28/05/2026
Ne kujdesemi për të rinjë e komunës së Bujanocit. EJA EDHE TI.
Ne i shoqërojmë mes veti përmes lojës së Basketbollit, i argëtojm dhe po ashtu gradualisht i bëjm profesional në basketboll��
Klubi basketbollistik ELITA.
28/05/2026
23/05/2026
🏀 Histori në Vranjë: KB Elita në mesin e 1540 fëmijëve! 🌟
Një ngjarje madhështore dhe një eksperiencë e jashtëzakonshme për talentet tona të reja! KB Elita mori pjesë në edicionin e 7-të të festivalit të minibasketbollit “Srećno detinjstvo” në Vranjë – një festë e vërtetë e sportit që mblodhi plot 1540 fëmijë, 32 klube dhe 113 ekipe nga 3 shtete të ndryshme!
Në këtë super-organizim me 107 ndeshje të zhvilluara në 10 terene të ndryshme, klubi ynë kishte një rëndësi të veçantë:
KB Elita ishte i vetmi klub shqiptar nga Bujanoci dhe mbarë rajoni që përfaqësoi rininë tonë në këtë ngjarje kaq gjigante
Krenarë me lojën, energjinë dhe sjelljen e fëmijëve tanë që treguan se e ardhmja e basketbollit është e sigurt. Faleminderit organizatorëve për mikpritjen dhe prindërve për mbështetjen e pandalshme!
Vazhdojmë përpara drejt sfidave dhe sukseseve të radhës! 💪🔥
19/05/2026
19/05/2026
19/05/2026
19/05/2026
18/05/2026
Nga palestra jonë e vogël, me ëndrra të mëdha… deri te përfaqësimi i Kosovës U14 në Rumani 🇽🇰🏀
Kosova garon në turneun e YDF-së 🏀
Para 6 vitesh erdhi si një vajzë e vogël me shumë dëshirë për basketbollin. Me punë, sakrificë dhe zemër të madhe u rrit bashkë me klubin tonë, duke u bërë shembull për çdo vajzë që hyn në palestër.
Rruga nuk ishte e lehtë…
Pas shumë paraqitjeve fantastike erdhi edhe lëndimi, momenti më i vështirë, kur për një kohë mbeti larg parketit. Por kampionët nuk dorëzohen kurrë. Ajo u ngrit më e fortë, u kthye me edhe më shumë motivim dhe sot po shkruan historinë e saj.
Sot, krenaria jonë do ta përfaqësojë Kosovën U14 në Rumani 🇷🇴🏀
Një dëshmi që ëndrrat realizohen kur nuk ndalesh kurrë së besuari.
Kjo nuk është vetëm suksesi i një lojtareje…
Kjo është historia e punës, durimit dhe zemrës së madhe që ka familja jonë sportive. ❤️
Vazhdo të na bësh krenarë kampione! 🌟
06/05/2026
🏆 Me Vullnet e Sakrificë Drejt Suksesit!
besafutsal
Klubi i Basketbollit “Elita” uron përzemërsisht klubin e futsallit “Besa” nga Bujanoci për ngritjen në një rang më të lartë garues!
Bujanoci po dëshmon dita-ditës se është vatër e talenteve të pashtershëm. Sportistët tanë shqiptarë po shkëlqejnë në çdo fushë: në basketboll, karate, futsall, volejboll e futboll të madh. Edhe pse po përballemi me sfida të mëdha dhe mbështetje minimale financiare, vullneti dhe sakrifica e sportistëve tanë po triumfon mbi çdo pengesë.
Klubet tona po japin maksimumin për të prezantuar denjësisht komunën dhe rininë tonë, por që ky talent të arrijë majat, na duhet:
Më shumë përkrahje financiare nga institucionet dhe bizneset.
Kushte më të mira për stërvitje.
Vlerësim për punën e palodhshme të trajnerëve dhe lojtarëve.
Vazhdojmë me punë e me kokën lart!
Urime KF Besa dhe na priftë e mbara të gjithëve në rrugëtimet tona sportive. 🏀🥋🏐⚽
Me respekt,
Klubi i Basketbollit “Elita” – Bujanoc
20/03/2026
Pas Bajramit, kthehemi në parket me SUPER NDESHJE! 🏀🔥
🦾 Këtë vikend e nisim mbarë dhe fuqishëm me dy super ndeshje që nuk duhet t’i humbisni.
Bashkohuni me ne në Sallën e Sporteve në Bujanoc për të përkrahur ekipin tonë të preferuar në dy sfida të mëdha:
📅 E SHTUNË
🆚 K.B. ELITA vs K.B. IMPERIUM BASKET
⏰ Ora: 15:30
📅 E DIEL
🆚 K.B. ELITA vs K.B. SV. ANA
⏰ Ora: 13:00
📍 Vendi: Salla e Sporteve, Bujanoc