FC Lindorët - futsal

Call Directions

FC Lindorët - futsal Klubi i parë në Komunën e Preshevës që garon në Ligën Regjionale të Nish*t në Futsal.

KMF ZUFO 5:5 FC LINDORËTNdeshjen e parë të sezonit 2026/27 e mbyllim me barazim dhe me pikën e parë në kampionat.Ishte n...
02/10/2026

KMF ZUFO 5:5 FC LINDORËT

Ndeshjen e parë të sezonit 2026/27 e mbyllim me barazim dhe me pikën e parë në kampionat.

Ishte një ndeshje e fortë dhe me shumë gola, ku ekipi tregoi karakter dhe luftoi deri në fund. Kishim mundësitë tona për të marrë edhe fitoren, por në fund rezultati përfundimtar ishte 5:5.

Golashënuesit për FC Lindorët:

Qëndrim Hetemi⚽⚽
Urim Aliu⚽⚽
Selajdin M. Hamiti⚽

Duhet ta theksojmë edhe një problem që po ndikon drejtpërdrejt në përgatitjen dhe paraqitjen e ekipit tonë. Mungesa e ushtrimeve në sallë po na dëmton shumë. Për një klub futsalli, stërvitja e rregullt në sallë është domosdoshmëri për të qenë konkurrues gjatë kampionatit.

Jemi duke pritur mbështetjen financiare nga Komuna e Preshevës për sezonin 2026/27, por njëkohësisht edhe mundësimin e shfrytëzimit të sallës së Gjimnazit në Preshevë, e cila do të na përshtatej më së miri për zhvillimin e rregullt të ushtrimeve.

Besojmë se me krijimin e kushteve të nevojshme për stërvitje, ky ekip ka potencial për shumë më tepër.

Sezoni sapo ka filluar. Vazhdojmë punën dhe luftën për objektivat tona! 💛🖤

FC LINDORËT

Komuna e Preshevës

ILIRIJA - Transport Company Albas-Preshevë Caffe House N'Çarshi- Ministry of Coffee Binaki Market Fresh Market Keramika Zhunicë Jetmir Henco-j Haziri Salihu company Doo

29/09/2026

Këtë javë nisim kampionatin e ri me një synim të qartë: të shpallemi kampion këtë sezon.

KMF Zufo vs FC Lindorët - futsal
📅 E Premte, 03 Tetor
🕗 20:30
📍Salla e Sportit “Rinia” Bujanoc

Ndeshja e parë është hapi ynë i parë drejt këtij qëllimi. Lojtarët dhe stafi janë të vendosur të japin maksimumin në çdo ndeshje dhe të përfaqësojnë me dinjitet Preshevën.

Shpresojmë të kemi mbështetjen e Komunës së Preshevës dhe të sponsorëve të rinj.
Ndihma e tyre është thelbësore që klubi të garojë për titullin dhe të konfirmojë pjesëmarrjen në turne rajonale. Dëshira jonë është që, me kohë, të përballemi edhe me klube të nivelit të lartë.

Ftojmë tifozët të jenë pranë nesh që nga ndeshja e parë. Mbështetja juaj na jep forcë të ecim përpara.

Forca Lindorët!💛🖤
Komuna e Preshevës
Qendra Sportive "Presheva" - Preshevë
fans

Sponzorët deri më tash:
ILIRIJA - Transport Company
Albas-Preshevë
Binaki Market
Caffe House N'Çarshi- Ministry of Coffee
market
Jetmir Henco-j Haziri
Salihu company Doo
Keramika Zhunicë

https://www.facebook.com/share/p/1DZjbtAWke/
06/09/2026

https://www.facebook.com/share/p/1DZjbtAWke/

HALLA E SPORTEVE – PREMTIMI QË PRESHEVA NUK DUHET TA HARROJË

(Një infrastrukturë e munguar sportive, një premtim elektoral dhe një detyrim ndaj rinisë së komunës së Preshevës)

Shkruan: Nehat Hyseni

Presheva ka shumë nevoja të pazgjidhura, por disa prej tyre nuk mund të trajtohen më si çështje dytësore. Ndër to është edhe Halla e Sporteve, një objekt që qytetit i mungon prej vitesh dhe që, pavarësisht premtimeve të bëra gjatë fushatës zgjedhore të para rreth dy viteve, duket se është larguar nga agjenda publike dhe institucionale.

Kjo nuk është thjesht çështja e një godine.
Por është çështje e fëmijëve, të rinjve, shkollave, sportistëve, klubeve, edukimit fizik, shëndetit publik dhe cilësisë së jetës. Është, mbi të gjitha, çështje e vizionit që një komunë ka për gjeneratat e saj të reja.

Një qytet që dëshiron të zhvillohet nuk mund të mendojë vetëm për rrugë, trotuare dhe ndërtime. Zhvillimi urban është edhe mundësia që fëmija të ketë ku të luajë, i riu të ketë ku të stërvitet, sportisti të ketë kushte për të garuar dhe shkolla të ketë një hapësirë të denjë për edukimin fizik.

Medvegja dhe sidomos Bujanoci i kanë hallat sportive moti kohë, me dekada dhe i shfryrëzojnë shumë intensivisht dhe jo vetëm për aktivitete sportive, por edhe për aktivitete kulturore, koncerte, për aktivitete polike, për tubime të qytetarëve, etj.

Prandaj, pyetja që sot duhet t’i bëhet pushtetit lokal është e thjeshtë:

Ku mbeti Halla e premtuar e Sporteve?

Sporti nuk është luks, por investim i domosdoshem në shoqëri.

Në një shoqëri moderne, sporti nuk shihet vetëm si argëtim. Ai është pjesë e politikave arsimore, sociale dhe shëndetësore. Përmes sportit zhvillohen disiplinimi, bashkëpunimi, respekti për rregullat, konkurrenca e ndershme dhe ndjenja e përgjegjësisë.

Pikërisht për këtë arsye, mungesa e një Halle Sporti në Preshevë nuk është një boshllëk i zakonshëm infrastrukturor. Është një mangësi e drejtpërdrejtë në politikën publike ndaj rinisë.

Presheva ka të rinj të talentuar në futboll, basketboll, volejboll, hendboll, karate, atletikë dhe disiplina të tjera sportive. Por talenti, sado i madh të jetë, nuk mjafton. Ai ka nevojë për kushte.

Nuk mund t’u kërkojmë fëmijëve dhe të rinjve të jenë të suksesshëm, ndërsa nuk u sigurojmë hapësirën minimale për t’u stërvitur.

Nuk mund t’u kërkojmë klubeve sportive rezultate, ndërsa ato përballen vazhdimisht me mungesën e ambienteve adekuate.

Dhe nuk mund të flasim për një Preshevë evropiane, moderne dhe të orientuar drejt standardeve euroatlantike, nëse një nevojë kaq elementare mbetet për vite në listën e premtimeve.

Nga premtimi elektoral te përgjegjësia institucionale

Premtimet elektorale janë pjesë normale e demokracisë. Kandidatët dhe partitë paraqesin programe, projekte dhe objektiva për të bindur qytetarët se kanë një vizion më të mirë për të ardhmen.

Por demokracia nuk përfundon ditën e zgjedhjeve, por fillon pikërisht atëherë.

Qytetari nuk duhet të jetë i rëndësishëm vetëm gjatë fushatës. Ai duhet të jetë i rëndësishëm edhe gjatë ushtrimit të mandatit.

Nëse Halla e Sporteve është premtuar gjatë fushatës, atëherë sot është legjitime të kërkohet informacion konkret:

A ekziston projekti?
Ku është lokacioni?
A është siguruar parcela?
A është përgatitur dokumentacioni teknik?
Sa është vlera e investimit?
Cili është burimi i financimit?
A është paraparë bashkëfinancim nga niveli qendror?
Cilat janë afatet e realizimit?

Këto nuk janë pyetje politike në kuptimin partiak të fjalës, por janë pyetje të llogaridhënies publike.

Nëse projekti është duke u përgatitur, qytetarët duhet ta dinë. Nëse ka pengesa, duhet të shpjegohen. Nëse financimi mungon, duhet të bëhet publike se çfarë po bëhet për ta siguruar atë.

Ajo që nuk mund të pranohet është heshtja.!

Sepse heshtja pas premtimit krijon përshtypjen se premtimi ishte vetëm instrument elektoral.

Presheva ka nevojë për një vizion sportiv

Halla e Sportit nuk duhet të ndërtohet vetëm si një objekt me mure, çati dhe tribuna.

Ajo duhet të jetë pjesë e një strategjie të re sportive të Komunës së Preshevës.

Një objekt modern do të mund të shërbente për edukimin fizik të nxënësve, aktivitetet e klubeve sportive, garat komunale dhe rajonale, aktivitetet e të rinjve, turnetë sportive, manifestimet kulturore dhe evente të tjera publike.

Nëse projektohet mirë, Halla e Sporteve mund të jetë edhe një hapësirë që funksionon gjatë gjithë vitit, jo vetëm disa orë në ditë.

Kjo do të krijonte një efekt shumë më të madh sesa vetë investimi fillestar.

Do të krijonte jetë urbane.

Do t’i mbante të rinjtë më afër aktiviteteve pozitive.

Do të krijonte mundësi për klubet.

Do të rriste numrin e aktiviteteve sportive.

Do të mund të tërhiqte gara dhe turne nga komunat e tjera.

Dhe, mbi të gjitha, do t’u jepte fëmijëve të Preshevës një mesazh të fuqishëm se qyteti i tyre investon për ata.

Një projekt që duhet të tejkalojë politikën ditore

Një nga problemet më të mëdha të zhvillimit lokal është ndërprerja e projekteve sa herë ndryshon pushteti.

Kjo logjikë duhet të marrë fund.

Një projekt i rëndësishëm për qytetin nuk duhet të konsiderohet pronë e një kryetari, një partie apo një mandati katërvjeçar. Ai duhet të jetë pronë publike e qytetarëve.

Në këtë kuptim, Halla e Sporteve duhet të ndërtohet përtej kalkulimeve partiake.

Nëse projekti ka qenë ide e një administrate të mëparshme, kjo nuk e bën atë më pak të vlefshëm. Nëse është premtuar nga administrata e tanishme, ajo duhet ta realizojë. Nëse kërkon bashkëpunim ndërmjet pushtetit lokal, institucioneve të Serbisë, Kosovës apo donatorëve ndërkombëtarë, atëherë duhet të ndërtohet një mekanizëm profesional për sigurimin e financimit.

Presheva nuk ka nevojë për pronësi politike mbi projektet; ka nevojë për vazhdimësi institucionale.

Çfarë duhet të bëhet tani?

Në vend të një tjetër premtimi, duhet të fillojë një proces konkret:

Së pari, Komuna duhet të publikojë gjendjen reale të projektit dhe dokumentacionin ekzistues.

Së dyti, duhet të bëhet një studim i lokacionit dhe i kostos së ndërtimit, me standarde bashkëkohore dhe me mundësi për zgjerim në të ardhmen.

Së treti, duhet të krijohet një plan financiar që nuk mbështetet vetëm në buxhetin komunal. Duhet të kërkohen fondet e nivelit qendror, fondet për zhvillim lokal, donatorët ndërkombëtarë dhe programet që mbështesin rininë, sportin dhe zhvillimin e komuniteteve.

Së katërti, procesi duhet të jetë transparent.

Qytetarët duhet ta dinë se sa kushton projekti, kush e financon, kush e projekton, kush e ndërton dhe kur duhet të përfundojë.

Kjo është mënyra më e mirë për të shmangur dyshimet, keqkuptimet dhe instrumentalizimin politik të një investimi publik.

Nga një premtim i harruar te një projekt që mund të bashkojë qytetin

Ka edhe një dimension tjetër të kësaj çështjeje.

Presheva ka nevojë për projekte që bashkojnë, jo për projekte që ndajnë.

Sporti është një prej fushave të rralla ku politika, etnia, bindjet dhe dallimet sociale duhet të mbeten jashtë fushës. Në një palestër, fëmijët mësojnë të garojnë, por edhe të respektojnë njëri-tjetrin.

Prandaj, Halla e Sportit mund të bëhet më shumë se një objekt fizik.

Ajo mund të bëhet një hapësirë e integrimit shoqëror të të rinjve.

Një vend ku organizohen turne ndërshkollore, gara të të rinjve, aktivitete për vajza dhe djem, programe për fëmijë me nevoja të ndryshme, seminare sportive dhe aktivitete rajonale.

Nëse ndërtohet me standarde të mira, ajo mund të shndërrohet në një prej simboleve të reja të Preshevës.

Koha e premtimeve duhet të zëvendësohet
me kohën e realizimit

Presheva nuk ka më luksin të presë pafundësisht.

Për shumë vite qytetarët kanë dëgjuar projekte, plane, premtime dhe deklarata. Disa janë realizuar, disa janë harruar, ndërsa disa të tjera kanë mbetur në sirtarë.

Halla e Sporteve nuk duhet të bëhet pjesë e kësaj liste.

Nëse është premtuar, duhet të sqarohet se kur fillon ndërtimi?

Nëse nuk mund të realizohet menjëherë, duhet të shpjegohet pse?

Nëse mungojnë mjetet, duhet të tregohet ku do të kërkohen.

Dhe nëse ekziston vullneti politik, atëherë qytetarët duhet ta shohin atë vullnet në formën e projektit, dokumentacionit, financimit dhe punimeve në terren.

Sepse qytetarët nuk votojnë për premtime të bukura. Por votojnë për një të ardhme më të mirë.

Përfundim

Halla e Sportit është një test i vogël, por domethënës për mënyrën se si funksionon pushteti lokal.

Ajo tregon nëse një premtim elektoral shndërrohet në përgjegjësi institucionale apo mbetet vetëm pjesë e një fushate.

Tregon nëse rinia është prioritet real apo vetëm pjesë e fjalimeve politike.

Dhe tregon nëse Presheva po mendon për të ardhmen apo vazhdon të merret vetëm me problemet e së kaluarës.

Prandaj, kërkesa ime është e thjeshtë dhe publike:

Mos ta harrojmë Hallën e Sporteve!

Ta hapim edhe një herë këtë çështje në Këshillin Komunal, në opinionin publik, në komunitetin sportiv dhe në mesin e qytetarëve.

Të publikohet projekti, lokacioni, burimi i financimit dhe të caktohet afati. Pastaj qytetarët le ta gjykojnë punën sipas rezultateve.

Sepse një qytet që investon në sport investon në shëndetin, disiplinën, edukimin dhe të ardhmen e fëmijëve të vet.

Presheva nuk duhet të mbetet qytet ku Halla e Sporteve ekziston vetëm në premtime.

Duhet të bëhet realitet.

Dhe nëse premtimi është bërë para dy vitesh, atëherë pyetja sot nuk është më “A do të ndërtohet?”

Pyetja është shumë më serioze:

“Kur do të fillojë të ndërtohet?”

Kjo është pyetja që meriton përgjigje nga ata që kërkuan besimin e qytetarëve.

Presheva ka pritur mjaft. Rinia e saj nuk duhet të presë edhe një mandat tjetër për ndërtimin e saj!

Prishtinë, 6 shtator 2026


SPONSORI I RRADHËS PER EDICIONIN 26/27 FRESH MARKETKlubi ynë ka kënaqësinë të njoftojë se FRESH MARKET do të jetë mbësht...
01/09/2026

SPONSORI I RRADHËS PER EDICIONIN 26/27 FRESH MARKET

Klubi ynë ka kënaqësinë të njoftojë se FRESH MARKET do të jetë mbështetës dhe sponsor i FC Lindoret për edicionin e ri 26/27!

Ky partneritet i ri shton forcë dhe motivim shtesë për ekipin tonë. Së bashku me FRESH MARKET, FC Lindoret vazhdon rrugëtimin drejt arritjeve dhe sfidave të reja për sezonin 26/27.

SPONSORI I RRADHËS PER EDICIONIN 26/27 AUTO HENCO-JKlubi ynë ka kënaqësinë të njoftojë se Auto Henco-J do të jetë mbësht...
31/08/2026

SPONSORI I RRADHËS PER EDICIONIN 26/27 AUTO HENCO-J

Klubi ynë ka kënaqësinë të njoftojë se Auto Henco-J do të jetë mbështetës dhe sponsor i FC Lindoret për edicionin e ri 26/27!

Ky partneritet i ri shton forcë dhe motivim shtesë për ekipin tonë. Së bashku me Auto Henco-J, FC Lindoret vazhdon rrugëtimin drejt arritjeve dhe sfidave të reja për sezonin 26/27.

 fansFC Lindorët - futsal
30/08/2026

fans
FC Lindorët - futsal

SPONSORI I RRADHËS PËR EDICIONIN 26/27 Caffe House N'Çarshi - Ministry of Coffee Klubi ynë ka kënaqësinë e madhe të njof...
30/08/2026

SPONSORI I RRADHËS PËR EDICIONIN 26/27 Caffe House N'Çarshi - Ministry of Coffee

Klubi ynë ka kënaqësinë e madhe të njoftojë se Caffe House N'Çarshi - Ministry of Coffee do të jetë mbështetës dhe sponsor i FC Lindoret për edicionin e ri 26/27!

Ky partneritet sjell një freski dhe mbështetje të veçantë për klubin tonë. Së bashku me Caffe House N'Çarshi - Ministry of Coffee, FC Lindoret vazhdon rrugëtimin drejt sfidave dhe fitoreve të reja për sezonin 26/27.

SPONSORI I RRADHËS PËR EDICIONIN 26/27 SALIHU COMPANY Klubi ynë është i lumtur të njoftojë se Salihu Company do të jetë ...
30/08/2026

SPONSORI I RRADHËS PËR EDICIONIN 26/27 SALIHU COMPANY

Klubi ynë është i lumtur të njoftojë se Salihu Company do të jetë mbështetës dhe sponsor i FC Lindoret për edicionin e ri 26/27!

Ky partneritet sjell një vlerë të shtuar për klubin tonë, duke na dhënë forcë dhe motivim shtesë për të arritur objektivat tona gjatë sezonit 26/27.

Takim me Kryeministrin e Kosovës Albin KurtiPresidenti i klubit Fitim Arifi, në takimin me Kryeministrin e Republikës së...
29/08/2026

Takim me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti

Presidenti i klubit Fitim Arifi, në takimin me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, patëm kënaqësinë që në emër të FC Lindorëve t’i dhurojmë një fanellë simbolike, në shenjë mirënjohjeje për kontributin dhe mbështetjen në financimin e aktiviteteve të klubit tonë.

Numri 9 nuk u zgjodh rastësisht. Ai përfaqëson legjendën e futbollit shqiptar, Fadil Vokrrin, emri i të cilit mbetet simbol i sportit tonë.

Falë projektit të mbështetur nga Qeveria e Kosovës, për herë të parë arritëm të realizojmë një numër të madh aktivitetesh sportive, jo vetëm në Luginën e Preshevës, por në gjithë rajonin dhe deri në Evropë.

Aktualisht jemi në pritje të zgjidhjes për vazhdimin e financimit të klubit tonë, me shpresën që kjo mbështetje të vazhdojë dhe të rritet në vitet e ardhshme. Për një klub nga Lugina e Preshevës, një përkrahje e tillë ka rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin, garimin dhe krijimin e mundësive të reja për sportistët tanë.

Falënderojmë Kryeministrin dhe Qeverinë e Kosovës për mbështetjen që i japin sportit në Luginën e Preshevës. Shpresojmë që bashkëpunimi të vazhdojë edhe më fuqishëm në të ardhmen.

FC Lindorët 💛🖤
Qeveria e Kosoves
Albin Kurti
Këshilli Kombëtar Shqiptar
fans
Komuna e Preshevës
Fitim Arifi
Enkel Rexhepi
Qeveria e Republikës së Kosovës
FFK - FutsalFederata e Futbollit e Kosovës - Football Federation of Kosova

SPONSORI I RRADHËS PËR EDICIONIN 2026/2027 BINAKI MARKET Klubi ynë ka kënaqësinë e veçantë të njoftojë se Binaki Market ...
29/08/2026

SPONSORI I RRADHËS PËR EDICIONIN 2026/2027 BINAKI MARKET

Klubi ynë ka kënaqësinë e veçantë të njoftojë se Binaki Market do të jetë pjesë e familjes sonë si sponsor i FC Lindoret për edicionin e ri 26/27!

Ky partneritet dëshmon mbështetjen e fuqishme që bizneset lokale i japin zhvillimit të rinisë dhe sportit në rajon. Së bashku me Binaki Market, FC Lindoret vazhdon rrugëtimin drejt arritjeve dhe sfidave të reja për sezonin 26/27.

Address

Preshevë
Presevo
17523

Telephone

+381668830366

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when FC Lindorët - futsal posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category