Sports Association "Motion"

Sports Association "Motion"

Share

Shoqata Sportive “Lëvizja” është themeluar me misionin për të promovuar sportin, shëndetin dhe edukimin .

Përmes projekteve të ndryshme, ne synojmë të krijojmë një mjedis të shëndetshëm, motivues dhe përfshirës për të gjitha gjinitë dhe moshat .

Photos from Sports Association "Motion"'s post 29/07/2026

🏆 PËRMBLEDHJE – TURNETË E DYTË “LUGINA 2026” ⚽️

Me shumë sukses përmbyllëm Turneun e Dytë “Lugina 2026”, në një ditë të ngjeshur dhe maratonike, të mbushur me emocione, sportivitet dhe momente të paharrueshme.

Në këtë organizim u përfshinë rreth 150 nxënës nga Presheva dhe mërgata, të cilët përmes futbollit krijuan miqësi të reja, përjetuan emocione të veçanta dhe, përmes një rivaliteti të shëndetshëm e në frymën e Fair Play, shfaqën talentin dhe potencialin e tyre.

🙏 Një falënderim i veçantë për Federatën e Futbollit të Kosovës, për mbështetjen dhe kontributin e tyre, si dhe për mundësimin e medaljeve dhe trofeve për ekipet fituese.

👏 Falënderojmë gjithashtu numrin e konsiderueshëm të prindërve që ishin të pranishëm dhe me mbështetjen e tyre e bënë këtë organizim edhe më të bukur dhe më të veçantë për fëmijët tanë.

⚽️ Futbolli na bashkon, krijon miqësi dhe ndërton të ardhmen!

Me respekt,
Shoqata Sportive “Lëvizja”

17/02/2026

Urime për mandatin e ardhshëm të Presidentit Armand Duka! ⚽🇦🇱

Ky besim i radhës në drejtimin e Federata Shqiptare e Futbollit është dëshmi e punës, përkushtimit dhe vizionit për zhvillimin e futbollit shqiptar në të gjitha nivelet.

Në emër të Shoqata Sportive Lëvizja, ju urojmë suksese të vazhdueshme, projekte të reja dhe arritje edhe më të mëdha për futbollin dhe të rinjtë tanë në vitet që vijnë.Së bashku për një të ardhme më të fortë të sportit! 🤝⚽

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Presevo?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Website

Address


Presevo
17523

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 17:00