pjesë në Radovish në turneun prestigjioz "Teofeu Kampion – Legjendat e Mundjes" , ku garuesit tanë shënuan paraqitje të shkëlqyera dhe u kthyen me rezultate të merituara.
Rezultatet individuale:
🥉 Tajar Reqica – Vendi i 3-të, kategoria 38 kg
🥈 Abdurrahman Ganiu – Vendi i 2-të, kategoria 49 kg
🥈 Muhamed Habibullaev – Vendi i 2-të, kategoria 53 kg
🥇 Dardan Bela – Vendi i 1-rë, kategoria 57 kg
Këto suksese janë rezultat i punës së palodhshme, disiplinës dhe përkushtimit të garuesve, si dhe udhëheqjes profesionale të trajnerëve Ramadan Shabani dhe Sali Bela.
17/11/2025
Sadije Dura dhe Marija Spirovska, anëtare të reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut, po zhvillojnë përgatitje në Turqi. Dy sportistet ndodhen aktualisht në kamp stërvitor, ku po punojnë së bashku me përfaqësuesen e Turqisë në kuadër të përgatitjeve për garat e ardhshme ndërkombëtare.
15/11/2025
Turneu ndërkombëtar në Osielsko, Poloni përfundoi me shumë sukses për mundësit e KM “Liria”, të cilët u rikthyen në vend me dy medalje të merituara.
🥈 Trim Pacolli – 75 kg (medalje e argjendtë)
🥉 Endrit Sulejmani – 41 kg (medalje e bronztë)
Këto rezultate janë dëshmi e punës së palodhshme të sportistëve dhe stafit trajner, duke e përfaqësuar klubin dhe vendin me nder në arenën ndërkombëtare.
08/11/2025
KM LIRIA ME SUKSESE NË TURNIRIN NDËRKOMBËTAR “SHKUPI OPEN”
Klubi i mundjes Liria mori pjesë sot në turnirin prestigjioz “Shkupi Open”, ku morën pjesë qindra sportistë nga shumë shtete të ndryshme, me mbi 200 pjesëmarrës gjithsej.
Mundësit tanë treguan përkushtim, disiplinë dhe shpirt garues, duke arritur rezultate të shkëlqyera:
Rezultatet:
🥈 Endrit Sulejmani – vendi i 2-të (41 kg)
🥉 Hadis Brava – vendi i 3-të (48 kg)
🥉 Ensar Brava – vendi i 3-të (57 kg)
🥈 Omer Ismaili – vendi i 2-të (62 kg)
🥉 Uvejs Sejdi – vendi i 3-të (68 kg)
🥈 Trim Pacolli – vendi i 2-të (75 kg)
🥉 Egzon Zeqiri – vendi i 3-të (85 kg)
Udhëhequr nga trajnerët Ramadan Shabani dhe Sali Bela, ekipi i Lirisë edhe një herë dëshmoi nivelin e lartë të përgatitjes dhe suksesit në arenën ndërkombëtare.
01/11/2025
Klubi i Mundjes “Liria” – Suksese në Turneun Ndërkombëtar “Mentaz Allajbegu”
Më datë 01.11.2025 u mbajt Turneu i 11-të Ndërkombëtar “Mentaz Allajbegu” në Skenderaj, ku morën pjesë shumë ekipe vendore dhe ndërkombëtare.
Klubi i Mundjes “Liria” mori pjesë me 8 mundës, duke shënuar rezultate të shkëlqyera dhe duke dëshmuar nivel të lartë përgatitjeje dhe angazhimi.
Rezultatet e arritura:
41 kg – Endrit Sulejmani: Vendi i dytë
55 kg – Emir Reqica: Vendi i dytë
55 kg – Dardan Bela: Vendi i parë dhe shpallet tekniku më i mirë i turneut
61 kg – Sufjan Sinani: Vendi i parë
71 kg – Trim Pacolli: Vendi i dytë
Ekipi u udhëhoq nga trajnerët Ramadan Shabani dhe Sali Bela, të cilët falë punës së tyre të palodhshme dhe përkushtimit, vazhdojnë të sjellin rezultate të larta për klubin dhe qytetin e Shkupit
26/10/2025
Përfundon kampionati botërorë për mundësit e Klubit të Mundjes LIRIA 1977
Rexhep Hajdari pas një dëmtimi të rëndë me vendim të mjekut ishte i detyruar që ta dorëzon ndeshjen ndaj mundësit nga Egjipti edhe pse ishte në avantazh, kurse Besir Alili u mposht nga mundësi Japonez.
26/10/2025
Besir Alili dhe Rexhep Hajdari sot do të paraqiten në kampionatin botërorë të mundjes u23 që po zhvillohet ne Novi Sad.
Besir Alili pret fituesin e duelit mes Japonisë-Uww, kurse Rexhep Hajdari ndeshjen e parë do të përballet ndaj mundësit nga Egjipti.
Selektori Abaz Emini është optimist se me pak fat në short dhe me përkushtimin e djemve, mund të arrijmë te medalja,
25/10/2025
KM Liria me sukses në turneun ndërkombëtar “Lyutvi Ahmedov” në Bullgari
Klubi i Mundjes Liria mori pjesë me sukses në turneun e fuqishëm ndërkombëtar “Lyutvi Ahmedov”, i cili u mbajt në qytetin Razgrad të Bullgarisë.
Ekipi ynë u përfaqësua me tre sportistë, të cilët arritën rezultate të shkëlqyera:
🥇 Trim Pacolli – vendi i parë në kategorinë 75 kg
🥈 Endrit Suljemani – vendi i dytë në kategorinë 41 kg
🏅 Omer Ismaili – vendi i pestë në kategorinë 57 kg
Në këtë garë, ku morën pjesë shumë ekipe të njohura ndërkombëtare, sportistët tanë dëshmuan përkushtim, disiplinë dhe nivel të lartë teknik.
Ekipin e udhëhoqi trajneri Ramadan Shabani, i cili u shpreh i kënaqur me paraqitjen e mundësve dhe rezultatet e arritura.
Klubi Liria vazhdon të dëshmojë se është një ndër klubet më të suksesshme në arenën ndërkombëtare të mundjes.
24/10/2025
🤼♂️ Dy mundësit e KM “Liria” në përfaqësuesen e RMV-së për Kampionatin Botëror U23 në Novi Sad!
Dy talentët e rinj të klubit tonë, Rexhep Hajdari dhe Besir Alili, po garojnë në Kampionatin Botëror për të rinj U23 që po zhvillohet në Novi Sad.
Rexhep Hajdari do ta nisë garën me një përballje të fortë ndaj mundësit nga Egjipti, Salaheldin M. ,ndërsa Besir Alili në ndeshjen e parë do të përballet me fituesin e duelit mes mundësve nga Japonia dhe UWW.
Urojmë suksese dhe paraqitje sa më të mira për mundësit tanë në këtë eveniment të madh ndërkombëtar! 💪